Kanceri i prostatës,
kujdes nga aksidentet në rini

Kanceri i prostatës, <br />kujdes nga aksidentet në rini
TIRANE- Një dietë e çekuilibruar, ndikimi nga faktorë të jashtëm si duhani alkooli, etj janë shkaktarët kryesore të shfaqjes së problemeve në prostatë. Por edhe aksidentet në moshën e adoleshencës si ato me biçikletë apo edhe ato me motorë janë shkaktarë të shfaqjes së sëmundjes. Mjeku urolog, dr. prof. Flamur Tartari në një intervistë të gjatë tregon se sëmundja nis me një infeksion që në moshë të re dhe më pas nëse nuk kurohet shkon deri në probleme të rënda.

Sa të interesuar janë shqiptarët për shëndetin dhe a kujdesen meshkujt ashtu si edhe femrat për kontrolle?
Kontrolli mjekësor është një temë aktuale jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, por në Shqipëri në mënyrë të veçantë sepse në po hasim çdo ditë pacientë të cilët kanë nevojë të diagnostikohen dhe kurohen dhe të mjekohen. Ajo që mbetet problem tek pacienti shqiptar është diagnostikimi i hershëm dhe mungesa e vullnetit për të shkuar të mjeku.

Çfarë është prostata dhe cilët janë më të prekurit nga kjo sëmundje?
Prostata tashmë nuk është një sëmundje e të vjetërve, pasi nga dita në ditë po hasim edhe raste të reja. Prostata po kap edhe të rinj të moshës 30 vjeçare e sipër. Sëmundja e prostatës në gjuhën shkencore njihet si prostatitis që do të thotë infeksioni i prostatës. Mbi moshën 50 vjeç ka zhvillim të gjëndrave të prostatës të cilat shkojnë deri në kancer të prostatës.

Cilat janë shkaqet e shfaqjes së prostatës në moshë të re?
Një nga faktorët kryesore të shfaqjes së sëmundjes janë abuzimet dhe faktorët e jashtëm. Kjo do të thotë se konsumimi i pijeve alkoolike, dieta jo e mirë, konsumimi i duhanit i cili tashmë po bëhet shkaktar i një sërë sëmundjeve të tjera duke filluar nga steriliteti, pasi dëmton spermatozoidet e deri tek sëmundjet e rënda të mushkërive. Të rinjtë të cilët kanë infeksionin e prostatës kanë një sërë shqetësimesh siç janë infeksionet, çrregullimet, temperatura, urinimi i shpeshtë dhe me vështirësi etj. në rastet kur këto simptoma eliminohen sëmundja ecën dhe agravohet. Ndërkohë në moshën mbi 50 vjeç më dominonte është sëmundja e hiperplazizë së gjëndrës së prostatës ku zhvillohet një lloj indi në kanalin e uretrës i cili sjell ngushtim të saj. Kjo ka edhe shfaqjen e shqetësimit të parë që është ngritja disa herë natën për të urinuar, kjo ndodh më shumë natën, pasi organizmi i njeriut është më i qetë. Ndërkohë shqetësimi arrin deri aty sa edhe të bllokojë urinimin, dhe në rastet kur kjo nuk kurohet shkohet edhe deri në prishje dhe shkatërrim të veshkave.

Sa i rëndësishëm është diagnostikimi?
Diagnostikimi është hapi kryesor dhe ajo që kërkohet është që çdo mjek të vlerësojë ankesat që ka pacienti. Dhe diagnostikimi nis me një analizë të urinës, ekografi me ultrasondë për të parë madhësinë e prostatës e cila zakonisht është 15 deri në 20 gram. Kurse në rastet e shfaqjes së sëmundjes ka shtim të saj, deri aty sa kemi mundur të heqim deri në 250 gram.
Doktor a ka meshkuj të cilët kanë një predispozitë për t'u prekur nga kjo sëmundje dhe a ka ndonjë kujdes të veçantë që duhet bërë në adoleshencë?
Kujdesi i veçantë është evitimi i faktorëve rriskues si duhani, alkooli, ushqimet e dëmshme etj. Po kështu edhe evitimi i sëmundjes së prostatës, i infeksionit të prostatës i cili fillon nga mosha 30 vjeç. Po kështu, faktor rriskues janë edhe traumat e ndryshme si biçikleta, apo aksidentet me motorë. Këto janë gjera kryesore që duhet ti dinë të rinjtë pasi janë shkaqe që sjellin ngushtimin e kanalit të urinës, ku zhvillohet infeksioni herë pas here i cili bën të mundur zhvillimin e prostatës.

Cilat janë shenjat konkrete të prostatës?
Shenjat e prostatës kanë të bëjnë me infeksion urinar, bllokim të urinës, gjak në urinë, humbje të forcës së urinimit. Në rastet kur pacienti është në gjendje të rëndë ka edhe shfaqje të lartë të temperaturës.

Përsa i përket mjekimit sa i mundur është ai?

Sot ekzistojnë barna të cilat bëjnë të mundur zhbllokimin e kanalit. Një pjesë e këtyre barnave sot janë me rimbursim për pacientet të prekur nga kjo s'mundej duke ua bërë edhe më të thjeshtë mjekimin dhe kurimin. Ndërkohë që sot shkenca ka ecur para dhe ka nxjerrë të tjera medikamente të cilat bëjnë të mundur kurimin e saj. Por nëse pacientët nuk arrijnë të kenë një përmirësim të jetës me ilaçe, atëherë shkohet deri në ndërhyrje kirurgjikale, kjo është e suksesshme në rastet kur nuk ka zhvillim të mëtejshëm të prostatës.

Sa është numri i të prekurve në vendin tonë nga kjo sëmundje?
Ne sot nuk kemi një regjistër kombëtar për të ditur realisht të gjitha shifrat. Por janë të paktën 250 raste në vit të prekur nga prostata. Ajo që mund të them është se meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostatës. Sipas një studimi të bërë gjatë 10 viteve të fundit, ku u morën në studim 299 raste, u vu re se vetëm 12 për qind e të sëmurëve ishin më shkallë moshore 50-60 vjeç. Ndërsa 48 për qind e të sëmurëve ishin me shkallë moshore 60-70 vjeç dhe pjesa tjetër mbi 70 vjeç. Pra, këto të dhëna na çojnë në përfundimin se kanceri i prostatës gjendet kryesisht dhe prek moshat e kaluara mbi 60 vjeç.

Shkrimi u botua në suplementin SHENDETI të gazetës SHQIPTARJA.com
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt