TIRANE - E ndërsa çështja e kandidatit të mazhorancës për Tiranën mbetet ende enigmë dhe mjaft e debatuar në opinionin publik, kreut të ALUIZNI-t Artan Lame “i hanë duart”.

Ka qenë vetë Lame i cili në një dalje për mediat, i pyetur nga gazetarët ripërsëriti edhe një herë dëshirën e tij për të qenë kandidat për kryetar bashkie i kryeqytetit, duke lënë të kuptohet se nëse kjo i ofrohet nuk do ta refuzonte.

Megjithatë ai tha se lidhur me kandidatin do të ketë një diskutim të gjerë brenda Partisë Socialiste për të zgjedhur kandidatin e duhur.

“Për Tiranën më hanë duart, e kam bërë publike se jam qytetar i këtij vendi, por jam në pritje dhe do të ketë një diskutim brenda partisë për të zgjedhur një kandidat të duhur.” tha Artan Lame

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)