Kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi i cili doli i dyti në renditje pas PS, tha se përgjegjësinë e humbje e ka vetë dhe jo Basha. Ai madje bëri me edhe deputetët e PD, ku asnjëri nuk i qëndroi në krahë gjatë fushatës, por vinin aty sa për foto dhe ikin. Gjatë mbledhjes që po zhvillohet me dyer të mbyllura në selinë blu, Saraçi tha se PD kishte përballë qeverinë dhe foltoren dhe se në Rrogozhinë kishte shitblerje të votave.
"Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë pare e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash. Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkojë llogari deputetët që nuk vinin për fushatë po për foto", tha Saraçi.
Edhe Rezart Kthupi, drejtues shtabi i PD Durrës ka sulmuar Grida Dumën, e cila një ditë më parë kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës. Sipas tij, Duma u delegua me shumë pushtet në Durrës, por ajo vinte një herë në tre ditë.
“Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet t’ju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e degjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet tju them qe ishim vetem. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente”, tha Kthupi
Lajmi kryesor:
Deputetët i kërkuan dorëheqjen Bashës, i dalin në mbrojtje krerët e degëve: S'është faji yt, humbja përgjegjësi e jona dhe e deputetëve që s'bënë fushatë, por vinin për foto (Debati i plotë)
I.K/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
43.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
'Studio Live', Besart Logu zbulon në Report Tv: S'jam më pjesë e Bashës, bashkohem me PD-në e Berishës! Meçe: Basha e Berisha bënë lojë 4 vite
27 Janar, 18:22
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30