Kandidatet e LSI për deputet në Lezhë dhe Shkodër: Do votohemi gjerësisht, do luftojmë varfërinë

Kryesuesi i listës së LSI, njëkohësisht dhe ish kryetar i bashkisë së Lezhës Viktor Tusha gjatë një interviste për Report Tv tha se partia për të cilën ai kandidon do të votohet gjerësisht, pasi ka mjaft të pa kënaqur gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste sipas tij. Ndërsa thotë se këto vota do të fitohen sepse gjatë kohës ku ai ka qenë si drejtues i bashkisë ka krijuar modele infrastrukturore dhe sociale që preken me dorë.

“Ka pak kohë që ka filluar fushata elektorale. Listat janë afishuar. Besoj se lista e LSI është një listë përfaqësuese. Kjo listë e bashkuar edhe me programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka për të bërë diferencën. Është shumë e rëndësishme që përveç se ët flasësh bukur, është të punosh bukur. Besoj se si kryetar bashkie në 8 vite kam krijuar ato modele infrastrukturore dhe sociale që lezhjanë i prekin me dorë. Ne do të marrim jo thjesht të pa kënaqurit. Të pa kënaqur ka shumë në Shqipëri, pasi qeverisja e rilindjes nuk bëri asgjë tjetër përveçse shtoi pakënaqësinë, varfërinë tek qytetarët Shqiptarë dhe lezhjan”, tha kandidati për deputet i LSI Lezhë, Viktor Tusha.

Edhe kryesuesi i listës së kandidateve për deputet i LSI Shkodër, Agron Çela shprehet optimist. Ai thotë se partia në me të cilën ai garon ka mbështetjen e banoreve të Shkodrës për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai garantoi se me angazhimin e tij kryeqendra e veriut do të ketë një pallat të ri sporti si dhe do të nisë puna për rikthimin në identitet të kafes së madhe.

“Unë nuk pretendoj një ose dy mandate, por maksimumin. Duke kërkuar maksimumin, realizojmë dëshirat tona. Unë kam parasysh veten dhe punën ndër vite. Kam pasur një peshë të madhe dhe angazhim të madh për të marrë fonde për të ndërtuar stadiumin. Kur isha president i Vllaznisë kandidova për të bërë stadiumin e Shkodrës dhe e bëra. Por sot stadium nuk është në nivelin që duhet. Po dëmtohet derisa stadiumi nuk është as i bashkisë as i Federatës. Duhet urgjente me u nda. Duhet me e pas një zot. Unë do të loboj në mënyrë të jashtëzakonshme se qyteti jonë ka nevojë për një pallat sporti. Do jem zëri i shkodranve, do jem dora e fortë që ta ndjek hap pas hapi që pallati i sportit të bëhet në mënyrë urgjente dhe të jetë në nivelet e duhura. Kemi nevojë që sportin ta çojmë aty ku duhet. Dje kemi marr rivlerësimin e lejeve dhe kafja e madhe fillon meremetimin. Dhe ju jap fjalën se do të bëhet për 10 muaj”, tha kandidati për deputet i LSI Shkodër, Agron Çela.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion