Deputetët i kërkuan dorëheqjen Bashës, i dalin në mbrojtje krerët e degëve: S'është faji yt, humbja përgjegjësi e jona dhe e deputetëve që s'bënë fushatë, por vinin për foto (Debati i plotë)

TIRANË- Nga një mbledhje plot kritika një natë më parë me deputetët e PD-së ku kërkesa e të gjithëve ishte që Lulzim Basha të jepte dorëheqjen dhe të zhvillonte zgjedhjet të reja brenda partisë pas humbjes drastike në zgjedhjet e 6 marsit, sot në takim me krerët e degëve në selinë blu duket se kryedemokrati është ndjerë më komod, pasi një pjesë e tyre i kanë dalë në mbrojtje. Kandidatët e PD në zgjedhjet e 6 marsit, humbjen drastike të PD nuk ia kanë faturuar Bashës por deputetëve të tij, të cilët sipas tyre ata nuk punuan gjatë fushatës me qytetarët në terren, por shfaqeshin vetëm për të bërë foto.

Xhemal Bushati i cili kandidoi në Shkodër, Ferdinant Saraci në Rrogozhinë dhe Luan Haka që kandidoi në Dibër tha se zgjedhjet u blenë nga qeveria dhe Foltorja që kishin përballë dhe se Basha nuk ka përse jep dorëheqjen, por t'i kërkojë llogari të tjerëve për humbjen në 6 mars. Edhe nënkryetari i PD në Lezhë, Fran Frrokaj ka kritikuara deputetë që nuk shkojnë  për të punuar por për t'u dukur me versaçe. Ndërsa Mark Ruç, kryetar i degës Mirditë tha se "duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje, të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të logjikojmë", ndërsa për humbjen e thellë në zgjedhjet e 6 marsit, ai tha se kandidatët e PD u përballuan një garë të pabarabartë.

Nga ana tjetër vetë Basha tha se përgjegjësi për humbjen kanë të gjithë, por që tashmë PD duhet të tejkalojë kultin e individit dhe të përgatitet për betejën e radhës pas një vit që janë zgjedhjet vendore në të gjithë vendin.

"Përgjegjësia bie tek te gjithë, por fillon edhe me mua. Secili duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të tejkalojmë kultin e individit, për t’u bere gati për betejën e ardhshme", tha Basha me krerët e degëve të PD në selinë blu.

Kryetari i degës Fier, Agron Kapllanaj tha se Berisha përdori lekët e pista për të blerë vota dhe duket se ia arriti qëllimit, ndërsa shtoi se kanë lëvizur makina me lekë për si të Berishës dhe Ramës për të siguruar votat.

mbledhjen e  djeshme, një pjesë e deputetëve i kërkuan largimin nga drejtimi i demokratëve, si forma e vetme për të shpëtuar partinë. Ky zemërim në radhët e demokratëve erdhi pasi Partia Demokratike në drejtimin e Lulzim Bashës pësoi humbjen e 6 radhazi në zgjedhje. PD-ja doli forcë e 3-të në 5 Bashki (përveç Rrogozhinës), duke u mundur jo vetëm nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, por edhe nga ish-aleati i tij, Sali Berisha që i mori Bashkinë e Shkodrës me Bardh Spahinë. Basha refuzoi që këtë ta quante humbjen e radhës, duke thënë se ai "nuk kishte humbur në jetën e tij asnjë garë, por thjesht ishte përballur me masakra elektorale" e ku 6 marsin e quajti 'kurth'.

Debatet e plota në mbledhje:

Kandidati i PD për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi: PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm dash Sula la qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë parë e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash. Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkojë llogari deputetët e. Nuk vihet në fushatë për foto. Nuk keni faj ju pse humba unë. Kemi faj unë dhe ata deputetë që ishin. Janë dhënë leke. Unë kaq kisha mundësi. Ata që të kërkojnë llogari ty, ti kërkojnë llogari vetes. Jap dorëheqjen, përgjegjësinë e mbaj vet.

Kandidati i PD për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati: Unë e kam filluar fushatën për qytetarët, si një fushatë për qeverinë vendore. Në Shkodër kishim qeverinë, administratën, PSD e Foltore. Kishim bashkinë, LSI, presionin e Bashkisë ndaj qytetarëve më shumë se askush. Ju kërkoj me modestinë time, ashtu siç ishim në gjithë Shkodër, ta shëtisnin krejt Shqipërinë. Kryetarja e bashkisë bënte presion për vota. T’i harrojmë këto debate tani. Duhet mendojmë për nesër.

Kryetari i degës Fier, Agron Kapllanaj: Berisha në këto zgjedhje ia arriti qëllimit, e kishte jeta a vdekje, leket. Nuk i mbaronin, me sa duket “duart e pastra” paskan bërë punën e vet. Duhet të marrim masa për te ndalur shitblerjen e votës, kemi komisionin për reformën zgjedhore dhe ate territoriale, te bëjmë ndryshime për te ndalur këto fenomene. Nëse nuk e ndalojmë Nuk do te ketë ndryshim, sepse nuk po i mbarojnë leket Berishes, imagjino Edi Rames. Lekët e Berishës e të Ramës nuk mbarojnë kurrë. Po rritet çmimi i votës. Foltorja bleu vota e komisionerë. Kanë lëvizur foristrada me lek.

Kandidati i PD për bashkinë Dibër, Luan Haka: Me atë bandë që ka qenë në Dibër, të gjithë ministrat kanë qenë në Dibër dhe e dinë të gjithë sa është bërë pagesa për një votë në Dibër. Basha ka bërë fushatë.  Pse Basha duhet ta mbrojë votën në Dibër? E gjithë administrata ishte në Dibër. Kjo nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje.Nuk  ka qenë një fushatë, ne jemi përballur me banda. Jo vetëm me të ramës por edhe me të Sali Berishës. Të gjithë fushatën foltorja e kishte me ne. Lekë për të blerë demokratë. Pastaj kishim 3 ministra të ps që rrinin në 3 hotele të ndryshme. Votuesve u bëhet presion me një asistencë sociale. Shpërndanë naftë 3 ditë e fundit tek fermerët. Gjithë policia nëpër rrugë me presione

Kryetari i Partisë Demokratike në Mirditë, Mark Ruçi: Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të llogjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të pabarabartë.

Nënkryetari i PD në Lezhë, Fran Frrokaj: Falënderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me Versaçe, por të shkojnë për të punuar, duhet të kthjellohemi e të gjykojmë. Të gjithë harrojnë se Berisha është non grata dhe sulmojnë PD. Ne nuk jemi për kryetarin dhe as atë që do vijë nesër, por jemi për PD. Vendimi i fundit që duhet të mendosh dorëheqjen kryetar. Duhet ta harrosh dorëheqjen. Në 2013 nuk ke humbur ti, por Sali Berisha me 1 milion vota kundër. Kishte krejt shtetin, por humbi me 1 milion vota kundër. Koha tregoi se Berisha Nuk kishte ikur kurrë, këtë e tregon edhe lista e deputetëve. Ai është non grata jo Basha. Te kam kërkuar që të mos e fusje në liste në 2017, mire bërë qe nuk më dëgjove. Por plaku nuk është në gjak me ne, është me Amerikën. Turpi është i tij që flet me atë gjuhë. Jemi parti euroatlantike, nuk bëjmë dot pa SHBA. Mediat janë në sulm anti- Basha, anti -pd, anti -demokraci. Mos e mendo dorëheqjen, është vendimi i fundit që duhet të mendosh, nuk është zgjidhje. Kapiteni ikën i fundit, jemi në një anije.

Kryetari i Partisë Demokratike dega Kurbin, Behar Haxhia: Falenderoj kandidatët që e morën përsipër këtë përballje. Ku fitohet përballë këtij pushteti. Nuk e mendoj dorëheqjen time dhe as ti s’duhet të mendosh dorëheqjen. Nuk duhet te kishim hyre ne zgjedhje, se ishin kurth. Duhet te na mbushesh mendjen ne qe te japim dorëheqjen pastaj mund te mendosh t’i për dorëheqjeje. Jane 6 bashki, nuk ke pse jep dorëheqjen. Nuk ke pse merr vendime me deputet, se i kemi bere ne deputete.

Kryetari i PD, Dega Mat, Arjan Lika: Të gjithë armiqtë duke na gjuajtur ne, ndërsa ne duke gjuajtur njëri-tjetrin. Trekëndëshi Bermudës e caktoi vet kush del i pari e kush i fundit. Kandidatët mos të mërziten fare, bravo u qoftë që e morën përsipër këtë përballje. Deputetët dhe drejtuesit të bëhen më pranë njerëzve. Nuk duhet gjuajtur me gurë të parin e shtëpisë tonë. Ja e hoqëm, vjen një I ri. Si do e zgjidhë problemin me Sali Berishën. Ai (Berisha) nuk e zgjidh dot problemin me Amerikën. Ju bëj thirrje ta mbështesim Lulzim Bashën. Me 9 shtator mori një vendim për të mirën e kësaj shtëpi. Duhet të punojmë, reflektojmë. Nuk është situatë e mirë, por duhet të vazhdojmë fort përpara. Jemi ne gjendje lufte. Po si è jep dorëheqjen tani nga nënkryetar partie, nga nënkryetar kuvendi, tani ne lufte? Po te ishe ne pushtet do ta jepje dorëheqjen? Nuk behet keshtu, deputetet duhet te jene me pranë njerëzve. Sot me shume se kurrë ta mbështesim kryetarin. Vendimin e 9 shtatorit Nuk e mori për veten, por e beri për te mirën e çdo demokrati qe sot po vuan. Te vazhdojmë fort përpara.

Flamur Hoxha: Dua të falënderoj kandidatët që morën këtë sfidë. Hynë në një garë sakrifikuan shumë. Fjala deputet para jush nuk flet. Kryetar nëse ka dikush që duhet të ngrejë zërin jeni ju dhe kryetarwt e degëve. Nëse vendosim këtë standard nisim rrugën e riorganizimit. Strukturë, rinia e ardhmja. Duhet rinuar strukturat. Duhet që kryetarët e degëve të pyeten për gjithçka në degët e tyre. Kryetarët e degëve Duhet të pyetën e të marrin përgjegjësi për listat e kandidatëve që zgjedhin për deputetë.

Kryetarja e degës 2 në Tiranë, Mirlinda Çollaku: Në Vorë mekanizmi që përdor PS, u sofistifikua çdo ditë. Paguajnë për të sjellë votuesin në votim. Duhet t’i bindim shqiptarët që PD nuk është individi, por ajo partia e madhe që ka qenë. Kjo duhet bërë duke folur me njerëzit.  

 Kryetari e degës 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi: Në Vorë pashë bashkëpunimin Berisha-Rama-Meta dhe bandat.  Njerëzit ishin të frikësuar. Ishte gjithçka e mbyllur. Njerëzit kërcënoheshin nëse ishin votues të PD. Përçarja e PD i jepte fitoren PS dhe këtë bënë.

Rezart Thupi, drejtues i fushatës së Luan Hotit në Durrës:  Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet t'iu them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e dëgjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua  takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet t'iu them qe ishim vetëm. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente

Kryetari i degës Sarandë, Vesel Koçia: Meta e Berisha organizuan zgjedhjet për të goditur PD. Deputetët ngelën nëpër tv e konferenca I lanë njerëzit më rënie të lirë. Nëse kryesia dhe deputetët të ishin seriozisht në terren, nuk do të kishim këtë rezultat. Duhet organizim I strukturave. Mbështes riorganizimin dhe kthim në terren

Kryetari i degës Malësi e Madhe, Anton Kokaj: Duhet të dalim te njerëzit. Kemi kohë me reflektuar, edhe me e drejtuar gishtin tek ju zoti Basha. Por duhet të gjykojmë me qetësi. Kishim dy palë që donin me na hëngër, PS e foltorja. Foltorja ka bashkëpunuar me PS në Shkodër në çdo qendër votimi me përllogaritje. Kandidatët tanë kanë vlerë

Kryetari i degës Krujë, Sabah Sheta: Duhet të qëndrojmë. Shoh të gjithë këta burra e gra të përkushtuar. Nuk na duhen ata të selfie e Facebook, të na hiqen sysh.  Na duhen njerëz të përkushtuar të ecim para.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
Bushati: Voltana Ademi bënte presion për vota! Basha të ngre zëri dhe t'u kërkojë llogari deputetëve

Kandidati i PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati ka akuzuar Volta Ademin se gjatë fushatës ka bërë presion për votat që të votonin Bardh Spahinë, kandidatin e Berishës. Ai tha se PD u përball në Shkodër me qeverinë, foltoren, LSI, PSD, baskinë. Bushati tha se Basha duhet të ngre zërin dhe t'u kërkojë llogari deputetëve.

