Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Kukës, Admir Sinamati ishte në fshatin Novosej, ku nuk la pa kujtuar masakrën komuniste në këtë zonë.
jatë bashkëbisedimit të zhvilluar me banorët e Novosejt, Sinamati premtoi ndërtimin e “Unazës së bjeshkëve” dhe u kërkoi mbështetje në zgjedhjet e 14-Majit.
Ndërkohë Sinamati tha se zona e Novosejt por pjesa më e madhe e fshatrave janë lënë në harresë gjatë qeverisjes së Rilindjes.
"Pa rrugën Kukës-Shishtavec të ndërtuar në kohën e qeverisjes së Berishës e gjithë kjo zonë, nga Belet në Shishtavec, do ishte një shkretëtirë njerëzore dhe ekonomike. Largimi nga pushteti i kushtoi Shqipërisë, ku shumë fshatra mbetën pa u lidhur me rrugët kryesore. Ndër ta edhe Shtreza me Kollovozin", tha kandidati Admir Sinamati në takimin e zhvilluar me banorët e Shtrezës e Kollovozit.
Mungesa e një rruge vetëm 600 metër e gjatë, sipas tij i ka kushtuar Shtrezës braktisjen dhe varfërinë.
"Vetëm 600 metër rrugë. Ne synojmë ta fillojmë aty ku e lamë në 2013. Prioriteti ynë janë fillimisht rrugët, edhe pse nuk e kemi të lehtë të premtojmë ato gjëra që duhej të kishin përfunduar me kohë. Pushteti aktual, qendror dhe lokal, është i fokusuar tek fasadat dhe projektet 3D.
Realiteti do ndryshojë sa të marrim detyrën, ndaj vota për koalicionin Berisha-Meta është vetëm hapi i parë për rikthimin e vështrimit këtej, e më pas, punë të mëdha na presin!”, tha Sinamati.
Lajmi kryesor:
‘Vendoret’/ Beci premton ndërhyrje urgjente në infrastrukturë! Spahia: PS nuk është alternativë, s'ka punuar për qytetin
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.1%
-
Pak
81.3%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptarët bëjnë dializën falas në Gjakovë, ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë në Tiranë! Drejtori i spitalit thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Zbatoni protokollin
25 Mars, 14:52
-
‘Report TV’ në kufrin e vjetër Shqipëri-Kosovë, tharja e liqenit nxjerr në pah piramidën e rrënojat! Banorët rrëfejnë terrorin në diktaturë
24 Mars, 09:18
-
I dërgonte mesazhe denigruese dhe kërcënuese një gruaje, arrestohet 39-vjeçari në Kukës! I theu edhe xhamin e makinës
22 Mars, 13:49
-
Unaza Veriore e Kukësit, një investim i papërfunduar! Punimet u ndërprenë para 7 vitesh
22 Mars, 13:42
-
Aksidenti me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët në protestë: Rruga kushtoi 1.5 milionë euro, nuk ka trotuare, ndriçim as kufizues shpejtësie
22 Mars, 11:29
-
Fier/ Nxënësit lënë mësimin për panairin e punës, Bardhi: Balluku po i keqpërdor për fushatë! SPAK të hetojë krimet elektorale
21 Mars, 16:36
-
Automjeti përplas çiklomotorin në Kukës, ndërron jetë në spital 51-vjeçari! Vihet në pranga drejtuesi 20-vjeçar (VIDEO)
21 Mars, 08:47
-
VKM e qeverisë/ Central fotovoltaik në territorin e aeroportit të Kukësit, e ndërton i njëjti koncesionar
20 Mars, 21:17
-
Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 44-vjeçari nga Kosova
20 Mars, 10:07
-
Tentoi të fuste 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari në Kukës
17 Mars, 08:19
-
Personazh/ Jeta e vështirë e blegtorëve në Has! Dina: 3 km çdo ditë për të kullotur delet, edhe maleve u kanë dalë pronarët
16 Mars, 15:49
-
Kukës/ Radhë të gjata kamionësh në Morinë, procedurat doganore krijojnë kaos në transportin e mallrave në Vërmicë
13 Mars, 17:50