Duke qenë se jemi një shoqëri që të gjithë mund të dalim të njohur me njëri tjetrin, i pyetur nga n/ kryetari i KLP-së, Balla se si do të shmangte presionin shoqëror, Arben Kraja tha se nuk i ka borxh askujt. "Ne jetojmë në një vend ku të gjithë i njohin të gjithë. Unë kam garancitë ligjore në vendimmarrje, e dyta përzgjedhja nga ana juaj e një grupi që ka plotësuar kushtet, dhe e treta vullneti për të zbatuar ligjin me korrektësi. Asnjëri nga ne nuk i ka borxh askujt". Por si do të jenë marrëdhëniet me median? "Kemi dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë ose krimit te organizuar. Situata është shqetësuese. Nga pamja ligjore jemi të mbrojtur duket zbatimi korrekt i ligjit në praktike. Pavarësia e prokurorëve do të garantojë suksesin e këtij institucioni.
Do të nge sektorin e bashkëpunimit me ndërkombëtarët. Duhen rinovuar marrëveshjet me homologët, duhet vlerësuar nevoja edhe për kontakte të reja. Duhet të jemi serioz, profesional dhe të besueshëm, prokurorët i kanë këto cilësi. Reforma nuk do të ishte realizuar pa kontributin e ndërkombëtarëve. I bëj thirrje misionit të drejtësisë së BE dhe SHBA të sjellin sa më shpejt ekspertë për të ngritur BKH-në. Në raport me median. Roli me median është i rëndësishëm. Media ka detyrë të informojë publikun për cilësinë e produktit. Janë edhe burim informacioni për nisjen e hetimeve. Marrëdhëniet e mëparshme nuk kanë aty ku duhet, ka pasur ngurrim apo rrjedhje. Kjo ka ardhur nga një sjellje jo profesionale. Do të ketë një koordinator për raportin me median. E rëndësishme është që publiku duhet të informohet në kohë, aq sa lejohet nga sekreti hetimor, por edhe në fund të hetimeve". Duke u ndalur te ndarja e punës, ai ashtu si Dumani theksoi se "Duhet të kemi dy seksione, krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë". Por cfarë do të bënte më shumë Kraja nëse do të kthej pas? "Në raport me sjelljen do të mundohem që të jem më agresiv" tha ai.
Lajmi kryesor:
Tre kandidatët për kreun e SPAK në pyetje para KLP-së: BKH, mushkëria jonë! Agresiv me krimin e korrupsionin te zyrtarët e lartë, shpejt rezultatet (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor, 17:10
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
27 Nëntor, 16:32
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47
-
SPAK çon në GJKKO dosjen e deputetit PS Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme! Dyshime për shkelje në tenderët e vitit 2019 (SKEMA+EMRAT)
27 Nëntor, 13:58
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
27 Nëntor, 10:46
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, chat-i i kriminelëve! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
26 Nëntor, 19:54