Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mëngjesin e së shtunës pranë kantierit të Muzeut Hebraik në Vlorë, për të protestuar kundër ndërtimit të tij në qendrën historike
Një pjesë prej tyre kundërshtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërtimin e Muzeut Hebraik, ndërsa një pjesë tjetër kundërshtojnë vendndodhjen e tij, veçanërisht ndërtimin brenda territorit ku gjendhet Muzeut Etnografik, njohur dhe si klubi “Labëria”
Sipas protestuesve, ky muze mund të ndërtohet në një tjetër hapësirë, duke shmangur kështu ndërhyrjen në zonën historike dhe në objektet ekzistuese.
Si alternativë, ata kanë hedhur propozimin që ndërtimi të bëhet në ato zona ku komuniteti hebre ka jetuar më parë
Nga ana tjetër, historiani Skënder Spahiu sqaron se ndërtimi i Muzeut Hebraik nuk e prek godinën e Muzeut Etnografik. Ai thekson se bëhet fjalë për dy godina të veçuara nga njëra-tjetra. Ndërkohë, për rikonstruksionin e vetë Muzeut Etnografik tashmë është përcaktuar fond i veçantë prej 200 milionë lekësh.
Projekti po realizohet pikërisht pranë hapësirave ku dikur jetonte komuniteti hebre në Vlorë, element ky që sipas ekspertëve i jep kësaj vepre një peshë të veçantë historike dhe kulturore.
lajm ne perditesim...










Komente
Komento