"Unë e kam filluar fushatën për qytetarët, si një fushatë për qeverinë vendore. Në Shkodër kishim qeverinë,  administratën, PSD e foltore. Kishim bashkinë, LSI, presionin e Bashkisë ndaj qytetarëve më shumë se askush. Ju kërkoj me modestinë time, ashtu siç ishim në gjithë Shkodër,  ta shëtisnin krejt Shqipërinë. I kam bërë thirrje demokratëve të bashkohemi, nuk duhet të ndahemi. Kryetarja e bashkisë bënte presion për vota. Duhet t'i japim shpresë njerëzve. Ngrije zërin kryetar. Kërkoju llogari", tha Bushati.

Ora 19:42
Kreu i degës së PD Mat: Mos të gjuajmë me gurë Bashën, problemi ynë është Berisha

Kreu i degës së PD Mat, Arjan Lika, i ka dalë në krah Lulzim Bashën, duke theksuar se problemi i demokratëve nuk është ai, por Sali Berisha. Në mbledhjen me kryetarët e degëve, Lika u shpreh se nuk duhet gjuajtur me gurë Basha, duke bërë thirrje demokratëve për ta mbështetur atë.

"Të gjithë armiqtë duke na gjuajtur ne, ndërsa ne duke gjuajtur njëri-tjetrin. Trekëndëshi Bermudës e caktoi vet kush del i pari e kush i fundit. Kandidatët mos të mërziten fare, bravo u qoftë që e morën përsipër këtë përballje. Deputetët dhe drejtuesit të jenë më pranë njerëzve. Nuk duhet gjuajtur me grurë i pari i shtëpisë tonë. Ja e hoqëm, vjen një i ri. Si do e zgjidhë problemin me Sali Berishën. Berisha nuk e zgjidh dot problemin me Amerikën. Ju bëj thirrje ta mbështesim Lulzim Bashën. Me 9 shtator mori një vendim për të mirën e kësaj shtëpi. Duhet të punojmë, reflektojmë. Nuk është situatë e mirë, por duhet të vazhdojmë fort përpara", tha ai.

Ora 18:40
Kandidati i PD për Rrogozhinën dhe drejtuesi i shtabit në Durrës sulmojnë Dumën: S'erdhe njëherë për fushatë, por vetëm për foto

Kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi i cili doli i dyti në renditje pas PS, tha se përgjegjësinë e humbje e ka vetë dhe jo Basha. Ai madje bëri me edhe deputetët e  PD, ku asnjëri nuk i qëndroi në krahë gjatë fushatës, por vinin aty sa për foto dhe ikin. Gjatë mbledhjes që po zhvillohet me dyer të mbyllura në selinë blu, Saraçi tha se PD kishte përballë qeverinë dhe foltoren dhe se në Rrogozhinë kishte shitblerje të votave.

"Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë,  por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë pare e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash. Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkojë llogari deputetët që nuk vinin për fushatë po për foto", tha Saraçi.

Edhe  Rezart Kthupi, drejtues shtabi i PD Durrës ka sulmuar Grida Dumën, e cila një ditë më parë kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës. Sipas tij, Duma u delegua me shumë pushtet në Durrës, por ajo vinte një herë në tre ditë.

 “Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet t’ju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e degjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua  takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet tju them qe ishim vetem. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente”, tha Kthupi

Ora 17:39
Dolën të fundit në zgjedhje, kandidatët e PD për Dibrën dhe Shkodrën mbrojnë Bashën: Votat u blenë, kryedemokrati s’duhet të japë dorëheqjen

Luan Haka dhe Xhemal Bushati, edhe pse humbën në zgjedhjet për kryetar të bashkisë në Dibër dhe Shkodër, i kanë dalë në mbrojte Lulzim Bashës. Në një kohë kur vetë mbështetësit më të ngushtë të Bashës po i kërkojnë të mbajë përgjegjësi dhe të jap dorëheqjen pasi PD doli forcë e fundit në zgjedhjet e 6 marsit, Haka dhe Bushati shprehen se BAsha nuk ka pse të jap dorëheqjen.

