Kandidati për Gj.Lartë, Malaj:
S'kam qenë anëtar i asnjë partie

Kandidati për Gj.Lartë, Malaj:<br />S'kam qenë anëtar i asnjë partie
TIRANE – Kryeatri i Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, emër i dekretuar nga Presidenti Nishani për anëtar të Gjykatës së Lartë, raportoi në Komisionin e Ligjeve. Malaj u shpreh para anëtarëve të Komisionit se gjatë karrierës së tij mbi 20-vjeçare, nuk ka pasur asnjë masë penalizuese ndërsa theksoi se nuk ka qenë anëtar i asnjë partie politike.

Seanca dëgjimore nuk mbeti pa u përfshirë nga debatet, kur kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë vetëm një vlerësim që i takon vitit 2006-2007, kur i është kërkuar vlerësimi për gjyqtarët. Deputeti demokrat Fatmir Mediu, tha se pyetjet në fjalë nuk janë për kandidatin por për Presidentin.Madje Edi Paloka i ka cilësuar pyetje politike të cilat nuk kanë lidhje me procesin. Kandidati për anëtar në Gjykatën e Lartë tha se ka paraqitur materialet sipas kërkesës së Presidentit dhe i plotëson kushtet për postin e propozuar nga Nishani.

Relatorja e çështjes, Ermonela Felaj solli në vemëndjen e kësaj seance dëgjimore edhe akuzat që Malaj ka pasur nga gjyqtari Gjin Gjoni dhe kallzimit penal ndaj tij, pas akuza për veprimtarinë si gjyqtar dhe aksidentimin e një 13-vjecari në Laç. Përballë kësaj pyetjeje, Malaj u përgjigj se duhet të drejtohen te media për akuzat e ngritura ndaj tij.

Alaudin Malaj u dekretua nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për postin vakant të anëtarit të Gjykatës së Lartë, pasi mandati i anëtarit Ardian Dvorani kishte mbaruar. Sipas Nishanit zgjedhja e gjykatësit Alaudin Malaj erdhi pas konsultimeve dhe shikimeve të proçedurave të zgjedhjes së kandidatit.
 
“Në kandidaturën e zotit Alaudin Malaj, si një konkurrues që vjen nga radhët e gjyqësorit, vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion si dhe treguesit mbi përformancën e tij si gjyqtar dhe si drejtues gjykate.  Z. Malaj ka ushtruar profesionin e gjyqtarit të shkallës së parë për rreth 3 vjet dhe prej rreth 17 vitesh ushtron funksionin e gjyqtarit në gjykatë apeli. Prej muajit nëntor 2011 ai kryen edhe funksionin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë”, - vlerësohej në dekretin e Presidentit.

Vendimin për anëtarin e Gjykatës së Lartë Presidenti Nishani e mori pasi kreu një sërë takimesh consultative me krerët e grupeve parlamentare, të cilat u konsideruam nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi si “ të vonuara dhe jo produktive”. Dekreti do t’i kalojë parlamentit për votim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve