Teksa 160 zgjedhjet e Partisë Socialiste i konsideron si fuqia e vetëndryshimit, për Kryeministrin Edi Rama lista e PD është shumë zhgënjyese, ndërsa për atë të LSI thotë se dhe LSI thotë se është e mbushur me emra nën hetim nga SPAK dhe OFL.
"Nëse lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, afirmimi i fosilizimit është PD, ndërsa e LSI është lista e SPAK dhe OFL", ka qenë mesazhi i Ramës sot në një konferencë për shtyp.
Duke folur për listën e Qarkut të Tiranës, Kryeministri tha se kryeqytetasit janë para një zgjedhjeje, ata do të duhet të vendosin mes 1 nga 2 pensionistët, Sali Berishën ose Luljeta Bozon.
Në komunikimin me mediat ai nuk mund t'i shpëtonte edhe pyetjeve për të larguarit nga PS apo edhe për ata që janë vendosur në vende jo të sigurta në lista.
"Kush është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar nuk është në listë", tha ai duke folur për përplasjen me Ditmir Bushatin, apo edhe çështjet e Fatmir Xhafajt dhe Pandeli Majkos. Rama nënvizoi se listat e kandidatëve nuk janë stenda për të vendosur vazo antike por aty vendosen më të fortët.
VIDEO/Konferenca e plotë
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund dilemave se ku do jetë si deputet.
"Sa i përket Durrësit dhe Vlorës, unë kam bindje që objektivi bazë do realizohet. Dilema e shumë kujt është ku do rrish në Vlorë apo Durrës, unë do rri aty ku do më duan më shumë, tani njerëzit janë në Vlorë të babës në Durrës, do rri ku më duan më shumë, dua që për Durrësin të bëj atë që kam bërë për Vlorën, jo se aty kam një pjesë të rrënjës, por sepse është një nga asetet më të mëdha në vend, ka ardhur koha për ta çuar në një fazë të re", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me gazetarët ka folur edhe për emra me peshë në Partinë Socialiste të cilët u lanë jo në vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputet në Tiranë.
Rama tha se Fatmir Xhafaj nuk ka bërë naze për vendin në listë, por do përballojë sfidën që ka. Po ashtu ai tha se Majko i cili është në kufi, theksoi se Pandeli Majkos PS i ka dhënë çdo gjë.
‘Xhafaj nuk ka bërë naze për vendin, por do përballojë sfidën që ka, këto janë fare të thjeshta. Nuk shihen lojtarët nga stadiumi, shihen në nxemjem në dhomat e zhveshjes, sa aktiv janë kur s'kanë kamerat, sa janë të gatshëm të sakrifikojnë njëri tjetrin, sa ia mbajnë krahun njëri tjetrit, se xhonglera ka plot, por këto nuk sjellin fitore, xhonglerët për vete janë për cirk, jo për fushë dhe ata që merren me politikë, nuk mund të bëjnë xhonglerin, janë për cirkun mediatik, funksionojnë, unë me Bushatin, ai është një nga investimet e mia më të rëndësishme, është njeri që e ndjej njeriun tim, edhe sot nuk kam armiqësi, por shpresoj që ta kap trenin prap. Partia të vë, por nuk të mban, në tren, një ministër të jetë mirë në rregull dhe të mos bëj asnjë punë tjetër kur nuk është ministër është jashtë mundësive të miat për ta gëlltitur. Listat, gjithmonë që kur jam kryetar i partisë, gjithmonë janë bërë nga drejtuesit e qarqeve dhe 95% e listave, për të mos thënë më shumë janë produkt i tyre, kam mesazhe këtu dhe kam refuzime për propozime të caktuara. Ndërkohë, meqë në Tiranë drejtuesi nuk është deputet, Pandeli Majko është personi që do të qëndrojë te kufiri. I ka dhënë PS gjithçka, everything'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë që kush ka kontestuar listën e kandidatëve nuk shtë bërë pjesë e saj.
"Kush është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar nuk është në listë. Kaq e thjeshtë është, ndërsa diskutim patjetër që është bërë se ne nuk u mblodhëm për konferencë shtyp, dhe diskutime ka pasur. Pwrplasje mes Xhafajt, Majkos dhe Veliajt? Erjoni ka dhënë të gjitha shpjegimet, e rëndësishme është që dje është përçuar gjithë logjika e kësaj skuadre, logjika e skuadrës së PD është konservo fosilet, e PS fuqia e vetëndryshimit, të ndryshojmë veten për ata që duan të na votojnë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është prononcuar për herë të parë për lënien jashtë listës së ish-ministrit Ditmir Bushatit. Rama tha se Bushati në momentin që u largua si drejtues politik në Shkodër, tha se zbriti nga treni, dhe se nuk ka dalë në terren si shokët e tij të vjetër që janë në listë.
