VLORE - Dritan Leli është kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane me profesion mjek fitoi bindshëm përballë kandidatit të djathtë për bashkinë e qytetit bregdetar. Genc Deromemaj mori vetëm 33 % të votave përballë 61 përqindëshit që garantoi Leli.

Për Bashkinë e Vlorës ishte në garë edhe kandidati i pavarur Vasil Bedinaj i cili mundi të marrë vetëm rreth 6 % të votave.

ne nje interviste per A1 Report deputetja socialiste Valentina Leskaj e vlerësoi fitoren në Vlorë rezultat të mirëqeverisjes, ndërsa numrin e vogël të pjesmarrësve në votime, zonja Leskaj e lidhi me emigracionin dhe eksodin.

Nga ana tjetër, sipas Leskajt, opozita ishte e dobët.

“Më vjen keq, kemi një opozitë kaq të dobët. PD nuk mundi të përshtatej me të qenit në opozitë”, tha Leskaj.

Bashkia e Vlores me heret drejtohej nga Shpetim Gjika.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)