Në pasqyrën që është duke i bërë listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, Kryeministri Rama përmendi pikat më të forta të asaj që ai e quajti 'skuadër e PS-së'.
Rama foli për vajzat dhe gratë kandidate, garën që është e hapur për të gjithë kandidatët si dhe alternativat që ai thotë se i janë ofruar komunitetit çam.
"PS bën një dallim të qartë mes forcave të tjera, në këtë proces që është historik në shoqërinë tonë por edhe fiziologjik në vetë PS-në të ngushtimit vazhdueshëm të hendekut gjinor. Ne kemi 10 gra nga 12 përfaqësues të shoqërisë dhe partisë në vendin e parë në çdo qark. 7 prej 12 përfaqësuesve në vendin e parë janë prurje të reja, janë njerëz që vijnë me kontribute në komunitet, me kontribute shoqërore që ndajnë me ne vizionin dhe bindjet mbi shoqërinë. PS ka një skuadër që e harmonizon mirë, se e mira s'ka fund, eksperiencën me energjinë e re të shoqërisë. Një skuadër që bosht të vetin ka PS-në por muskulaturë të veten ka shoqërinë. Është bërë debat i madh mbi përmbysjen e hierarkisë në lista. Askush nuk e ka pasur parasysh që ne i kemi hapur listat. Ata që trumbetonin listat e hapura janë mbyllur komplet. Që nga i pari në Tiranë deri tek i 36 janë në garë. Numërimi i votave do të japë një pasqyrë shumë të ndryshme mes nesh dhe formacioneve të tjera pasi në skuadrën tonë të gjithë numrat do të kenë vota. Ne i kemi ofruar për shembull në Tiranë komunitetit çam një alternativë të ndershme, përballë ofertës që i bën PD, që është alarmante. Të gjithë ata që i përkasin këtij komuniteti kanë më shumë se sa një zgjedhje, jo vetëm në Tiranë por edhe në qarqet e tjera ku ka komunitet si ai çam", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Kush është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar nuk është në listë! PD zhgënjyese, emra për të mos i ngelur hatri! LSI njerëz me dosje nga SPAK e OFL
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2288
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:11
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09