Kreu i qeverisë tha se nuk mban inate me askënd dhe se ai e ka mbëhstetur madje kur i ka kërkuar që të bëhet sekretar i në OSBE. Rama pranoi se ka disa mendime që ai nuk është dakord me Bushatin, por për të kjo gjë nuk përben problem, ndërkohë që shtoi se nëse do të kishte punuar tokën do të ishte në listë. Kreu i qeverisë nënvizoi madje se Bushati është një nga investimet e tij më të rëndësishme, dhe se e ndjen akoma si njeriun e tij, por shpreson që të nxitoj që të kapë trenin.
‘Ditmir Bushati që thoni ju ka kundërshtuar?! Jo po kush thotë keni pasur konflikt për kufijtë e Kosovës, unë mund t'ju them diçka që i rrëzon të gjitha këto. Unë nuk mbaj inate por nëse në nivelin personal njeriu mund të ketë edhe hatërmbetje kur ti drejton PS-në, nuk mund të jesh njeri që të kesh mendjen se ça tha ai atje. Ka trajner që zihet me një lojtar dhe nuk e fut në fushë. Keni parë se si një lojtar ka hedhur fanallën trajnerit. Kush i lidh këto me rolin tim dhe personin tim nuk di çfarë flet!
Ditmir Bushati ka ardhur tek unë dhe më ka thënë dua të bëhem sekretar i OSBE dua mbështetjen tënde dhe unë i kam thënë po do kesh mbështetjen time. Ditmir Bushati ishte një nga kandidatët dhe i kemi dhënë të gjithë mbështetjen. Deri në fund e kam mbështetur Ditmir Bushatin, debati me të është një debat në një nivel konceptual, një sekretar i OSBE-së nga Shqipëria do të ishte kryevepër dhe kam mbështetur Ditmir Bushatin dhe Shqipërinë.
Është e vërtetë që ka qenë i mirë Ditmir Bushati, edhe Sandër Lleshaj ka qenë edhe më i mirë, por nuk është një listën e deputetëve. Sandër Lleshaj nuk është sepse nuk ka pasur as kohën dhe as mundësinë që të bëjë më shumë se detyrën e vet si ministër. Ditmir Bushati ka qenë ministër, sepse e ka bërë PS ministër dhe detyrat e PS janë shumë më tepër se të jesh ministër i mirë. Shokët e Bushatit janë tek kufiri dhe jo se nuk kanë bërë debate me mua, por përveç punës me mua, ato kanë punuat tokën, kanë dalë në terren me njerëzit për ditë, të korrurat e 25 prillit. Ndërsa Ditmir Bushati, që ditën e parë u ndryshuar si drejtës i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur me në asnjë aktivitet, në punët e PS. Ditmir Bushati ka disa mendime të tijat me të cilat unë nuk jam dakord, po këtu nuk ka asnjë problem. Nëse do të kishte punuar tokën do të ishte me shokët e vet. Dhe madje shumë nga ato që thotë nuk do i thoshte fare se aty ka qenë.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar caktimin e Fatmir Xhafës në vendin e 23 në listën për Tiranën. Ai tha se Xhafa e ka pranuar vetë këtë, si një sfidë, e megjithatë tha se me hapjen e listave ai ka mundësinë për t'u ngjitur në një pozicion.
"Është shumë e rëndësishme të nënvizohet se që nga fakti që ata që nuk kanë lënë gjë pa i bërë Fatmir Xhafajt, me të katër sytë, që nga syri i Saliut, Lulit, Monikës e Ilirit, ata janë tani shumë të shqetësuar. Shqetësohen se PS nuk po konsideron një vlerë kaq të madhe, ndërkohë që atij njeriu nuk kanë lënë gjë pa i bërë, duke shkuar përtej çdo limit moral, etik, njerëzor, dmth e kanë sulmuar si kafshë. Tani menjëherë ndjehen të lënduar dhe flasin në emër të opinionit. Kjo është për t’u nënvizuar, sepse është e rëndësishme që njerëzit ta mbajnë parasysh këtë. Për çfarë u lënduan këta? Kanë hallë se do humbasë PS, apo se PS është dobësuar? Përderisa unë erdha këtu dhe po e bëj këtë bashkëbisedim, sigurisht që nuk kam ardhur këtu t’i shmangem asnjë pyetje dhe do iu përgjigjem edhe pyetjeve që lidhen me individë.
Gjëja që më shqetëson është se flitet për lista fituese e jo fituese, ndërkohë që këtu është përmbysur koncepti. Këtu nuk ka në këndvështrimin tim dhe konceptimin mbi të cilin është ndërtuar skuadra nuk ka lista fituese e jo fituese, nuk ka vend për të vënë stenda e për t’i vënë njerëzit në stenda sipas historisë e kontributeve, që këta kanë dhënë në një segment apo në një segment tjetër. Kjo është ndeshje për të dalë përpara popullit për të ardhmen, apo kjo është një kohë kur po shkojmë në një panair që të ekspozojmë reliket dhe antiket dhe individët sipas historisë sonë. Kjo është shumë e thjeshtë. Skuadra ndërtohet për të fituar dhe maksimizuar rezultatin me të gjithë lojtarët që ka. Nëse doni të dini dhe nëse do flisja unë për Fatmir Xhafajn, atëherë çfarë mbetej për ju pastaj. I kam thënë gjërat siç i kam menduar dhe siç i mendoj edhe sot për Fatmir Xhafajn, kur shumica e jush ju qep nga mbrapa e nuk e la rehat. Sot, kundërshtarët janë shumë të shqetësuar, se ju ka dalë përballë një skuadër që as nuk e prisnin dhe as nuk dinë si ta luftojnë, se është një skuadër me shumë fuqi të reja e të jashtëzakonshme.
Kundërshtarët janë të shqetësuar se u ka dalë përballë një skuadër që nuk dinë se si ta luftojnë se është me fuqi të reja, që ka energji të jashtëzakonshme për këtë ndeshje, ndërkohë skuadra e PD nuk ka energji dhe ne kemi vënë të gjithë drejtuesit dhe figurat që kanë marrë nga PS pafundësisht vlerësime, mbështetje, promovime aty ku duhen në skuadër, kemi bërë ne ekspozitë dhe nuk është fronti i betejës te emrat e parë, por te objektivi, dhe aty shkon Gjenerali dhe jo gjithë trupa. Xhafa e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadrën në një pozicion ku sigurisht duhet të bëjë përpjekje për të thyer listën. Sepse nuk kemi ne një skuadër që është 1-19 që funksionon dhe më pas një eturazh që shkon nga pas, sot listat janë të hapura", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për largimet e disa figurave të Partisë Socialiste, ku tha se listat e kandidatëve për deputet nuk janë stenda për të vendosur vazo antike.
‘Ne kemi betejën me vetveten për tu bërë sa më të mirë në çdo hap dhe sa më të denjë për njerëzit. Ne kemi betejën për të fituar mendjen dhe zemrat e njerëzve. Ne nuk mundet dot të jemi njerëz që drejtojnë këtë forcë politike, bazuar në idenë që kemi për njëri-tjetrin brenda mureve. Ka shumë të tjerë që nuk janë brenda këtyre mureve dhe qëllimi ynë është të rrafshojmë muret ndarës. U bë këngë Rilindja apo PS, PS apo Rilindja. Është absurde se njerëz që e shohin një parti politike nga jashtë e të kërkojnë që të mos rilindë duke u hapur. Nuk janë dy gjëra të ndryshme është PS që ka detyrimin të vetëndryshojë, dhe faktikisht ky është një proces që ka ardhur duke u konsoliduar. Nuk kam asnjë diskutim, për disa nga miqtë shokët kolegët që kanë dhënë kontribut ndër vite, por nuk janë më. Ato e kanë vendin të palëvizshëm në sytë e mi. Sa jep ky për mua sot dhe jo ça ka bërë ky dje. Partitë politike janë për të votuar në lartësitë e sotme. Nëse unë nuk arrij të bëjë këtë për çfarë i duhem unë PS-së apo vendit. Vendi duhet ta dojë PS pa kushte. Skuadrat ndërtohen me lojtarët që janë më në formë dhe që janë në gjendje në atë moment të përballojnë kundërshtarin dhe të fitojnë ndeshjen. Nuk ka këtu histori të tjera. Nuk janë stenda listat e deputetëve për të vendosur vazot e antikitetit. PD ka ndërtuar një stendë me vazo antike. Kuptohet me fosile në këtë rast. Agron Duka se ka nxjerrë një ditë partinë nga garazhi. I duhet patjetër Agron Dukës të jetë deputet, se do të bëhet ministër Bujqësie prap, meqë ka më shumë pula seç ka çdo shqiptar tjetër, dhe ky si gjeli agrares do të futet tek PD se ska kotec tjetër që ta mbajë.’- tha Rama.