Pak para se të nisin mbledhjen në selinë blu me kryedemokratin Lulzim Basha, Luan Haka kandidati i PD për kryetar bashkie në Dibër tha se një bandë ka qenë e pranishme, duke bërë që ai të mos fitonte zgjedhjet. Sipas Hakës humbja erdhi si pasojë se në Dibër janë blerë votat.

“Me atë bandë që ka qenë në Dibër, të gjithë ministrat kanë qenë në Dibër dhe e dinë të gjithë sa është bërë pagesa për një votë në Dibër. Basha ka bërë fushatë.  Pse Basha duhet ta mbrojë votën në Dibër? E gjithë administrata ishte në Dibër. Kjo nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje.”, tha Haka.

Edhe Xhemal Bushati i cili kandidoi për bashkinë Shkodër, tha se Basha nuk duhet ta japë në asnjë mënyrë dorëheqjen nga drejtimi i selisë blu. Bushati tha se lidership më të ri se Lulzim Basha nuk ka deri më tani në Partinë Demokratike edhe pse sipas tij, do të bëhet një analizë për atë çfarë ndodhi në zgjedhjet e pjesshme vendore.

A duhet të japë dorëheqjen z. Basha?

Bushati: Në asnjë mënyrë. Ne dhamë modelin më të mirë. Do bëjmë analizën e zgjedhjeve dhe do dalin problematikat. Më i ri se z. Basha s’ka lidership

Ora 17:39
Tha se do jap dorëheqjen nëse Berisha fiton Shkodrën, Agron Kapllanaj: Jam nxituar

Kryetari i komanduar i PD në Fier, Agron Kapllanaj duket se nuk do e mbajë fjalën që dha se do të jap dorëheqjen nëse Bashkinë Shkodër e fiton Berisha. Sot që tashmë kjo është fakt, i pyetur nga gazetarët Kapllanaj justifikohet me një fjalë "u nxitova".

"Sa i takon deklaratës sime që kam thënë që jap dorëheqjen nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën ndoshta jam nxituar", tha ai.

Lidhur me humbjen e thellë që pësoi në bastionin historik të PD-së, Kapllanaj tha se Shkodrën nuk e humbën, por e fitoi aleanca e së keqes Berisha-Rama-Doshi.

"Shkodrën se humbi PD e fitoi Berisha Edi Rama dhe Tom Doshi", tha Kapllanaj.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faksj: 09/03/2022 02:01

    Me cfare te drejte dhe cfare kualifikimesh u zgjodhe kandidat Z. Bushati? Pse ju ne fletvotim dhe jo dikush tjeter? Ju ka vajtur ne mendje valle qe Lul Basha eshte “kale troje” per PD-ne? Po u fuqizua PD, cfare mendoni se i ndodh sistemit Ramist o Z. Xhemal Bushati? Rreth fushates suaj, jo se kandidatet e tjere ishin me te mire, por cfare ishte mesazhi i juaj per votuesit? Cfare the qe do beje per Shkodren qe prisje te fitoje?

    Përgjigju
  • Shtepia e hajnise: 08/03/2022 22:58

    Pd-ja e Bashes edhe pa bashen nuk merrte dot asnje bashki. Rrefehuni me fakte ne SPAK ju te pd cfare dini per berishen,ilirin,moniken,p.vasilin te vene ne Hage,Rec e burg dhe atehere do te shikoni se sa demokrate te thjeshte do te votojne per pd-ne( e cilesoj, lereni menjane Lulin),opozitarizmi nuk eshte berisha,meta,monika &co, por shpirti demokrat qe nga 1992.

    Përgjigju
  • Brut: 08/03/2022 20:41

    Po derisa te kete budallenj dhe langej si puna juaj dhe pas 100 humbjeve ska per te ikur ai...

    Përgjigju
  • Göthe: 08/03/2022 19:47

    Jo Basha nuk duhet te jap ne asnje menyre dorheqjen, por duhet cuar ushtare ne Ukraine ngaqe eshte edhe i ein.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë