Lista me 12 kandidatë për ambasadore, opozita kundër! PD: Listë qokash, demotivim për trupën diplomatike! Në Komisionin e Jashtëm prezantohen 4 prej tyre

Një dështim të qeverisë me trupën diplomatike shqiptare, e ka cilësuar opozita në Komisionin e Politikës së Jashtme, listën me 12 kandidatë për ambasadorë të depozituar nga qeveria në kuvend. Ishte Deputeti Tritan Shehu, që nisi kundërshtitë në emër të opozitës.

Në nisje të fjalës së tij, deputeti Tritan Shehu,  tha se sheh njerëz që vijnë nuk vijnë nga trupi diplomatik.

‘Unë nuk i di arsye, mund të jetë klientelizmat, përdorimi në mënyrë të parregullt i ambasadorëve. Ju keni sjell një listë ku shoh shumë pak njerëz që vijnë nga trupi diplomatik. Nuk ka demoralizim më të madh për trupën diplomatike se kjo listë.’- u shpreh Shehu.

Ndërsa deputeti Tomor Alizoti, tha se diplomacia është kthyer në një vend qokash.

Më tej, në punimet e komisionit u prezantuan 4 kandidatët e parë. Siparin e çeli Meri Kumbe, e propozuar për Ambasadore në Izrael.

Më tej, kandidatja për Ambasadore në Malin e Zi, Zhaklina Petro vuri theksin tek “Open Balkan”, duke qenë se Mali i Zi ende s’ka aderuar në nisëm rajonale të ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Platformën e tij për ambasadorë të SHBA, e prezantoi edhe Ervin Bushati, i cili iu përgjigj dhe skepticizimit të opozitës. Alizoti u shpreh se nuk do të donte një kryetar të PS-së për amabsador në SHBA.

Në fund, para deputetëve platformën e saj për ambasadore pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, e prezantoi edhe kandidatja Vasilika Hysi. Edhe në këtë rast, opozita duke njohur historinë politike të Hysi, tha se nuk e mbështet si kandidim.

Presidentit nga qeveria i kanë ardhur 12 emra të rinj  ambasadorësh. Përpara dekretimit të tyre, kandidatët paraqiten në seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm Kuvendor, i cili në fund jep dhe opinionin e tij mbi këto kandidatura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Vasilika Hysi kandidate për ambasadore e Shqipërisë në OKB, ironizon Alizot: Do ishte më mirë të rrinte në Shqipëri

 

Vasilika Hysi kandidate për ambasadore e Shqipërisë në OKB në Gjenevë, në një prezantim të gjatë, u shpreh se misioni trupës diplomatike në Gjenevë, ka shumë angazhime pasi ka shumë konventa ku Shqipëria merr pjesë.

‘Përvoja e të qenurit anëtar ka ndikuar në mënyrën sesi misioni i përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Gjenevë ka funksionuar.  Misioni ynë në Gjenevë është shumë aktiv. Misioni në Gjenevë ka shumë angazhime të tjera, pasi ka shumë konventa ku Shqipëria është palë. Në fushën e shëndetësisë të organizatës botërore të Shëndetësisë, të pronësisë intelektuale ka rritje shumë të mëdha. Dimensioni i tretë është paqja dhe siguria në rajon.  Në Gjenevë është staf i vogël, por profesional.’- tha Hysi.

Deputeti Tomor Alizoti, me ironi i kërkoi Hysit që mos të shkojë si ambasadore në OKB, pasi këtu ka mungesë të theksuar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, e në këtë mënyrë mund të shërbejë më mirë këtu.

‘Nga ana morale do të ishte më mirë që ju mos të shkoni ambasadore në OKB, pasi Shqipëria ka një mungesë të theksuar të lirimit e respektimit të drejtave të njeriut. Kjo shoqëri ka nevojë shumë për teorinë kritike për anti-konformizëm, për të drejtat e njeriut për shanse të barabarta. Me sa e shikoj situatën politike në Shqipëri ku PS po bënte një parti shtet do të ishte mirë që njerëzit me vlerë që kanë kontribuar për të drejtat e njeriut do të ishte mirë të rrinin këtu në Shqipëri. Në kohë krize virtyte e larta e kanë poste honorifike. Ju do të ishit me mirë në Shqipëri!’- u shpreh Hysi.

Ora 12:15
Alizoti kundër kandidimit të Ervin Bushatit: S’do doja një drejtues të PS-së si ambasador në SHBA

 

Deputeti Tomor Alizoti u shpreh se është kundër kandidimit të Ervin Bushatit si ambasador në SHBA, kjo për faktin sipas tij se ka qenë drejtues i PS-së, e se duhej një antikonformist.

‘Nuk do të doja që një drejtues i PS-së të ishte ambasador në SHBA. I kërkoj ndjesë Bushatit por duhet të kishte përfaqësues më serioz dhe më të lartë, anti-konfomistë. Në këtë post të lartë për Bushatin do isha dakord diku tjetër por jo në Amerikë. Politikisht jam kundër!’- tha Alizoti.

Ora 12:03
Gjekmarkaj e pyet nëse do jetë ambasador i paanshëm, Ervin Bushati: Është një detyrë patriotike, që tejkalon çdo eksperiencë politike

 

Në komisionin e Jashtëm po zhvillohet seanca dëgjimore për kandidatët për ambasadorë. Kandidati për ambasador në SHBA Ervin Bushati u pyet nga deputeti Gjekmarkaj nëse do të jetë në gjendje që të jetë një ambasador i paanshëm. Bushati tha se e ka kapacitetin dhe njohuritë se do të ushtrojë një detyrë patriotike që tejkalon çdo eksperiencë politike.

Gjekmarkaj: Unë e uroj Bushatin për punën dhe pozicionin e ri që merre! E kam parë shumë aktiv në debate televiziv në krah të qeverisë. Atje do të jeni ambasador i Shqipërisë a do të jeni në detyrë që të shndërroheni një ambasadore i paanshëm atje.

Bushati: Faleminderit për vlerësimin. Është një mision më shumë se një detyrë dhe besoj se arsimimi shkollimi patjetër që kërkon përkushtim. Por detyrat që kam mbajtur dhe kam mësuar nga ai si ish-ministër i jashtëm që çështjet patriotike kryesore të Shqipërisë jashtë dyve të këtij vendi na bëjnë gjithmonë bashkë. Ne kemi qenë gjithmonë në këtë pikë në një emërues të përbashkët. Mendoj se kam kapacitetin se ajo që kam mbi supe sot është një detyrë patriotike që e tejkalon atë eksperiencë politike, pasi është një detyrë sublime.

Ora 11:29
Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi: Nisma Open Balkan ogur i mirë, shpresoj që shumë shpejt të realizohet

 

Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi, Zhaklina Peto gjatë prezantimit të platfromës së saj në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtme vuri theksin tek nisma e Open Balkan. Sipas Petos nisma është një ogur shumë i mirë dhe se shpreson që shumë shpejt të jetë i realizueshëm.

'Ndihem e vlerësuar për besimin që më jepet përmes kësaj kandidature. Kjo më jep motivim të plotë për ta përmbushur detyrën e si Ambasadore të Malit të Zi, për një përfaqësim sa më dinjitoze, për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo edhe në këndvështrimin rajonal. Kam përfunduar studimet në drejtësi në 1995’, në 1996 nisa pedagoge, sot kam gradën profesor doktor.

Vizioni im për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe objektivat që I konsideroj të rëndësishme. Sdua t’ju lë pa përmendur, që puna që unë do kryej do të mbështetet në etikë profesionale, morale, transparenca, ruajtja e informacionit dhe të tjera me radhë. Veprimtaria ime si ambasadore, do të më lejoj që të angazhohem totalisht për të realizuar objektivat që marrin në konsideratë aktualitetin politik dhe çfarë do të vi në të ardhmen. Dua të evidentoi se këto marrëdhënie zhvillohen në klimë shumë të mirë. Fakt për mua ky si ambasadore më krijon kushte të favorshme për forcuar marrëdhëniet dy palëshe mes dy vendeve.  Mes vendeve tona nuk ka një çështje të hapur, por përkundër kësaj, ka një vizion të njëjtë në integrimin në BE. Do vlerësoja shumë qëndrimin e Malit të zi me Kosovën, duke njohur pavarësinë e saj, duke mbështetur kështu Kosovën në kontekstin rajonal. Një tjetër aspekt pozitivë janë dhe mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. Kjo është një risi mjaft inovative, mjaft efektive për fuqizimin dy palësh të zhvillimit të vendeve tona. Kjo për faktin se marrëdhënie në fushën ekonomike, edukimit, janë firmosur e një pjesë edhe janë realizuar. Unë do përqendrohesha në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe shtimin e tyre në të ardhmen. Implementimi i diplomacisë parlamentare për ti shërbyer sa më mirë interesit të përbashkët për të përcjell sa më mirë zërin e qytetarëve. Bashkëpunimi mes komisioneve parlamentare, do ishte një alternativë plotësuese e diplomacisë.

Dy vendet tona kanë interes, po thuajse në të njëjtën linjë si anëtare të NATO, sigurisë, pikëpamja mbi Rusinë, kinën dhe emigracionin e ligjshëm. Mali I zi aspiron për integrimin në BE, Mali i Zi ka çelur kapituj, ne jemi në fazën screening dhe eksperienca malaeleze mund të na vijë në ndihmë. Ruajtja dhe vijimi i mëtejshëm I bashkëpunimit në nivel politikë, do jetë parësore. Nisma Open Balkan një ougur shumë i mirë dhe shpresoj që shumë shpejt të jetë i realizueshëm.'- tha Peto.

Ora 11:00
'Mos iu përgjigj', Kodheli këshillon kandidaten për ambasadore në Izrael, indinjohet Shehu: Po shkelni rregulloren

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ku po prezantojnë platformat kandidatët për ambasadorë, ish-ministri Tritan Shehu u përfshi në një debat me kryetaren e komisionit Mimi Kodhelin.

Tritan Shehu: Me çfarë synimi shkoni atje, si e shikoni transferimin e ambasadës në Jerusalem?

Kodheli: Ju ftoj të mos i përgjigjeni kësaj pyetje, ju e merrni vetë vendimin tuaj

Shehu: Jo, po shkelni rregulloren! Jemi komision politikë, dua përgjigjen time! Po ngelni në klasë, me nota pakaluese.

Kodheli: Ke të drejtë prandaj ne po qeverisim për dhjetë vite, ju keni kaq kohë që ngelni, prandaj duhet të mbani shënime!

Kumbe: Në fakt z. Ministër u dha përgjigja nga diskutimet këtu. Ju vlerësoj për eksperiencën. Ambasadori është një personalitet me integritet që përfaqëson zërin e kombit shqiptarë në qëndrimet politike. Ambasadori nuk shkon atje me qëndrim personal.

Ora 10:52
Alizoti-kandidates për ambasadore: Po të ishte post tjetër do isha me ju, në Izrael nuk jam me ju! Jo diplomaci qokash

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, gjatë seancës dëgjimore për ambasadoren e Zvicrës u shpreh se diplomacia sot është kthyer në një diplomaci qokash. Sipas Alizotit, Izraeli është një vend delikat që prodhon shumë politikë, e shtoi se diplomacia e jashtme është çështje kombëtare e jo politike.

‘Në politikën e jashtme s’mund të zgjedhim studentin më të mirë, por njohësin më të mirë të atij vendi. Politika e Jashtme në Shqipëri është kthyer në vend qokash. Izraeli është një vend shumë i rëndësishëm gjeopolitikësh duke folur, dhe do doja të shihja një person, zonjë apo zotëri, që e njeh mjaft mirë historinë e Izraelit, konfliktet e mëdha në Izrael, por s’po i bëjë, pasi CV juaj është shumë e pasur dhe më rezultoni një zonjë fisnike, që do ishte më mirë në UNESCO, pasi Izraeli është vend delikat, që prodhon shumë politikë, jemi gjendur ne si Shqipëri në një moment kur duhet të votonim pro apo kundër. Prandaj e ka dhe titullin shkëlqesi, dhe mendoj se kjo është për politikën, që nuk është vend qokash, por ka dhe trup diplomatike, ka dhe njerëz që aspirojnë për këtë gjë. Ka njerëz që kanë nisur nga grada më e ulët deri tek më e larta. Diplomacia e jashtme është çështje kombëtare, jo politike partiake. Në diplomaci mund të rrinë dhe njerëz që se duan kryeministrin, pasi më të diturit shpesh janë dhe rebel. Po të ishe në një vend tjetër do isha me ju, por në Izrael s’jam me ju!’- tha Alizoti.

 

Ora 10:49
Gjekmarkaj: Turqia dhe Konferenca Islamike na kushtëzojnë marrëdhëniet me Izraelin

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë seancës dëgjimore në komisionin e Jashtëm të kandidatëve për ambasadore, duke ju referuar Meri Kumbe, kandidate për Izaraelin, tha se se CV e saj është për t’u vlerësuar, por jo për Izrael, por për në UNESCO. Gjerkmarkaj u shpreh se Turqia dhe Konferenca Islamike na kushtëzojnë marrëdhëniet me Izraelin.

‘CV e zonjës Kumbe është për tu vlerësuar. Në optikën time modeste si njeri që nuk është se pretendon ta njohë mirë diplomacinë, ju shoh më afër një pune në UNESCO sesa në Izrael. Ky është një gjykim i çastit, ndoshta koha më përgënjeshtron. Ne kur s’bëjmë diplomaci, bëjmë folklore. Kjo ndodh prej shumë vitesh në vendin tonë. Vërtet na bënë nder mbrojtje e hebrenjve, smund të rrimë gjithë jetën me atë kambanë. Marrëdhëniet me fjalë i kemi të mira me Izraelin, por janë të sabotuara. Skemi marrëdhënie të mira as në nivel politikë, as në nivel ekonomik. Uroj të mos jeni atje për të mbajtur kandilin e diplomacisë ndezur me Izraelin. Marrëdhënien me konferenca Islamike na kushtëzojnë disi marrëdhëniet me Izraelin, nuk e di si do menaxhohet kjo, për të dalë mbi këtë kushtëzim që na vjen nga Turqia, apo konferenca islamike mbi Izraelin?’- tha Gjekmarkaj.

Ora 10:36
Kandidatja për ambasadore në Izrael: Fokus rritja e investimeve izraelite në Shqipëri

 

Meri Kumbe, zv ministre e Kulturës, është propozuar për kandidate për amabasadore në Izrael. Në fjalën e saj, Kumbe theksoi se nëse ajo zgjidhet si përfaqësuese, objektiv i saj është zhvillimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mbrojtjen kibernetike, biznesit, bujqësisë, turizmit e se fokus të veçantë ka rritja e investimeve izraelite në Shqipëri.

‘Marrëdhëniet mes dy shteteve janë sat ë forta aq edhe të konsoliduar. Ka nisur me shembullin që vendi ynë i dha mbarë botës. I vetmi vend në botë që mbrojti jetën e hebrenjve. Në vendin tonë nuk u dorëzuar asnjë hebre. 16-prill 1949 e njohu Shqipëria shtetin e izraelit. U konsoliduan me hapjen e ambasadave respektive. Marrëveshje në fushën e sigurisë kibernetike, mediatike, me agjencinë homologe në Izrael, arsim e kulturë. Arritjet e deri më tanishme janë fryt i një pune të shkëlqyer të dy qeverive. Në rast se do kem nderin të jem përfaqësuesja e Shqipërisë në Izrael, objektiv zhvillimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mbrojtjen kibernetike, biznesit, bujqësisë, turizmit, fokus të veçantë rritja e investimeve izraelite në Shqipëri. Po ashtu promovimi i Shqipërisë dhe historitë në të dyja vendet. Shqipëria i ka kërkuar izraelit të fusë në kurrikulat shkollore dhe faktin se Shqipëria ka mbrojtur jetën  izraelitëve në luftën e II botërore.’- tha Kumbe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hipokrizi: 10/06/2023 11:06

    Flasin këta! Që kur u shfaqën, karriera diplomatike në Shqipëri është fanitur.

    Përgjigju
  • genti: 09/06/2023 19:26

    jo qoka por super qoka .....turp i madh

    Përgjigju
  • Eri: 09/06/2023 13:40

    Asnje profesionist...nga muzika ne diplomaci ne Israel , nga politika ne usa...e kam degjuar kte Bushatin kur flet per ekonomine, shume I dobet....ishte drejtor I postave pse e larguan per 3 muaj...ka zera qe thone qe u ngaterrua keq ne afera.kta tallen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës