Prezantohet zyrtarisht para strukturave të PD Durrës, kandidati Luan Hoti, i cili është përfshirë në garën për zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetarin e bashkisë. Pasditen e sotme, në selinë e PD Durrës, në praninë e dy nënkryetarëve Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj u bë prezantimi i Hotit vetëm një ditë, pasi kryesia e PD zgjodhi 6 kandidaturat me të cilat do të përfaqësohet në 6 bashkitë e vendit.
Takimi u hap nga nënkryetarja Grida Duma, e cila gjatë fjalës së saj u ndal në vlerat që përfaqëson kandidatura e Luan Hotit, jurist në profesion, si personi më i përshtatshëm për t’u zgjedhur në krye të bashkisë Durrës pas një qeverisjeje më shumë se 2 dekada të PS-së.
Sipas Dumës, përzgjedhja e kandidaturës së Hotit u bë pas një përzgjedhjeje dhe konsultoje të gjerë mes strukturave të PD-së lokale. Njëkohësisht Duma theksoi se në mbështetje të Hotit do të vijë nga kryeqyteti një trupë e gjerë e strukturave qendrore, me qëllim dhënien e të gjithë suportit të nevojshëm për të arritur objektivin final, fitoren e bashkisë Durrës.
Ndërsa kandidati Hoti, i cili mban edhe postin e kreut të komanduar të degës lokale, u shpreh se ndihej i privilegjuar nga besimi që i kanë ofruar të gjitha strukturat dhe njëkohësisht premtoi se më 6 mars, bashkia do t’i rikthehet qytetarëve.
“Ndihem i privilegjuar që më besuat unanimisht këtë detyrë kaq të respektuar, për të drejtuar bashkinë e qytetit tonë. Kam besimin e plotë që duke e njohur mirë që nga baza deri tek kjo kryesi të gjithë familjen tonë politike të Partisë Demokratike, të gjithë së bashku më 6 Mars do të jemi fitues të kësaj bashkie. Fillojmë fushatën tonë për ta kthyer bashkinë në shërbim të këtij qyteti kaq të bukur turistik, nga më të mirët në rajon, pasi gjendja e këtij qyteti tashmë dihet”, tha kandidati për kreun e Bashkisë së Durrësit, Luan Hoti.
Për nënkryetarin e PD-së, Agron Gjekmarkaj, përzgjedhja e Hotit për garën e 6 marsit, është përzgjedhja e duhur, sepse vetëm kështu Durrësi do të shpëtojë nga kthetrat e mafias së betonit, për t’u kthyer në një bashki të qytetarëve dhe për qytetarët.
Partia Demokratike prezantoi kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar të bashkisë së Lushnjës, Indrit Sefa. Prezantimi u bë në selinë e PD, Lushnjë para strukturave të degës nga drejtues kryesorë të PD, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, nënkryetari Enkelejd Alibeaj, kreu i degës dhe deputeti Saimir Korreshi, drejtues të PD në qark si dhe anëtarë të kryesisë qendrore.
Në prezantimin e tyre drejtuesit demokratë e vlerësuan kandidaturën e Indrit Sefës si të duhurin për Lushnjën dhe shprehën bindjen se ai do ti kthejë dinjitetin që meriton kësaj bashkie. Vetë kandidati Sefa tha se së bashku demokratët do të sjellin fitoren për lushnjarët dhe Lushnjën e keqpërdorur këto 15 vite nga PS.
"Tani, nuk e mohoj që jam i emocionuar dhe ndihem shumë i emocionuar, e iu falenderoj të gjithëve nga zemra për këtë prezencë dhe entuziazmin. Jam shumë koshient që është një sfidë e madhe për mua, për secilin prej jush, për secilin, për gjithë ne. Dhe qëllimi jonë de rezultati i kësaj do të jetë bashkia e Lushnjes, dhënia e një fitoreje demokratëve që kanë kaq shumë vite që e presin, që e mendojnë, dhe që nuk kanë patur mundësi për ti shërbyer qytetit të tyre. 15 vite në drejtim të partisë socialiste, kjo bashki është keqpërdorur, njerëzit janë keqpërdorur, njerëzit nuk kanë marrë shërbim, dhe jo se ata nuk kanë njerëz të mirë, por është vetë ideali i tyre për ti trajtuar njerëzit në atë mënyrë dhe në këtë formë. Sa herë e ka patur partia demokratike këtë bashki , sa herë iu ka shërbyer partia demokratike njerëzve, kanë qenë një mundësi e artë për tu ardhur në ndihmë dhe për tu shërbyer. Unë iu garantoj diçka. Unë e di që ju të gjithë e shikoni si sfidë të vështirë, por premtimi, kjo do të jetë më e ëmbla fitore që ka pasur kjo bashki dhe të gjithë bashkë, në datë 7 do festojmë te gjithë bashke, me demokratët e bashkisë së Lushnjes, gjatë turit të falenderimit që do bëj me ta, për mirënjohjen që kemi për çdo demokrat, sepse në fund të ditës kjo nuk është vetëm e demokratëve"u shpreh Sefa.
Suksese In Drit ju jeni nje njeri jo vetem i mire por dhe i zoti per te drejtuar Bashkine e Lushnjes. Te gjithe antaret e simpatizantet e PD Darsise jane me ju. Mos u beni merak per disa rrjedhje te vogla por dhe ata do te behen pishman. Fitore Indritit fitore e Lushnjes
PërgjigjuIndrit je humbes pa fillur ndeshja.me lulin dhe salen do te merni ngjalen.