"Në PD nuk ka asnjë prurje të re, përveç Agron Gjekmarkajt. Natyrisht është kontribut i PD-së që largon nga klubet e natës mediatike një personazh turbullues për familjet por nuk besoj se është akt serioz për demokratët e Lezhës", tha Rama ndërkohë që përmendi edhe një deklaratë të një demokrateje nga Kurbini.
"Më bëri përshtypje deklarata e një zonje nga Kurbini, deklaratë interesante, kur thoshte që 'meqenëse ne nuk kemi një grua në lista do të votojmë kandidaten e PS-së'. Gratë në PD janë thjesht aty për të plotësuar kuotat ligjore", tha ai.
Kryeministri Edi Rama tha se në Tiranë, qytetarët do duhet të zgjedhin një nga 2 pensionistët, Sali Berishën ose Luljeta Bozon, teksa nuk ka nguruar që të komentojë me ironi ish-kreun e qeverisë.
"Jam unë i zhgënjyer, qytetarët e Tiranës kanë mundësinë të zgjedhin mes 2 pensionistëve Luljeta Bozos dhe Sali Berishën. Kjo është e reja që sjell PD për pensionistët. Për çfarë të votojnë Berishën? Për t'i marrë dhe të djegin palma? Shumë e habitshme dhe nuk dua të përmend emra të tjerë se nuk është çështje emrash, por fenomeni", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar një e nga një pjesën kryesore të emrave n listën e PD-së për Tiranën. AI është ndalur te Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, aleatët e Bashës që sipas tij janë futur në listë për të mos i ngelur hatri, dhe kurrsesi nuk mund të jenë skuadra fituse.
"Nuk shoh një skuadër që është futur për të fituar ndeshjen, por që në fushë të futen lojtarët që të mos i mbetet hatrit, ne jemi futur për të fituar ndeshjen, duke pasur të qartë objektin qark për qark që të kualifikohemi për të vazhduar për para. Në tiranë Kapiteni është Sali Berisha dhe ku janë me radhë një në 2 fosilet e Shqipërisë, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, dhe natyrisht Desdemona, Dash Shehi. Kjo është një skuadër që njëri të mos dehet në stol, tjetri të mos marrë stolin, tjetri të mos vjedhë stolin. Me këtë Shqipëria fiton? Më Fatmir Mediun? Me atë fitojnë pronarët që ka që ditën që vdiq Sabri Godo që i mori vulën e futi në xhep dhe me atë vulë vetëm një certifikatë prone, vendin si deputet në parcelën e PD-së, Shpëtim Idrizi, sekseri i Camërisë që zgjohet nga gjumi në orën dy dhe del i buhavitur dhe i hap luftë Greqisë dhe pastaj shkon zyrë më zyrë për të kërkuar vende pëllumbash në administratë që t'i shesë majtas e djathas. Vangjel Dule ca do në Tiranë, apo se nuk e voton më asnjë minoritet në Sarandë e Gjirokastër. Mesilën e kuptoj e kanë futur se do më lidhin mua me zinxhir pasi dogjën palmën të kryeministria", tha Rama.
Në pasqyrën që është duke i bërë listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, Kryeministri Rama përmendi pikat më të forta të asaj që ai e quajti 'skuadër e PS-së'.
Rama foli për vajzat dhe gratë kandidate, garën që është e hapur për të gjithë kandidatët si dhe alternativat që ai thotë se i janë ofruar komunitetit çam.
"PS bën një dallim të qartë mes forcave të tjera, në këtë proces që është historik në shoqërinë tonë por edhe fiziologjik në vetë PS-në të ngushtimit vazhdueshëm të hendekut gjinor. Ne kemi 10 gra nga 12 përfaqësues të shoqërisë dhe partisë në vendin e parë në çdo qark. 7 prej 12 përfaqësuesve në vendin e parë janë prurje të reja, janë njerëz që vijnë me kontribute në komunitet, me kontribute shoqërore që ndajnë me ne vizionin dhe bindjet mbi shoqërinë. PS ka një skuadër që e harmonizon mirë, se e mira s'ka fund, eksperiencën me energjinë e re të shoqërisë. Një skuadër që bosht të vetin ka PS-në por muskulaturë të veten ka shoqërinë. Është bërë debat i madh mbi përmbysjen e hierarkisë në lista. Askush nuk e ka pasur parasysh që ne i kemi hapur listat. Ata që trumbetonin listat e hapura janë mbyllur komplet. Që nga i pari në Tiranë deri tek i 36 janë në garë. Numërimi i votave do të japë një pasqyrë shumë të ndryshme mes nesh dhe formacioneve të tjera pasi në skuadrën tonë të gjithë numrat do të kenë vota. Ne i kemi ofruar për shembull në Tiranë komunitetit çam një alternativë të ndershme, përballë ofertës që i bën PD, që është alarmante. Të gjithë ata që i përkasin këtij komuniteti kanë më shumë se sa një zgjedhje, jo vetëm në Tiranë por edhe në qarqet e tjera ku ka komunitet si ai çam", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama shprehet se ka mbetur i zhgënjyer nga emrat e vendosura për kandidatë për deputet në listat e PD-së, e ndërsa zgjedh të mos komentojë LSI-në.
" PS e mishëron me formacionin e saj më shumë se asnjëherë më parë karakterin e vetë shoqëirisë. Kemi një skuadër të reflekton fuqinë tonë të vetëndryshimit që është pika e parë e manualit të drejtimit të PS. Nën drehtimin e Fatos Nanos e pikë referimi vetëndryshimin.kjo është e vetmja mënyrë për t'i qëndruar kohës. Skuadra e PD-së është pfff, zhgënjyese dhe për mua. Nuk besoj që kjo ishte maksimumi që mund të bënte PD pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet për shkak të një lideri pa karakter dhe pa vizion se nuk besoj që rrethi i perimetrit të influencës së PD të jetë aq i ngushtë dhe që të mos ketë të ofrojë më shumë sesa kaq. Pra nëse lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, afirmimi i fosilizimit është PD, ndërsa e LSI është lista e SPAK dhe OFL. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, më vjen keq për shumë të rinj dhe të reja që janë një enturazh si mezët rreth karkalecave të tiganit të Monikës, kurse karkalecat janë aty në qendër, afirmim i një katandije keq e mos më keq të një force politike që ka luajtur rolin e saj në proceset demokratike dhe sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e presidentit që shet dokrra dhe blen vota", tha Rama.
PO JE i hapur ti edi rama me grate,,,ke vendosur dashnoret e tua ne vende te sigurta per deputete,,,,nikollen ne lezhe ne vend te pare,,prandaj atehere kur u be greva e studenteve nuk e hiqje ,,,pastaj spiropalin,,manastirliun,,,dhe kumbaron qe te ka mbajtur dy vjet ne shtepi ne france,,,,,kujton ti mor budalla 1.98cm i gjate se populli yne i vogel nuk ti di te gjitha pislleqet....///.,,,tani eshte ne dore te popullit ta jape apo jo voten...
PërgjigjuNE vlore do te fitosh o edi rama,,,sa per durresin ka.in e gomarit do marresh,,,e ke shkatarruar durresin ne menuren me te poshter me ate palacon dako qe amerika e ka futur ne listen e zeze me shume te drejte,,,nga ish teuta e deri ne qerret te gjitha pallatet ne buze te reres te dhena nga dako dhe te tjeret para tij duhet te shemben dhe te zevendesohen me hotele dhe resorte,,,vafsh ne hell mor shkerdhata injorant vangjush dako,,,zoti vonon por nuk harron i sheh te gjitha do hakmerret per pislleqet qe ke bere ne durres.,nje vella ta mori..ate qe i ke bere ti durresit nuk i bere as pushtimi turk,italian,,gjerman te marre se bashku...po te te shikoj ndonje dite ne rruge do te peshtyj ne fytyre mor vemje e poshter...
PërgjigjuTe me zvendesoje me ndonje qe ja vlente nuk do me ngelej qejfi po te me zv ne listen e Vlores me Ilir Metajn kete nuk ta fal Edi.Thyefshi qafen
PërgjigjuTani ta shohim popullin si e don shqiprin!!!! Un nuk kam votua kurr dhe nuk jam me anjerin por kjo ashte ajo qe e kemi kerkuar ne..... te hikun ato kriminelat hajdudat e 30 vitieve e te vin te tjera! Pra me pak fjal Pd ka gjith ato te 30 viteve mos i votino!
PërgjigjuPOPULLI SHQIPTAR TE MOS JAPE VOTEN PER ASNJE NGA KETO PARTI HAJDUTESH E KRIMINELESH,,,,AS PER RAMEN MOS VOTONI,,,SE PO NA SJELL KRIMINELET NE PARLAMENT,,,TOM DOSHI ,,DHE RRAHMAN RRAHJA NUK DUHEJ TE ISHIN NE PARLAMENT ,,,KY RRAHJA KA NJE DJALE VELLAI NE BURG PER TENTATIVEN E VRASJES TE NJE PROKURORI,,,,,KY I ZGJEDH PER DEPUTET,,,NGA ANA TJETER KEMI SALIUN DHE LULIN QE VRANE NE 1997 DHE NE 2011 me mijera PROTESTUES ,,,PO ASHTU ILIR META FLITET SI VRASES I DRITAN PRIFTIT E NDONJE TJETRI,,,NE PERFUNDIM ASNJE NGA KETA PLEHRA NUK DUHET VOTUR...RRINI NE SHTEPI...OSE DILNI NEPER PARQE...
PërgjigjuFito. Dhe bej reformen ne administrate ashtu sic bere dhe reformen ne emrat per deputete. Mjaft me me drejtor militante dhe jasht profileve!!!!
PërgjigjuMorali...??? Fluturon gomari? Kush thote fluturon ka vendin e sigurte kush konteston e thote nuk fluturon mos shpresoj kot O rame pashai eshte partia qe nderron liderin dhe jo e kunderta ,ajo qe ti thua eshte ndermarje por private ama
Përgjigju“Ramses 3” asht tue perserit lodhshem se medemek Ditmir Bushati “Zbriti nga treni sapo u hoq si drejtues në Shkodër ...” ------------- O “Ramses 3” a ke harru a ban se ke harru, se ishe ti qi “per hater” t’Tome Doshit i imponove Ditmir Bushatit dhe Shkoders kandidaturn e Valdrin Pjetrit e dhe aq shum alibi protestave t’dhunshme t’Voltana Ademit n’kry t’vagabondave? ------------ O “Ramses 3” a ke harru a ban se ke harru, se ishe po ti qi per t’njejtat arsyna, “per hater” t’Tom Doshit, ke shkgatrru vite ma pare karriern politike te zojes Keti Bazhdari e t’grupit t’rinjve socialista e t’shkodranve qytetare. ----------- O “Ramses 3” a ke harru a ban se ke harru, se ishe po ti qi per t’njejtat arsyna, “per hater” t’Tome Doshit, e detyrove Ditmir Bushatin ta mbronte me za e figure pastertin e Valdin Pjetrit? Pse nuk i dole zot vet ti mar zotni pastertis t’Valdrin Pjetrit e t’Tome Doshit? E sot pa piken e turpit e qujte nji gabim t’vocerr. Aheran, pse t’u pat shkri dega e partis n’prezenc t’Tome Doshit, ani se ishte e asht deputet i PSDse? -------------- O “Ramses 3” a ke harru a ban se ke harru, se ishe po ti qi bane t’gjitha lojnat me kandidaturen e fort te Ditmir Bushatit per komisioner, vetem e vetem per me akumulu kapital personal tandin mes krenave t’OSBEse? ------------- O “Ramses 3” a ke harru a ban se ke harru, se je po ti qi per t’njejtat arsyna, “per hater” t’Tome Doshit, po e detyron Ditmir Bushatin e te tjere t’largohen ani pse, per Politiken, Socialistat dhe Shqipnine, nuk duhet me ndodh?
PërgjigjuPershendetje ,no koment , Edi eshte numer nje ne kete vend pas Skenderbeut ,sipas leximeve e filmave .por ky njeri do bej Shqiperin qe kaq shum e duam
Përgjigjuvec ti je i pagabueshem, i pa kontestueshe, ti je lideri, ti je udheheqesi, ti nuk ben gabime, vec ti mendon drejt, vec ti nuk di te ecesh mbrapsh, ti je drejtuesi, ndertuesi,
Përgjigju