Kandidati i koalicionit Berisha-Metës tha se do të helenizojë Himarën, reagon Shpëtim Idrizi: Të nisin hetimet për Fredi Belerin, po cenon integritetin territorial

Kreu PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar në lidhje me një intervistë të kandidatit të koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, Fredi Belerin, i cili theksonte se do të helenizonte Himarën e do të hapte shkolla greke atje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Idrizi shkuan se ene nuk e kupton se si ka akoma parti politike në Shqipëri që kandidojnë individë të tillë me një të shkuar kriminale.

Idrizi kërkon që organet e drejtësisë të nisin hetimin për ide të tilla që cenojnë integritetin territorial, Kushtetutën e tentojnë tjetërsimit historik e kulturor të jugut të vendit

'Fredi Beleri- Himara s’je ti! Refuzova ta mendoja si të vërtetë fillimisht intervistën e Fredi Belerit për gazetën greke Protthotema, sepse asnjë kandidat i ligjshëm nuk do guxonte të fliste e të shtronte si platformë të tijën helenizimin e Himarës…

Intervista vazhdonte kur flisnin për Vorio Epirin si një koncept natyral e askush nuk fliste për atë faqe turpi të Republikës së Zoografit e faktit që Vorio Epiri qëndron në themel të filozofisë genocidiale ndaj shqiptarëve , konceptit të megaloidesë

Më së pari më duhet ti them këtij palaços së Dules se Himara është tokë shqiptare, qe ne kohen e  mbretit Zog, Shqipëria i ka njohur zonat minoritare  të përcaktuar në Finiq e dhe Himara as ka qene e as do jetë ndonjëherë zonë minoritare, sepse s’ka asnjë kontiunitet metokeor me Greqinë .

Himara eshte dheu I burrave dhe grave shqiptarë që kanë ditur të ruajnë shqiptarinë si pakkush tjetër.

Së dyti, i kujtoj këtij individi të akuzuar për masakrën e Peshkëpisë të vitit 1995 dhe i dënuar me vendimin nr 224/24.9.2004 nga gjykata e Vlorës dhe më numër 302/26.12.2006 për dhunim të simboleve kombëtare se tezat e helenizimit të Shqipërisë dhe ajo kriminale e Vorio Epirit do marrin përgjigjen e duhur nga Himariotët më 14 maj.

Urgjentisht nxisim organet e drejtësisë të nisin hetimin për ide të tilla qe cenojnë integritetin territorial, Kushtetutën e tentojnë tjetërsimit historik e kulturor të jugut të vendit

Fredis Beleris…. Akoma nuk e kuptojmë se si ka ende parti politike Shqiptare që guxojnë të kandidojnë individë të tillë me të shkuar kriminale, por dimë që përballë ke gjithë ato burra dhe gra për të cilët Atdheu dhe Kombi është amaneti që i la Zoti kur I solli në tokë.

E më së fundi një thirrje vëllazërore….

Ti japim përgjigjen e merituar këtij andarti të kohëve moderne e ti vëmë fre çdo ideje të rrezikshme shoviniste të atyre që e kanë ende në duar gjakun e martirëve të Ҫamërisë.’- shkruan Shpëtim Idrizi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TAULANT: 10/05/2023 10:45

    O shpetim idrizi o malok camerie. Nuk ngeli Shqiperia te mbrohet prej "patriotizmit" tend vellavrases.

    Përgjigju
  • Iris: 10/05/2023 03:37

    E megjithate,kur t'a deshi interesi,qendruat ne te njejten llogore koalicioni me partine e Belerit !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari