Kandidati i dyshes Berisha-Meta për bashkinë Kamëz Arjan Hoxha nuk njeh rezultatin e votimit elektronik në zgjedhjet e 14 majit. Pas humbjes përballë Rakip Sulit, Hoxha ka shkuar para ambienteve të KQZ, ku thotë se është kryer shkelje nga qeveria e Ramës dhe provat që kanë do i dorëzojnë në KQZ dhe KAS që të hapen të gjitha kamerat.
“Kemi pamje filmike, shkëmbime në komunikim Whatsapp dhe mes individëve të pavarur që thonë votova për Arjan Hoxhën dhe më doli Rakip Suli. Kemi qytetarë që thonë e lashë pa përfunduar se nuk punonte. Kërkoj të bëhet ndjekje penale”, tha Hoxha.
Në daljen për mediat tha se do të kërkojnë ballafaqim të votimit elektronik me atë të printuar, do kërkojnë listat, grup ekspertësh të huaj. Sipas Hoxhës është kryer shkelja e Kodit Zgjedhor dhe rezultati ishte i paracaktuar përmes një formule ndaj pretendon se nuk janë marrë parasysh votat e qytetarëve.
“Më 14 maj votuesit kanë qenë pjesë e një masakre zgjedhore e parafabrikuar me anë të makinerive që kanë bërë identifikimin elektronik. Sot është deklaratë publike e inicuar nga FRPD që kanë bërë fushatë dinjitoze, kemi trokitur në çdo derë e kemi gjetur mbështetjen masive dhe sot në Kamëz është gjendje dramatike, zhgënjyese, e padurueshme se askush nuk e beson rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.
S'ka asnjë logjikë statistikore, elektorale. Kjo ka vetëm një formulë të paracaktuar, rezultat të paracaktuar ndaj ne do të inicojmë të gjithë ankesat tona në KAS, KQZ, do kërkojmë të ngrihet grup ekspertësh të huaj se kredibiliteti dhe besueshmëria tek institucionet ka rënë. Po ngremë zërin se kjo i shërben të gjithë Shqipërisë. Ky është sistem pilot që s’ka ndodhur në asnjë palë zgjedhje. Po të lexoni votat, rezultati janë pritshmëritë tona. Si ka mundësi? Çfarë ndodhi në Kamëz? Kjo ishte vetëm formulë e paracaktuar. Të gjithë qytetarët e ndjejnë veten të tradhtuar dhe asnjëri nuk ndihet i përfaqësuar ndaj nuk i heq pikë as presje intimidimit. Është skenë krimi, të vihen nën sekuestro. Duhet një orë e më parë që pajisjet nëse nuk janë shkatërruar, të sekuestrohen se janë në interesin publik”, tha Hoxha.
Në rast se pasi të verifikohet gjithçka dhe pas votimit me fletë rezulton sërish humbës, Hoxha thotë se i jep dorën kundërshtarit dhe largohet përfundimisht nga gara.
E mer arjan ti as per polic nuk ben,njeri i paafte dhe pa zemer,e more ne qaf arber papleken ne elbasan dhe tani qe humbe fajtorin e kerkon tek tjeret,shif lexo ndonje liber,bej ndonje pune,dhe me pas konkuro per ndonje administrator pallati se aq kapacitet e burreri ke.
PërgjigjuKY ISHTE NE ELBASAN NE 2021 ME PAPLEKEN....
PërgjigjuKARAGJOZET E BF (BASHKE FUNDOSEMI)...
PërgjigjuLAN NAM , JA KU E TREGON SALI BERISHA DHE HUMBESIT E TIJ , QE NUK PRANOJNE REZULTATIN QE JANE TE ETUR DHE I DUHET ME DOEMOS PUSHTETI SE JANE MESUAR TE VJEDHIN NE KOHEN E SALIUT SI VOTEN DHE MBUSHEN XHEPAT , DHE E LANE VENDIN NE HARRES DHE AKOMA ASHTU BEN KANDIDATET PER KRYETAR TE BASHKEFITOJME KU NDAN GRUPET PER BLERJEN VOTES . ZHDUKU SALI BERISHA TY NUK TE VOTOI VENDLINDJA ,
Përgjigju