Kandidati Donald Trump, Mjeku: Do
të ishte presidenti më i shëndetshëm

Kandidati Donald Trump, Mjeku: Do<br />të ishte presidenti më i shëndetshëm
Donald Trump gëzon shëndet të plotë dhe është mese i gatshëm për të garuar për kreun e shtëpisë së bardhë në zgjedhjet e nëntorit. Konfirmimi vjen nga mjeku i tij Dr Harold Bornstein i cili theksoi se iu deshën vetëm 5 minuta për të ekzaminuar mandatin.

“Zoti Trump do të ishte personi më i shëndetshëm që do të mund të zgjidhej president” u shpreh doktori i cili prej 25 vitesh kujdeset për 70 vjeçarin.

“Nga nxitimi,- shtoi doktori - pasi po më priste poshtë limuzina, kam frikë se disa fjalë nuk janë të përshtatshme për atë që doja të thosha”. E nëse Trump do të zgjidhet president atëherë do te jete presidenti më i vjetër në historinë e SHBA.

Por, me mjekun e Donald Trump nuk ndan të njëjtin mendim studimi më i fundit i udhëhequr nga doktori i Oksfordit Kevin Dutton. Sipas tij, miliarderi ka më shumë shenja çrregullimesh mendore sesa vetë Adolf Hitler. 

Gjendja shëndetësore e dy kandidatëve Trump dhe Clinton ka qenë një pike e fortë debati gjatë fushatës presidenciale . 

Trump shpesh herë e cilëson rivalen demokrate si të pafuqishme fizikisht. Por ish sekretarja e shtetit sipas mjekut të saj gëzon shëndet të plotë.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola