Bejko në ‘Kontrast’: Më kanë kërkuar të tërhiqem! Berisha kërcënoi kandidatët se nëse dalin me siglën e PD do të zëvendësohen! Vangjeli: Keni një fitore morale të garantuar

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko thotë se i është kërkuar që të tërhiqet nga gara si kandidat për bashkinë e Tiranës për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv me Bejko u shpreh se kërkesa për tërheqje nga gara ka qenë miqësore dhe me arsyetimin që mos të ndahet vota e djathtë. Sipas Bejkos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha i ka kërcënuar kandidatët duke u thënë se do të dalin me siglën e PD-së do të zëvendësohen menjëherë.

‘Kam pasur takime dhe oferta por kanë qenë miqësore. Më kanë thënë shikoj dhe një herë se po ndajmë votën e djathtë. Kam thënë tani që erdhi rasti që ne u bëjmë ofertën të dalim të përbashkët, thuaj se kam interes të fitoj Tiranën. Berisha i ka kërcënuar ku u ka thënë se ato kandidatë që do të dalin me siglën e Alibashës do tu zëvendësoj menjëherë dhe në këtë u moment disa u tërhoqën.’- tha Bejko.

Bejko tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se me Berishën dhe me Metën opozita nuk ka të ardhme. Bejko u shpreh se partia nuk mundet që të sundohet nga një person, qoftë edhe më i ndritur ai.

‘Kur je në politike, duhet të mos u shmangesh betejave. Unë jam i këtij stili që duhet të jem në betejë. Berisha mendon se do të mjaftonte vetëm militantët që të marrë në dorë partinë. Dhe unë jam nisur në mënyrë skeptike, kur mora mandatin, mirëpo sot që jam në terren, kam takuar njerëz në rrugë dhe jam i befasuar. Vota që do të vijë tek unë do të jetë votë racionale dhe do të jetë votë e arsyes. Nuk mund të sundohet partia qoftë edhe nga një individ i ndritur. Ka ndryshuar për keq situata në PD-së pas 6 marsit, pasi u thelua edhe më tej Berisha pasi u shpall non grata nga PD. Kjo parti është përçarë edhe më shumë, nga Berisha, i cili premtoi se do të bashkonte partinë. Qytetarët kanë kuptuar se me Berishën dhe Metën nuk ka të ardhme opozita. Një i djathtë nuk e çon votën te Ilir Meta. PD ka humbur busullën dhe shyqyr zotit që jemi ndarë nga Berisha dhe do të ndërtojmë një parti të djathtë.’- tha Bejko.

Për analistin Lorenc Vangjeli, kandidimi i Roland Bejkos është një lajm shumë i mirë. Sipas Vangjelit, Bejko ka një fitore morale të garantuar.

‘Si pakicë ajo që përfaqëson Bejko, është se me Berishën opozita ka shanse të shuara që të mbetet në opozitë dhe për të mos shndërruar atë që është qëllimi kryesor që të vijë në pushtet. Bejko hyn me një kartë fituese. Rezultati pastaj është tjetër gjë. Pavarësisht se do të duhet ta kishin betejën e tyre, nxorën në garë Bejko. Bejko ishte alibia për të fshehur pafuqinë dhe mungesën e aktit dhe sakrificës për partinë e tij. Më 15 maj cilido të jetë rezultati Bejko ka një fitore morale të garantuar që në këtë moment.’- tha Vangjeli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Kandidatja e PDIU-së për Tiranën në ‘Kontrast’: Politikanët kanë frikë nga gara, bëjnë llogaritë për interesa personale

 

Kandidatja e PDIU-së për kryetare bashkie në Tiranë, Lajla Përnaska në një intervistë për emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv u shpreh se në Shqipëri mungojnë politikanë që duan të bëjnë beteja. Kjo sipas Përnaskës vjen për shkak të deformimit të indetitetit të deputetëve si pasojë e listave të mbullura.

‘Edhe unë pata personalisht një pritshmëri të lartë që opozita të gjente vullnetin të dilte me një kandidat. Është specifika e krizës më të cilën ndodhet opozita sot e cila ka sjellë një realitet shumë më specifik nga garat paraardhëse që janë bërë edhe për pushtetin lokal. Në klasën politike në Shqipëri mungojnë politikanët që duan të bëjnë beteja. Janë listat e mbyllura që e deformuan krejtësisht identitetin e deputetëve.

Deputetë nuk kanë këllqe të dalin. Bëjnë llogaritë e interesit personal për mandatin e radhës. Ky sistem, kaq i kalbur që prodhoi në kaq raunde zgjedhore që e denigroi totalisht politikanin që e shkëputi nga zgjedhësit duhet të ndryshojë. Tirana do për kryetar një njeri që e do Tiranën. Unë do ta çliroj bashkinë e Tiranës nga militantizimi.’- tha Përnaska.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Citizen: 01/05/2023 17:41

    Ne kete rast zonja ka te drejte sepse vetem guximi dhe drejtesia e shtyjne progresin perpara dhe ndryshimin qe ne duam te shohim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe