Kandiati i PS-së për Vlorën, Ermal Dredha takim me gratë dhe vajzat: Objektivi ynë, ta kthejmë qytetin në destinacionin turistik në Mesdhe

Kandiati i PS-së për Vlorën, Ermal Dredha takim me gratë dhe vajzat: Objektivi ynë, ta kthejmë qytetin në destinacionin turistik në Mesdhe

Në Vlorë u organizua një takim i madh me gra dhe vajza në kuadër të zgjedhjeve vendore, në mbështetje të kandidatit socialist për Kryebashkiak, Ermal Dredha.

Në takim morën pjesë koordinatori politik i PS për qarkun e Vlorës, z. Blendi Klosi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, deputete të Partisë Socialiste të Vlorës, Kandidate për Këshillin Bashkiak të Vlorës si edhe gra kontribuuese prej më shumë se dy dekadash në aktivitetin politik të PS në qytet.

Në fjalën e tij, kandidati Ermal Dredha vendosi në veçanti rolin e grave në zhvillimin ekonomik të këtij qytetit.

Dredha shprehu besimin e tij në rritjen e roli të grave në shoqëri dhe premtoi të jetë i dedikuar për të promovuar vlerat e grave dhe vajzave të Vlorës në mandatin e tij, duke punuar me rininë që do të drejtojë qytetin.

Ai po ashtu premtoi të vazhdojë punën drejt modernizimit, zhvillimit infrastrukturor, reformave që sjellin rritje ekonomike, shërbime moderne, nxitje të turizmit dhe zhvillimin e fshatit.

“Me administratën e re të Bashkisë do të fillojmë punën sa më shpejt të jetë e mundur pas zgjedhjeve. Ne do të jemi në fokus të plotë dhe do të punojmë me një ritëm të shpejtë për të zgjeruar projektet në brendësi të qytetit, duke filluar nga rrugët e brendshme, për ti rregulluar  sa më shpejt të jetë e mundur,përmirësimin e ndriçimit si dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Qyteti duhet të jetë më i aksesueshëm dhe i mirëlidhur me zonat rurale,në mënyrë që të promovohen produktet e zonës”- u shpreh Ermal Dredha.

Ndër të tjera nënvizoi edhe projektet e rëndësishme që qeveria shqiptare, falë angazhimit të Kryeministrit Edi Rama, ka planifikuar për zhvillimin e qytetit të Vlorës, si Aeroporti i Vlorës, Tuneli i Llogarasë dhe vazhdimi i Lungomare që do të përfshijë gjithë vijën bregdetare të mbetur të qytetit.

Dredha premtoi se me administratën e re të bashkisë, ata do të punojnë me një ritëm të shpejtë për ta bërë Vlorën një destinacion turistik në Mesdhe.

“Dihet që projeksioni jonë është që ta bëjmë Vlorën një destinacion turistik jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në të gjithë Mesdheun. Kjo ka bërë që të jetë vendosja e disa investimeve strategjik, përmendim këtu Aeroportin e Vlorës, Tunelin e Llogarasë që lidh Jugun dhe aq më tepër edhe Lungomar që do të përfshijë gjithë vijën bregdetare të Vlorës. Të gjithë këto komponentë përbëjnë vetëm një emërues të përbashkët, investime të reja, dhe vende pune që jam i sigurt që në shumicën e tyre do të jenë gratë. Sepse gratë janë më të vendosura për të bërë maksimumin edhe bashkia do të ketë rol kryesor për ta promovuar këtë vlerë. Vlerën që kanë gratë realisht në shoqërinë shqiptare dhe në qytetin tonë.”- vijoi kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës.

“Kam bërë takime pa fund që nga momenti i parë që kam filluar fushatën e deri më sot, po nëse unë kam një emocion dhe një emocion të madh, është pikërisht sot në takimin me gratë dhe vajzat e Vlorës, kontribuueset kryesore të zhvillimit ekonomik të këtij qyteti që zoti i ka dhënë bukuri që nuk i ka asnjë vend tjetër në botë.  Jeni ju kontribuueset kryesore. Prandaj unë përulem para jush, me një falënderim të veçantë.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Kandidatët për Bashkitë e vendeve në terren, Sako: Jemi për barazi sociale, ndërtojmë 52 rrugë! Boçi: Do bëj më shumë për nevojat tuaja


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?