Kandidati për ambasadori i SHBA-ve inkurajon Kosovën/ Hovenier: Kosova shtet i pavarur, do të hapen rrugët për integrime euro-atlantike  

Kandidati për ambasadori i SHBA-ve inkurajon Kosovën/ Hovenier: Kosova shtet i pavarur, do të hapen rrugët për integrime euro-atlantike  

Kandidati per ambasador i SHBA-ve per Kosoven Jeffery Hovaier

Në komitetin e Senatit amerikan për Marrëdhëniet ndërkombëtare të martën e 5 tetorit ishte edhe kandidati amerikan për ambasador të Kosovës Jeffrey Hovenier. Në deklaratat e tij ai përmendi kontributin në përpjekjet e SHBA-ve për t'a mbrojtur Kosovën gjatë tensioneve të fundit me rolin e pjesëmarrësit në Kombet e Bashkuara. Me ‘fitoren’ e tij në këtë kandidaturë ai thekson një Kosovë të pavarur e cila është e hapur për integrim euro-atlantik. Megjithatë nuk ka lënë pa përmendur sfidat me të cilat përballet ky shtet në këtë aspekt. Ai ka thënë se dialogu në Bruksel ka shënuar përparim në fushën e shërbimeve të doganave dhe gjyqësorit, mirëpo ende duhet bërë punë, sidomos në qeverisjen komunale.

“Normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për stabilitetin rajonal dhe do të hapë rrugën për dy shtetet drejt integrimeve në institucionet euro-atlantike. Nëse më konfirmohet nominimi, unë do ta inkurajoj Kosovën që të angazhohet me konstruktivitet, fleksibilitet dhe urgjencë”, ka deklaruar ai para senatorëve amerikanë.

Me një citim të Joe Biden si “njohjen reciproke” ai ka përshkruar qëndrimin e tij për marrëdhënien e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndikim nga BE

“Ne e pranojmë se Serbia dëshiron të mbështesë komunitetin serb në Kosovë, kjo është e arsyeshme. Mirëpo kjo gjë duhet bërë brenda kornizës kushtetuese dhe sipas ligjeve të Kosovës”.

I pyetur nga senatori amerikan, Bob Menendez se si e sheh Hovenier rolin e Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën, pasi sipas tij Serbia jo gjithmonë del të jetë “partnere e mirë”, i nominuari për ambasador ka thënë se do të punojë për të normalizuar sa më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sikurse çdo problem tjetër në Ballkan, problemi kërkon punë nga të dyja palët. Fokusi im do të jetë për të inkurajuar autoritetet e Kosovës që të angazhohen me konstruktivitet dhe urgjencë në atë proces, mirëpo më duhet të pajtohem me ju se autoriteteve në Serbi u duhet shtytja e njëjtë dhe nuk mund të mos pajtohem me vlerësimin tuaj se bashkëbiseduesit serbë jo gjithmonë kanë qenë në atë linjë gjatë procesit”. deklaroi kadidati.

Nga ana tjetër në Hovenier është pyetur gjithashtu për problematikat e brendshme të Kosovës, menaxhimin ndaj pandemisë.

“Kur Kosova ka kërkuar ndihmën tonë, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar. Në shtator, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbi 500 mijë doza vaksinash të kompanisë Pfizer për Kosovën”, ka deklaruar ai. Ai ka përmendur edhe se do të punojë me partnerët në Kosovë për rritje të ekonomisë dhe adresim të shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë. Në prezantimin e tij ai ka përmendur edhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.’, shton Hovaier.

Për kadidaturën atij ai shprehet se nëse do të përzgjidhet si ambasador do të jetë mbështetës i zhvillimit të Kosovës duke e cilësuar si një ndër vendet me proamerikane në botë dhe partneren më të ngushtë.

“Nëse zgjidhem ambasador, do të mbështes zhvillim gradual dhe të vazhdueshëm të FSK-së në forcë multi-etnike, ndërvepruese me NATO-n dhe forcë për mbrojtje territoriale”. Hovenier ka thënë po ashtu gjatë prezantimit të tij se populli i Kosovës nuk e ka harruar rolin e SHBA-ve në 20 vjetët e fundit.

“Si rezultat, Kosova është një nga vendet më proamerikane në botë dhe partnere e ngushtë”. shton ai.

Ai ka deklaruar se pas zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë në muajin shkurt, qeveria e re ka mandat të qartë dhe se marrëdhënia SHBA-Kosovë mbetet pozitive dhe produktive. Kandidati i Bidenit për ambasador në Kosovë, ka përmendur edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për të strehuar përkohësisht disa afganë të evakuuar nga Afganistani, pas largimit të trupave ndërkombëtare nga vendi. (citime nga VOA)

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale