Teksa dita vendimtare e 14 majit për të vendosur ‘fatin’ e bashkive të vendit po afron, kandidatët e partive për kanë zbritur në terren në një komunikim me qytetarët.
E para që nisi bashkëbisedimin në terren ishte kandidatja e PS-së për Durrësin, Emiriana Sako e cila u garantoi qytetarëve se shumë shpejt, Zona e Durrësit të Ri do të ketë shumë shpejt 52 rrugë të rikonstruktuara sipas standardeve bashkëkohore duke realizuar ndërhyrje në të gjithë territorin.
“Ka filluar puna realisht te rruga Shkodra. Të investojmë gjithë bllokun me rrugën sekondare,. Do bëjmë një bllok të madh dhe të transformojmë zonën. Ky mandat do jetë i fokusuar që një pjesë % të madhe të buxhetit ta investojmë në këto zona në këto njësi administrative. Sepse komunitetet si nga veriu apo nga jug duhet të jenë të barabartë, ne jemi për barazi sociale.”- tha Sako.
Nga ana tjetër, Kandidati për kryetar të Bashkisë Durrës, Igli Cara ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Sektorit Rinia, të cilët i kanë shprehur mbështetjen e plotë për zgjedhjet e 14 majit.
Në Tiranë, një fjalë e pati kandidati i PD-së për Tiranën, Ronald Bejko në Ndroq, ndërsa Nisma Thurje zhvilloi një takim tek ‘Pazari i Ri’.
Nga Elbasani, kandidati i koalicionit Berisha, Meta, Luçiano Boçi u premtoi qytetarëve se do të jetë zëri i tyre për nevojat që ata do të kenë.
Një ‘garë’ në Velipojë u bë sot mes Benet Becit dhe Bardh Spahias të cilët ishin të dy duke inspektuar zonët dhe duke komumikuar me banorë.
Benet Beci adresoi kritika të njëpasnjëshme kreut të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia i cili sipas tij nuk ka vënë dorë në zonë.
Po në Velipojë, kandidati i koalicionit Berisha, Meta tha se do të ketë fitorë të padiskutueshme.
Fushata vijoi pothuajse në çdo qark të vendit. Edhe në Vlorë kandidati i PS-së, Ermal Dredha shprehu besimin e tij në rritjen e roli të grave në shoqëri dhe premtoi të jetë i dedikuar për të promovuar vlerat e grave dhe vajzave të Vlorës në mandatin e tij, duke punuar me rininë që do të drejtojë qytetin. Ai po ashtu premtoi të vazhdojë punën drejt modernizimit, zhvillimit infrastrukturor, reformave që sjellin rritje ekonomike, shërbime moderne, nxitje të turizmit dhe zhvillimin e fshatit.
Ndonëse të paktë në numër, Alibeaj sot e përqendroi fushatën në Tepelenë, ku prezantoi kandidatin e PD-së, Sokol Gugën.
Një garë u pa edhe në Lezhë, dy kandidatët zhvilluan sot fushatën me banorët e zonës.
Pjerin Ndreu premtoi vijimin e projekteve në infrastrukturën e këtyre zonave të cilët ishin lënë në harrese përgjatë 30 viteve nga qeverisja e djathte. Ndërsa, kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Pashk Gjoni gjatë takimit me banoret e Myltes në Njesinë Administrative të Shënkollit ka premtuar se do i kushtojë një vëmendje të veçantë turizmit.
Nga një fjalë pati edhe nga kandidatët për Kuçovën, Kuçin e Vlorës, Vaun e Dejës si dhe në Devoll nga kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu.
Bashkia e Elbasanit vazhdon t’i kushtojë rëndësi të veçantë edhe investimeve në terrenet sportive të qytetit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi edhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit tha se qeveria dhe vetë kryeministri Rama e ka prioritet zhvillimin e sportit përmes projekteve ambicioze, pasi si një ish sportist i kupton shumë mirë nevojat në këtë fushë.
“Ka ardhur momenti dhe me gjithë këto investime që po kryejmë, përfshirë dhe atë shëtitoren, por edhe këto ambiente sportive, po i krijohet mundësia çdo njeriu për t’u argëtuar. Edhe po nuk qe vetëm për fëmijët, por për njerëzit e tij, për të pasur më shumë mundësi Elbasani për terrene sportive. Natyrshëm sporti këtu do të zërë rrënjët siç i takon Elbasanit, se praktikisht ky qytet ka një traditë, ka pasur famë dhe elbasanllinjtë janë sportdashës.“-tha Gjiknuri.
Fokus të veçantë gjatë fjalës së tij, Gjiknuri i kushtoi punës së bërë nga bashkia dhe kryetari Gledjan Llatja në drejtim të sportit dhe jo vetëm. Ai tha se bashkë me mbështetjen e qeverisë janë kryer një sërë punë të mira nga bashkia e Elbasanit, por akoma më shumë do të realizohen këtë mandat.
“Mua më vjen mirë që bashkia, me vepra, mbase s’ka bërë aq sa mund të donin të gjithë, por me vepra e ka demonstruar. Çdo vit ka investuar më shumë se shumë bashki të tjera. Kjo është e vërteta. Ne në këto zgjedhje duam ta konfirmojmë Gledin edhe për punët e mira që ka bërë për sportin. Por duke pasur qeverisjen nga mbrapa, mbështetjen për shumë projekte të tjera zhvillimore, do të bëjë të mundur që duke mbuluar qeveria shumë projekte të tjera të rëndësishme, ato taksa që mblidhen nga qytetarët e Elbasanit, një pjesë e tyre të hidhen edhe për sportin”-tha ai
Gjiknuri ndër të tjera u shpreh se Bashkia e Elbasanit ka rolin e saj të rëndësishëm në jetësimin e këtyre projekteve madhore. Ai tha se kryetari i Bashkisë, Gledjan Llatja ka qenë tejet i preokupuar në drejtim të zhvillimit të sportit.
“Të them të drejtën unë Gledin e kam parë shumë të preokupuar në këtë drejtim. E ka demonstruar me vepra. Edhe vetë unë shikoj sesi është gjallëruar futbolli dhe sportet e tjera. Por dhe qeveria, për ato që tha ministrja, unë nuk dua ta përsëris se ajo i di edhe më mirë, po bën investime në shumë sporte. Pra po gjallërohen sportet në të gjithë Shqipërinë. Patjetër Bashkia e Elbasanit ka rolin e saj, qoftë dhe këto që u thanë këtu, me palestrën, me këtë sallë, që është shumë më e mirë se ç’ka qenë me ambientet e saj. Por Gledi ka treguar që: ‘unë jam një sportdashës, jam kryetar bashkie që dedikohem për sportin’. A ka nevojë të bëjë më shumë? Patjetër ka. Por ja ku ju ka ju të gjithëve. Edhe ju duhet ta ndihmoni këtë mbi të gjitha me rezultatet tuaja, sepse sa më shumë rezultate të keni, natyrshëm edhe krenaria e çdo elbasanlliu do të lidhet me ato rezultate, por dhe Gledi do të ndjehet shumë herë më i motivuar për të investuar në sport.”
Në vijim të fjalës së tij, Gjiknuri u shpreh se “vlerësimi për Gledin është dhe vlerësim për qeverinë, ne nuk mund ta shkëpusim këtë. Pra ajo votë më 14 Maj është dhe votë për të gjitha ato politika qeveritare që lidhen me sportin, me qëllim që të gjithë të ndjehen të motivuar; dhe të rinjtë e të rejat e Elbasanit të jenë kampionët e vërtetë.”
Ai ka shprehur edhe një dëshirë, duke i kërkuar të rinjve të marrë pjese në një garë sportive bashkë me ta.
Drejtuesi i Rithemelimit për qarkun e Fierit, Luan Baçi ka deklaruar se Bato Dalipaj një punonjës i bashkisë së Patosit, është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes, Petrit Pëllumbi. Ai tha se persona që mbështesin Partinë Socialiste i kanë kërkuar Dalipajt që të plotësonte një formular ku të shkruante emrat e familjarëve që do të votonin për PS-në.
Sipas Baçit Dalipaj nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe për rrjedhojë edhe goditur me grushta nga Petrit Pëllumbi. Deputeti demokrat tha se kryeministri duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi sepse në mes të fushatës situata mund të rëndohet.
“Kryeministri duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi, duhet s’del vete kryeministri po dalin të vegjlit e kryeministrit. Jemi në mes të fushatës dhe situata do agravojnë. Edi Rama e di që do të humbë se nuk ia voton njeri kandidatët problematikë dhe do që t’i marrë bashkitë me dhunë. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR që të jetë në terren për të vëzhguar situatën”, tha Baci ndër të tjera.
Ndërsa Dalipaj shpjegoi sesi i kishin kërkuar të firmoste formularin me 10 emra si votues të sigurtë dhe sesi e kishin dhunuar pasi nuk kishte pranuar.
“Më erdhi nga mbrapa, më tha çfarë the ti?! Të mbash mend më tha. Më kapi për fyti dhe më gjuajti direkt”- u shpreh i dhunuari.
Kandidati i opozitës, Luçiano Boçi dhe bashkëshortja e tij, Blerina Boçi e ketë të mërkurë e kthyen shtabin elektoral të koalicionit Meta-Berisha në një hapësirë dedikuar dhurimit të gjakut.
Një ekip mjekësh të njohur kryesuar nga Dr. Ilir Alimehmeti ishin të pranishëm gjithashtu. Sipas mjekëve, Elbasani dhuron gjak dhe mban me shpresë të sëmurët në shumë qytete, përfshi Fierin dhe Lushnjën. Kryqi i Kuq është një partner i paçmuar për të ndihmuar fëmijët në nevojë.
Për këtë arsye, shtabi zgjedhor dhe mbështetësit e fushatës së kandidatit të opozitës Luçiano Boçi dhuruan gjak për fëmijët talasemikë.
Kandidati për kryetar të Bashkisë Durrës, Igli Cara ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Sektorit Rinia, të cilët i kanë shprehur mbështetjen e plotë për zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë fjalës së tij, Cara nënvizoi se në këto zgjedhje ka përballë një bandë hajdutësh, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me socialistët.
Kandidati i koalicionit, deklaroi se Bashkia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.
Janë ata që paguajnë taksa dhe është detyrë e njësisë vendore t'i kthejë në shërbime.
Sektori Rinia është një nga zonat më piktoreske të Durrësit, megjithatë numri i banorëve është reduktuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, si pasojë e shpopullimit që ka prekur të gjithë vendin.
Në kuadër të fushatës elektorale, kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko është takuar me banorët në Ndroq. Bejko tha se prioritet është që të ndryshojë situata e fshatrave.
Bejko tha se vuri re rrugët nga bashkia Tiranë janë lënë në harresë.
“I kanë lënë fshatrat, kaq pranë Tiranës, 25 km nga Tirana, 5 km nga rruga kryesore, i kanë lënë pa rrugë dhe janë boshatisur. Ndërkohë që kanë të gjithë këto pasuri me të cilat mund të zhvillosh ekonominë tënde shtëpiake dhe të pasurohesh, ose të jetosh mirë. Po s’u bëre i pasur jeton mirë. Kjo është e pafalshme, është e patolerueshme. Këtu mund të ndërtoheshin bujtina sa të duash dhe natyrisht bashkia e ka për detyrë që ti mbështesë dhe t’i zhvillojë.
Thjesht rrugët, kaq duan shqiptarët, nuk është se po kërkojnë salltanete të mëdha. Salltanete e mëdha janë privilegj i elitës politike qe ka ngal aty, Rama Berisha, Meta çirakët e tyre që bëjnë spektakël politik, bëjnë sikur po punojnë për fshatrat. Në 192 mln euro që ka buxhet bashkia, 1 mln euro e ka investuar për fshatin. Asgjë fare, qesharake. 10 mln euro jep bashkia për inceneratorët që s’janë në punë. Këto janë shumë të frikshme për bashkinë, ndërkohë që fshatrat i ke të gjitha jashtë sistemit.
Ne kemi menduar që Ndroqi të jetë një nga zonat e lira ekonomike, që do të thotë se kush bën biznes në turizëm malor, ambiental, do të ketë 0 taksa. Prioriteti i Bashkisë Tiranë në drejtimin tim do të jetë bërja një rrjeti prej 250 km që do e lidhi edhe më mirë qytetin me të gjitha fshatrat përreth me kurorën Tiranës. Kjo do të bëjë që ju t’i nxirrni me kollaj produktet në treg, e të kthehen në shtëpitë e tyre. Por e keni vetë në dorë ndryshimin, për të larguar këtë klasë politike”, tha Bejko.
Kandidati i PS-së për Shkodrën, Benet Beci ka zhvilluar sot një vëzhgim në terren duke u shkëmbyer edhe me banorë në Velipojë. Beci u shpreh se të rinjtë janë fryma e Shkodrës, madje shtoi se Shkodra nuk e meriton të jetë në këtë gjendje.
“Moment i mirë për të ndryshuar situatën. Sesi mund të jetohet në këtë rrugë, kjo s’mund të quhet rrugë për shembull. Unë kam parë keq e më keq, por në një zonë si këtu është koha për ta bërë. Bëni dhe pak durim. Shkodrës i ka falur zoti një mrekulli dhe mos me dit si ta mirëmbash e si ta bësh me të prekshme për turizmin është e pa tolerueshme. Se meriton Shkodra të jetë në këtë gjendje. Askush nuk e beson dot gjendjen e Velipojës sot.”- tha Beci.
Beci ndau edhe një postim në Facebook ku ndau edhe disa foto.
"Ky është albumi i një dite të kaluar në Velipojë. Inspektim e takime tek lagjia te kisha, Qendër Velipojë, Gomsiqe, Mbi Sukë, Sektor dhe plazh. Velipoja është shumë më tepër sesa plazhi, deti, rëra. Ka probleme të mëdha në infrastrukturën rrugore, ndriçimin elektrik nëpër lagje, pastrimin e mbeturinave, mungesa e mirëmbajtjes për shëtitoren dhe e rrugëve për biçikleta.
Njerëzit kanë bërë më të mirën që kanë ditur e mundur, shteti nuk iu është gjendur pranë siç duhet.
Velipoja ka mundësinë të jetë qyteti i dytë në Bashkinë e Shkodrës, një qendër e turizmit, një hapësirë që ofron shumë më tepër se plazhin e mrekullueshëm, detin e rërën kurative, ofron ekonomi.
Shpejt ajo nuk do të jetë veç zgjedhja sentimentale e shkodranëve, apo plazhi i lire për turistët, por një qendër për turizmin, shërbimet, hapësirat publike dhe rekreative. Velipoja do të bëhet një pikë e fortë lidhjeje me Shëngjinin e Ulqinin, duke e pasuruar ofertën turistike me një plazh ranor të pandërprerë që shtrihet në afro 50 km, një hapësirë e rrallë në tërë rajonin. Projektet janë gati, madje në disa prej tyre puna ka nisur, siç e dini para pak ditësh qeveria ka miratuar fondin për shpronësimin, i cili na ndihmon t'i kthehemi me ritme të shpejta punës për ndërtimin e rrugës me Shëngjinin, ashtu siç ka nënshkruar marrëveshjen me Malin e Zi për urën lidhëse në Pulaj."- shkroi ai.
Sipërmarrësit e vegjël ishin në fokus të takimeve që zhvilloi Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli. Gazmir Shega dhe Gazmend Zhejani, janë dy sipërmarrës të cilët aktivitetin e tyre e ushtrojnë në Malin e zi. Ata thonë se vazhdimisht kanë mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike, por këtë herë do të jenë përkrah Kristian Shkrelit.
Bizneset ne zonën e Vau Dejësit vijojnë të jenë ndikues jo vetëm në ekonomi por edhe punësim të popullatës. Mbështetja do të jetë për Kristian Shkrelin thanë ata, në mënyrë që të vijojnë punët e nisura e mbi të gjitha që koha e presioneve dhe gjobe vënieve të mos kthehet më
Në fjalën e tij Shkreli u premtoi bizneseve se menjëherë pas marrjes së mandatit do të rishikojë taksat vendore, do të përmirësojë infrastrukturën si dhe të jetë krah tyre në çdo iniciativë….
Krahas sugjerimeve dhe mbështetjes në zgjedhjet e 14 majit, takimi u mbyll me premtimin se tryeza të tilla do të kthehen në traditë çdo vit, në mënyrë që bashkëqeverisja të fokusohet tek biznesi.
“Mua më intereson e ardhmja e bashkisë. Unë jetoj këtu me ju, ndryshëm nga kundërshtarët e mi. E kemi si pikë në programin tonë që të ndihmojmë çdo qytetar të vaut të Dejës.”- tha ai.
Fshati Kaçë, ka qenë ndalesa e radhës e kandidatit të koalicionit Berisha dhe Meta, Zef Hila. Gjatë takimit më banorë të zonës ai ka marrë mbështetjen e tyre për ti dhëne besimin për një mandat katër vjeçar në krye të bashkisë Vau Dejës.
Kandidati Zef Hila në fjalën e tij deklaroi se demokratët në Vau Dejës janë të bashkuar, dhe se kjo frymë që po përcillet në çdo takim është garancia e fitores me 14 Maj.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj zone, kandidati Zef Hila ka vendosur edhe prioritet për fshatin Kaçë për katër vitet e ardhshme.
“Jemi sot këtu për të diskutuar se më 14 maj e dinë të gjithë, ne jmei bashkë dhe të bashkuar. Por, PD në Bashkinë e Vaut të Dejës është e bashkuar. Ju kërkoj votën që të bëjmë më të mirën e mundshme për bashkinë dhe fshatrat.”- tha Hila.
Me një plan të qartë investimesh dhe rritje të shërbimeve, Velipoja do të jetë një prej pikave të forta të zhvillimit të turizmit për Bashkinë Shkodër. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia gjatë takimeve me banorët e kësaj pike turistike, foli për investimet e parashikuara që ndikojnë drejtpërdrejtë tek zhvillimi i turizmit. Ai mori mbështetjen e banorëve për 14 Majin, të cilët shprehen bindjen se fitorja do të jetë e padiskutueshme.
“Kjo rrugë është e listuar si një rrugë për tu bërë në mënyrë prioritare prej Bahskisë sëonë. E keni parë që shumë rrugë i kemi bërë.”- tha Spahia.
Rezultatet e punës së bërë vitin e shkuar u reflektuan në rritjen e numrit të turistëve me 30% tha Spahia dhe me planin 4 vjeçar, Velipoja do të jetë qendër e rëndësishme për rajonin dhe promotore e zhvillimit ekonomik.
Do e promovojmë siç duhet po bëjmë çmos. Padyshim për territorin tonë është pika jonë turistike. E kemi rritur vjet me 30% turizmin që s’ëstë pak. Impakti që ka të bizneset ëhstë shumë i rndë
Në programin e tij 4-vjeçar kandidati i koalicionit Berisha Meta Bardh Spahia ka parashikuar ndërtimin e terminalit të autobusëve, tregun sezonal të fermerëve, terrene sportive, investime dhe rikualifikime rrugësh e shesh, si dhe përmirësim të shërbimit të pastrimit, ndriçimit etj. Alternativa jonë mbetet për Shkodrën e vetmja që e projekton kryeqendër të veriut dhe jo vetëm tha në mbyllje Spahia.
Kandidati i PD-së për kryebashkiak të Tiranës, Roland Bejko, ka nisur ditën sot me një takim të rëndësishëm siç thotë ai, me ministrin e jashtëm të parë të Partisë Demokratike në vitin 1992, Alfred Sereqit.
Bejko shkruan në rrjetet sociale se e konsideron këtë një nga takimet më frymëzuese me mendjet më të iluminuara të politikës.
“Ditën sot e fillova me një takim me ish ministrin e Jashtëm 1992-1996 Alfred Serreqin dhe nipin e tij Evald Serreqi.
Do ta konsideroja një nga takimet më frymëzuese me një nga mendjet me të iluminuar të politikës shqiptare dhe me kontribut në politikën dhe diplomacinë shqiptare.
Nga z. Alfred Sereqi mora mbështetje maksimale për kandidatimin tim në Tiranë duke e quajtur atë njëherësh si një mision për të shpëtuar Partisë Demokratike nga asimilimi, si dhe një mision për demokracinë, dhe ruajtjen e vlerave Euroatlantike të saj.”- shkroi Bejko.
Kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo, njëherazi kandidat për zgjedhjet vendore të 14 majit, gjatë një takimi në fshatin Melçan ka prezantuar projektet që bashkia ka për mandatin e ardhshëm. Sipas Filos, investimet kryesore do të jenë në infrastrukturë duke plotësuar me kushtet bashkëkohore çdo fshat të kësaj bashkie. Por nga ana tjetër nuk la pa përmendur edhe mbështetjen në bujqësi, si një pikë të rëndësishme të programit. Për këtë Filo kërkoi mbështetje masive në zgjedhjet e 14 majit.
“Aktualisht sapo ka filluar në Melçan projekti i rrjetit të kanalizimeve, për të zgjidhur përfundimisht ujrat e zeza. Projekti do të ketë një mini impjant duke trajtuar me standarde bashkëkohore njësoj si qyteti. Vaditja e tokës do të jetë prioritet i punës sonë. Pas ndërhyrjes tek kanali i Gjançit që ndihmoi furnizimin me ujë të fshatrave. Mandate i ardhshëm do të jetë mandate i punës për fshatin. Për këtë dua mbështetjen tuaj për të votuar Numrin 2 në listën e kandidatëve dhe numrin dy në listën e partive që është partia Socialiste. Na mbështesni për të çuar përpara të gjitha punët e nisura dhe projektet që ju do na kërkoni.”- tha Filo.
Kandidati i PS-së, për Bashkinë Himarë, Jorgo Goro u kërkoi sot banorëve në Kuç që ta mbështesnin në zgjedhjet e 14 majit,.
“Kuçi po kthehet në një pikë lidhëse nëpërmet turizmit malor dhe detar. Ne do vazhdojmë të bëjmë lidhjen e Kuçit me pjesën tjetër e Borshit nëpërmjet Fterës. Për t’i dhënë mundësi tjetër dhe vizion tjetër për turizmin. Ne do të fillojmë së shpëjti qendrën e buronjave. Të gjitha këto janë investime që i japin mundësi binzesi për të gjithë dhe për punë për të gjithë pavarësisht bindjeve politike. Kërkoj mbështetjen maksimale dhe do u shpërblej në ato që kam premtuar dhe premtoj.”- tha ai.
Në Vlorë u organizua një takim i madh me gra dhe vajza në kuadër të zgjedhjeve vendore, në mbështetje të kandidatit socialist për Kryebashkiak, Ermal Dredha.
Në takim morën pjesë koordinatori politik i PS për qarkun e Vlorës, z. Blendi Klosi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, deputete të Partisë Socialiste të Vlorës, Kandidate për Këshillin Bashkiak të Vlorës si edhe gra kontribuuese prej më shumë se dy dekadash në aktivitetin politik të PS në qytet.
Në fjalën e tij, kandidati Ermal Dredha vendosi në veçanti rolin e grave në zhvillimin ekonomik të këtij qytetit.
Dredha shprehu besimin e tij në rritjen e roli të grave në shoqëri dhe premtoi të jetë i dedikuar për të promovuar vlerat e grave dhe vajzave të Vlorës në mandatin e tij, duke punuar me rininë që do të drejtojë qytetin.
Ai po ashtu premtoi të vazhdojë punën drejt modernizimit, zhvillimit infrastrukturor, reformave që sjellin rritje ekonomike, shërbime moderne, nxitje të turizmit dhe zhvillimin e fshatit.
“Me administratën e re të Bashkisë do të fillojmë punën sa më shpejt të jetë e mundur pas zgjedhjeve. Ne do të jemi në fokus të plotë dhe do të punojmë me një ritëm të shpejtë për të zgjeruar projektet në brendësi të qytetit, duke filluar nga rrugët e brendshme, për ti rregulluar sa më shpejt të jetë e mundur,përmirësimin e ndriçimit si dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Qyteti duhet të jetë më i aksesueshëm dhe i mirëlidhur me zonat rurale,në mënyrë që të promovohen produktet e zonës”- u shpreh Ermal Dredha.
Ndër të tjera nënvizoi edhe projektet e rëndësishme që qeveria shqiptare, falë angazhimit të Kryeministrit Edi Rama, ka planifikuar për zhvillimin e qytetit të Vlorës, si Aeroporti i Vlorës, Tuneli i Llogarasë dhe vazhdimi i Lungomare që do të përfshijë gjithë vijën bregdetare të mbetur të qytetit.
Dredha premtoi se me administratën e re të bashkisë, ata do të punojnë me një ritëm të shpejtë për ta bërë Vlorën një destinacion turistik në Mesdhe.
“Dihet që projeksioni jonë është që ta bëjmë Vlorën një destinacion turistik jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në të gjithë Mesdheun. Kjo ka bërë që të jetë vendosja e disa investimeve strategjik, përmendim këtu Aeroportin e Vlorës, Tunelin e Llogarasë që lidh Jugun dhe aq më tepër edhe Lungomar që do të përfshijë gjithë vijën bregdetare të Vlorës. Të gjithë këto komponentë përbëjnë vetëm një emërues të përbashkët, investime të reja, dhe vende pune që jam i sigurt që në shumicën e tyre do të jenë gratë. Sepse gratë janë më të vendosura për të bërë maksimumin edhe bashkia do të ketë rol kryesor për ta promovuar këtë vlerë. Vlerën që kanë gratë realisht në shoqërinë shqiptare dhe në qytetin tonë.”- vijoi kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës.
“Kam bërë takime pa fund që nga momenti i parë që kam filluar fushatën e deri më sot, po nëse unë kam një emocion dhe një emocion të madh, është pikërisht sot në takimin me gratë dhe vajzat e Vlorës, kontribuueset kryesore të zhvillimit ekonomik të këtij qyteti që zoti i ka dhënë bukuri që nuk i ka asnjë vend tjetër në botë. Jeni ju kontribuueset kryesore. Prandaj unë përulem para jush, me një falënderim të veçantë.
Kandidati i PD-së për Tepelenë, Sokol Guga u ka bërë thirrje qytetarëve ta votojnë se përballe ka një njeri që është i pashkolluar dhe se ka bërë punën e tij si duhet.
“Ne jetojmë në një qytet provincial por unë kam shumë qytetarë që më mbështesin. Unë u bëj thirrje të më mbështesin përpara një njeriu të pashkollë që rri në krye e s’bën asgjë. Nga frika e terrori që ushtron ky pushtet, ka tmerruar për copën e bukës qytetarët në Tepelenë. Me votë do të na nderojnë. Të kemi një fushatë të mbarë.”- tha Guga.
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu, zhvilloi një takim me banoret e fshatrave Pllanë dhe Berzanë të Njesisë Administrative të Zejmenit. Ndreu premtoi vijimin e projekteve në infrastrukturën e këtyre zonave të cilët ishin lënë në harrese përgjatë 30 viteve nga qeverisja e djathte.
“Lezha një qytet policentrik, me disa qendra të zhvilluara. Ky do të jetë fokusi ynë në 4 vite diskutime konstruktive dhe propozime në Këshillin e Bashkisë Lezhë. Ky është propozimi i kryesuse së listës së kandidateve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Lezhë Alfrida Marku, sipas të cilës Rikualifikimi dhe integrimi me parametra bashkëkohore i lagjes Skenderbeg dhe lagjes së Spitalit duhet të jenë ndër projektet kryesore për zhvillimin e Bashkisë Lezhë në 4 vitet e ardhshme.”- tha ai.
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Pashk Gjoni gjatë takimit me banoret e Myltes në Njesinë Administrative të Shënkollit ka premtuar se do i kushtojë një vëmendje të veçantë turizmit.
“Do ti japim të gjithë vemendjen tonë bregdetit të Tales dhe zhvillimit të turizmit. Në bregdet s’ka një tabelë, nga këtu duhet të nisë ndryushimi. Është i turpshëm që në 2023 njerëzit dënohen se sepse mendojnë ndryshe.”- tha ai.
Kandiati për Bashkinë Kuçovë nga PD, Ilirjan Koxhaj ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Magjat.
Ai është shprehur se është përpjekur që të mbulohen të gjitha nevojat 100% të qytetarëve.
“Do kandidoj me program për Kuçovën. Nxitja e punësimit dhe orientimi i femerëve janë dy pika kryesore për ne. Hapësira për produkte bujqësore dhe infrastrukturat janë gjithashtu prioriteti ynë”- tha ai.
Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e Tiranës tek Pazari i Ri. Në këtë takim u prezantuan idetë e Nismës Thurje për në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ata u ndalën edhe tek administrimi i tregjeve ushqimore, ku theksuan se prioritet duhet t’u jepet produkteve të fermerëve të zonës, gjë që do të ndihmojë edhe në konsumimin e ushqimeve organike nga banorët të Tiranës.
Më tej, gjatë fjalës së tij, Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, u shpreh se Tirana ka nevojë të anuloje koncesionet në transportin urban, dhe të ndërtojë një transport publik dhe të unifikuar, sipas modelit gjerman, i cili nuk synon fitimin por shpejtësinë dhe eficencën e lëvizjes. Ai gjithashtu theksoi se një transport publik do të mundësojë që pensionistët të udhëtojnë vetëm me librezë pensioni, pa qenë nevoja të presin në radhë për abone. Ky, sipas Shabanit, është minimumi që ne mund t’i garantojmë brezit të tretë, të cilët i dhanë kaq shumë kësaj shoqërie.
Pano Soko, një prej drejtuesve të Nismës Thurje, duke evidentuar se bashkisë së Tiranës i kanë mbetur 8 miliardë lekë pa shpenzuar, theksoi se kur Nisma Thurje të jetë në Këshillin Bashkiak do të propozojë një program që t’iu krijojë kushte fëmijëve në shkollat publike që merren me aktivitete rekreative deri në orën 5 pasdite, kur kthehen prindërit nga puna. Gjë e cila do t’i vendosë shkollat publike në një standard si shkollat private.
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Lushnjës Eduard Sharka ka prezantuar programin e tij përpara banorëve të lagjes ‘Skënder Libohova’.
Në këtë takim, Sharka shoqërohej nga deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi.
Sipas Sharkës alternativa e tij s’ka të krahasuar dhe programi tij do të përmirësoje shërbimet për qytetarët.
“Dua t’i kthej bashkinë qytetarëve të Lushnjës, ajo bashki është bërë e largët për qytetarët. Jemi munduar që gjatë kësaj kohe të evidentojmë problemet që ka qyteti ynë. Kemi planifikuar dhe ofrojmë zgjidhje që janë brenda kompetencave që ka bashkia, asaj suazës ligjore që i lë ligji bashkisë dhe mendojmë se kemi gjetur zgjidhjet e duhura. Programi ynë është një alternativë që i bën nder Lushnjës për ta çuar në një stad evropian.”- tha Sharka.
Kandidati i koalicionit opozitar për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi është takuar me banorët e qytetit duke thënë se ka qenë i privilegjuar që u mbështet nga ata kur u bë pjesë e Parlamentit.
Në një postim në Facebook, thotë se ka ardhur koha të shtrëngojë dorën e qytetarëve për të nisur rrugëtimin e dhënieve të zgjidhjeve.
“Në këtë rrugëtim partneritetin e vetëm dua ta kem me ju
Kam qenë i privilegjuar të kem qenë i mbështetur me votë për 4 mandate parlamentare nga ju. E kam ndjerë gjithnjë detyrimin për të bërë më shumë për nevojat bazike të mënyrës se si jetohet në qytet.
Nga foltorja e Parlamentit kam ngritur zërin kurdo që kam folur për ju, për ajrin tonë, për varfërinë e skajshme, për abuzimet e panumërta me taksat tona, për vrasjen e shpresës, për largimin e të rinjve, për mungesën e punësimit.
Sot ka ardhur koha që t'iu shtrëngoj dorën për ta nisur bashkë rrugëtimin që i jep zgjidhje të thjeshta problematikave të mbartura nga ata që s’e deshën dhe s’e duan Elbasanin tonë! “, shkroi Boçi.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll. Ai u shpreh se qytetarët e Devollit po përballen gjithnjë e më tepër më një pushtet në krye që kontrollon votat dhe zgjedhjet.
Ndër të tjera ai u shpreh se qeveria po shkon mbrapa me interesat e popullit.
“Pushteti po përdor çdo mënyrë për tu imponuar dhe kontrolluar zgjedhjet.
Ky pushtet kërcënon këdo që i vihet përballë:
-Duke kërcënuar për largim nga puna
-Duke kërcënuar për shkatërrim biznesi
-Duke kërcënuar për grabitje prone
Duke të ofruar për të blerë votën dhe nderin, të ardhmen e fëmijëve tuaj
Socialistët mendojnë se shqiptarët janë në shitje, është në shitje, jeta, liria dhe dinjiteti ynë.
Shumë nga frika si asnjëherë tjetër druhen të dalin hapur, disa të tjerë nga frika e varfërisë dhe pushtetit, apo zelli i korrupsionit bëjnë presion dhe shesin gjithçka.
Pluralizmi politik është zëvendësuar me pazarin politik.
Diferenca e ideve është zëvendësuar me sharjen dhe fyerjen.
Qeveria shkon përpara në interesat e saj, por duke lënë mbrapa shqiptarët pa shpresë, që zvarriten në pamundësinë për të ndërtuar lumturinë e tyre, mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre.”- tha Mediu.
Patetike! Vazhdon gara zgjedhore per Komunalen,ARRSH dhe Min.e Turizem-Kultures! Premtimet e dites se sotme per hapje vendesh pune si fabrika,uzina,punishte =0
Përgjigjukandidatja e durresit paska dale me arkendin pinjollin e pd te rektorit mema si u be kjo pune
Përgjigju