Kandidati i PD-së: Nëse Basha s'më ndërton selinë do pranoj mandatin, kanë tentuar të më vrasin

Selami Jenisheri është njëri nga kandidatët në listat e PD-së në qarkun e Tiranës që mund të marrë mandatin e deputetit pas dorëheqjes së opozitës. Jenisheri, kryetar i partisë së Pensionistëve të Shqipërisë është i dyzuar, ndërsa ka një kusht për Lulzim Bashën që të mos pranojë mandatin. Ai thotë se nëse Bashkia e Shkodrës do i ndërtojë selinë e partisë që i ka prishur, atëherë nuk do ta pranojë mandatin, në të kundërt do ti thotë 'PO' thirrjes së KQZ-së. Selami Jenisheri gjatë prononcimit nga Shkodra, tregon edhe bisedën që kishte bërë me Bashën.

"Unë kam qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2017 në listën e PD-së. Unë kryetar i pensionistëve të Shqipërisë. PD ka parë të arsyeshme që ti djegë mandatet, edhe nuk ka asnjë arsye që të mos e djeg mandatin. Por ka ndodhur një incident, që duhet zgjidhur ligjërisht, që unë të respektoj këtë koalicion. Mua më kanë shkatërruar selinë e partisë, më kanë nxjerrë me më vrarë, me më rrëmbyer, këta janë prokuroria dhe policia nuk pranon me hetuar.

Makina ime është në polici, nuk pranojnë me ekspertuar. Unë jam biznesmen dhe më kanë shkatërruar biznesin. Këtë gjë ma kanë bërë kryetarët e bashkisë së PD-së, unë kam biseduar me Bashën, më ka thirrur ditën e shtunë, dhe i kam thënë më zgjidh partinë, që unë të ushtroj punën, pasi në të kundërt nuk e ndjej veten pjesë e kësaj liste. Basha më tha do të bisedoj me Voltana Ademi, kjo është gallatë krejt.

Këtu me qenë partia jonë ka 650 mijë votues, janë njerëz të pushtetit ata që kanë tentuar me më vranë dhe fëmijë  dhe policinë që kanë dalë me më vrarë. Mandatin nuk them se nuk do të pranoj, por nëse më ndërton selinë e partisë që ma kanë prishur këta vetë, atëherë..nuk kam si ta pranoj kur ti mua më shkatërron selinë, ku do ta ushtroj unë aktivitetin e partisë" tha ai. Deri tani nga opozita, katër kandidatë nga LSI-ja kanë pranuar mandatin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hajrush: 03/03/2019 00:56

    ky wshte i denuar me burg per Mashtrim , nuk i lejohet te behet deputet . po ashtu edhe gruaja e tij e denuar me burg per korrupsion. Turp per Sali Berishen e Bashen !

    Përgjigju
  • Tani: 02/03/2019 23:17

    Hahahaha Selami si e vune barcelonen me realin?? Ky deputet??? Pupupupupu cfare hallit kemi ne me kto njerez, zoti e shpetofte Shqiperine.

    Përgjigju
  • Klienti gjykatave dhe spitalit psikiatrik: 02/03/2019 19:01

    Selami jenisheri. Mashtuesi me i madh i te gjitha koherave. Gjithe shkodra e njeh. Turp per PD qe e ben pjese te listave.

    Përgjigju
  • socialisti: 02/03/2019 18:13

    ta pranosh mandatin qe c'ke me te, pasi e meriton, perderisa Lulushi ka perfunduar deri tek ti o i mbaruar..... hallall rroten e prasit do ta kesh.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 02/03/2019 17:11

    Ça spo na shohin syte dhe cfare nuk na degjojne veshet??!! Ky ka nja 20 vjet qe ka rrjedhur!!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 02/03/2019 14:00

    Kryetar Partie i lafshave te varura haha

    Përgjigju
  • Pensionisti: 02/03/2019 12:49

    Kush te ka zgjedhur ty kryetar o loqe....Hajde çudi shqipetare hajde!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje