Kandidati për kryeministër në Japoni merr leje lindjeje
Shinjiro Koizumi dhe bashkëshortja e tij
Ministri i Mjedisit japonez, gjithashtu edhe ekandidat për kryeministër, Shinjiro Koizumi njoftoi se do marrë pushime në punë pasi fëmija i tij i parë do të lindë këtë muaj.
Koizumi është ministri i parë i kabinetit në vend që do të ndërmarrë një veprim të tillë.
Ai tha të mërkurën se vendosi të ndërmarrë dy javë pushim lejeje lindje gjatë tre muajve të parë pasi bashkëshortja e tij të sjellë fëmijën në jetë.
Ministri e mori vendimin për të ndihmuar bashkëshorten me fëmijën e porsalindur.
Edhe pse ministri 38-vjeçar po bën vetëm 2 javë pushim vendimi i tij është shumë domethënës në Japoni.
Sipas ligjit në Japoni burrat dhe gratë kanë të drejtën për të marrë pushim nga puna deri në 1 vit pas lindjes së fëmijës së tyre.
Prindërve nuk u garantohet pagesa nga punëdhënësi i tyre, por kanë të drejtë për përfitime nga ana e qeverisë.
Por në vitin 2018, vetëm 6.16% e burrave morën leje atësie, sipas të dhënave të qeverisë të lëshuara vitin e kaluar, sipas BBC.
Vendimi i tij ka tërhequr vëmendjen pasi Koizumi, djali i ish-kryeministrit Junichiro Koizumi, shihet gjerësisht si një kandidat i ardhshëm për kryeministër.
“Sinqerisht e them që u mundova shumë për të marrë një leje atësie ndërkohë që plotësoj detyrën time si ministër i mjedisit. Por ne duhet të ndryshojmë jo vetëm sistemin por edhe atmosferën. Shpresoj se në të ardhmen do të kemi një shoqëri ku pushimi i atësisë së një politikani nuk përbën më lajm”, u shpreh ai.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.9%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1707
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë
6 Janar, 08:48
-
Kollë dhe temperaturë e lartë, dhjetëra fëmijë në Pediatrinë e Lezhës! Mjeku: Është virozë, mos merrni ilaçe pa recetë
3 Janar, 14:40
-
Dy bebet e para për 2025 janë binjakë, Ares dhe Rajd! Rama: Lajmës të një viti me bereqet!
1 Janar, 00:31
-
Greqia do të kufizojë internetin për fëmijët
30 Dhjetor 2024, 21:10
-
Gaza/ Binjakët vdesin nga i ftohti, 6 raste të tilla në një javë
30 Dhjetor 2024, 15:33
-
Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki
28 Dhjetor 2024, 07:25
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor 2024, 15:13
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor 2024, 11:32
-
Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç
27 Nëntor 2024, 16:33
-
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
15 Nëntor 2024, 22:24
-
Vlorë/ Fëmija 2 vjeçar konsumoi benzinë në shtëpi, nis hetimi
11 Nëntor 2024, 12:34
-
Izraeli miraton ligjin që lejon burgosjen e fëmijëve palestinezë nën 14 vjeç
7 Nëntor 2024, 16:01