Kandidatët për bashki, Rama e
mërkura e tretë në zyrën e Metës

Kandidatët për bashki, Rama e<br />mërkura e tretë në zyrën e Metës
TIRANE - Kandidaturat për zgjedhjet vendore të 21 qershorit kanë shtuar takimet mes dy aletëve të mëdhenj të mazhorancës. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paraditen e kësaj të mërkure ka zhvilluar një takim me kryetarin e LSI Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit.

Kjo është e mërkura e tretë që kryesocialisti Rama viziton Kryetarin e Kuvendit njëherësh aleatin e tij Ilir Meta. Referuar edhe deklaratës së datës 18 shkurtit të kryetarit të Kuvendit Meta, mendohet se në qendër të bisedimeve mes tyre kanë qene marrëveshja për të bashkuar përgjegjësitë për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë

Burime për A1 Report, bëjnë me dije , se në takimin që u zhvillua sot në zyrën e kryetarit të LSI Ilir Meta, dy krerët e mazhorancës kanë folur për zonat që do të ndajnë në zgjedhjet e 21 qershorit, por pa folur për emra konkret kandidatësh. Por burime nga LSI dhe PS, për A1 Report, sqarojnë se në diskutimet paraprake edhe pse jo përfundimisht, LSI pritet që të marrë qarkun e Elbasanit, ndërkohë synohet edhe qarku I Fierit. Në Vlorë pritet të jetë kandidat I partisë socialiste duke qenë që njihet si një bastion I PS . Por bashki të tjera qëndër qarku që synohen nga LSI janë edhe ajo e Kukësit, ndërsa është pothuajse e sigurt se rikonfirmimi i Viktor Tushës në Lezhë.  Ndërkohë qarkun më të madh të vendit Tiranën, pritet që kandidati I përbashkët të jetë nga radhët e partisë socialiste. Berati dhe Gjirokastra pritet të kenë kandidat nga partia socialiste. Por pavaresisht informacioneve paraprake ajo qe dihet me siguri, eshte fakti se LSI do te garoje ne 1/3 e bashkive ndersa ps ne 2/3. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur