Tre kandidatët për kreun e SPAK në pyetje para KLP-së: BKH, mushkëria jonë! Agresiv me krimin e korrupsionin te zyrtarët e lartë, shpejt rezultatet (VIDEO)

Tre kandidatët për kruen e SPAK kanë prezantuar këtë të mërkurë platformat e tyre pranë këshillit të lartë të prokurorisë për mënyrën se si ata mendojnë të drejtojnë SPAK, si të krijojnë marrëdhënie me byronë kombëtare të hetimet dhe duke sjellë eksperiencat e tyre ndër vite. I pari që nisi prezantimin ishte Altin Dumani i cili u shpreh se nëse përzgjidhet në krye të SPAK ai do të nis nga puna duke hetuar krimin dhe korrupsionin si cështje kryesore.I pyetur për ndarjen e dosjeve të SPAK ndër prokurorët, Dumani tha se ajo do të jetë transperente nëpërmjet shortit. Tek dobësitë e tij prokurori me mbi 20 vite karrierë dhe i dosjeve të nxehra përmendi menaxhimin e kohës ku sipas Dumanit kur ai futet në brendësi të hetimeve harron sensin e kohës jo vetëm për familjen por duke privuar edhe vartësit.

I dyti që prezantoi platformën ishte drejtuesi aktual i njësisë së dekriminalizimit përzgjedhur si anëtar i SPAK, prokurori Arben Kraja. Për Krajën SPAK sdo të jetë funksional nëse nuk mbështetet me financa si dhe të krijohet shpejt BKH. Ndalur tek pavarësia e prokurorëve Kraja u shpreh se rrogat e SPAK sdo duhet ti caktojë qeveria por me një ligj pasi kështu cenohet pavarësia, por theksoi se ai si ka borxh askujt faktin që është përzgjedhur në SPAK. Por teksa Kraja prezantonte vizionin, drejtuesi i KLP-s Ibrahimi i kërkoi të përshpejtoj pasi në mungesë të një salle plenare do duhej ti lironin ambientet KLGJ-s e cila sot përzgjedh gjyqtarët e gjykatës speciale kundër krimit e korrupsionit.

Prokurori i kokainës së Maminasit vendimi për të cilën u shty sot pasi Edvin Kondili ishte në KLP për garën e SPAK tha se ai nëse zgjidhet drejtues do të zbatojë ligjin antimafia tek veprimtaria kriminale dhe jo tek pasuria informale e shqiptarëve për shkak të emigrimit në tre dekada. Ndalur tek mungesa e eksperiencës si drejtues, Kondili tha se kjo se pengon pasi deri më tani drejtuesit janë përzgjedhur me prefernecë të kryeprokurorit dhe jo prej meritës. Ndërsa fokus i dosjeve të SPAK nëse përzgjidhet Kondili do të jenë hetimet pasurore të cilat do të çrrënjosin grupet kriminale duke ju bllokuar asetet. KLP pritet të përzgjedh ditën e nesërme kreun e SPAK ndërsa brenda të mërkurës do të bëhet renditja mes tre kandidatëve. Të enjten 8 prokurorët e SPAK mes tyre dhe tre kandidatët për kreun e këtij institucioni do të betohen para presidentit të republikës për të nisur nga puna.

Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
S'ka qenë asnjëherë drejtues, kandidati për kreun e SPAK: Më parë emëroheshin pa meritokraci


Edvin Kondili është i vetmi nga tre kandidatët për kreun e SPAK-ut që nuk ka mbajtur asnjëherë poste drejtuese. Por cfarë mendon dhe si e vlerëson ai këtë në raport me dy kolegët? "Mos qenia drejtues asnjëherë nuk më ka demotivuar për të qenë pjesë e kësaj gare, pasi mendoj dhe vlerësoj se eksperienca në hetim e cështjeve komplekse, menaxhimi i burimeve njerëzore të këtyre cështjeve që kanë rezultuar të suksesshme më jep përparësi. Në të shkuarën një pjesë e madhe e drejtuesve nuk kanë qenë në bazë të meritokracisë, por vullnete personale apo individuale të sistemit të prokurorisë, që ka qenë prokurori i përgjithshëm. Sot kemi një sistem të ri tërësor për ngritjen në detyrë" tha ai. Gjatë seancës Edvin Kondilit iu drejtuan pyetje nga anëtarët e KLP-së mbi prioritetet, mënyrën e organizimit të punës, por edhe objektivat.

Pyetjet nga anëtarët e KLP-së
Alfred Balla: Mendoni se fakti qe vini nga Krimet e Renda, strukturë që po shkrihet këto ditë, shikoni një handikap në këtë aspekt?
Edvin Kondili: Krimet e rënda kanë pasur suksese dhe dështimet e veta. Ata kanë kontribuar në ngritjen e SPAK.

Tartar Bazaj: Hetimi pasuror do te jete një nga komponentet e punes tuaj. A do te kthehet ne bumerang per ata qe nuk kane patur mundesi te dokumentojne te ne ate kohe?
Edvin Kondili: Nje qytetar qe ka pasuri informale nuk eshte objekt i SPAK, por pasuria me origjine kriminale

Sander Beci: Cila do te ishte me e drejte per ndjekjen e  hetimeve pasurore?
Edvin Kondili: Hetimi pasuror duhet te ndiqet nga i njejti prokuror qe ndjek hetimin penal

Gent Ibrahimi: Fakti qe ligj parashikon bashkepunim me forca te tjera policore pervec BKH, perben nje rrezik per dekonspirim?
Edvin Kondili: SPAK fillon neser, BKH kerkon pak kohe per t'u formuar. Do te duhet bashkepunim me policine e shtetit me njerez të emeruar posacerisht per kete bashkepunim. Do te bashkepunohet me agjensi te tjera policore sepse do te kete nevoje per mbarevajtjen e hetimit

EURALIUS: Si do veproni si administrator te kesaj strukture?
Edvin Kondili: Si drejtues administrativ i SPAK, do të ndiqen te gjitha parashikimet e ligjit per funksionimin e SPAK. Drejtuesi nuk mund te nderhyre ne pavaresine e prokurorit. Drejtuesi eshte prokuror dhe si i tille do te jete mbeshtetje per kete strukturen.

OPDAT: Cila eshte menyra me e mire te bashkepunumit midis prokuroreve dhe hetueseve ne SPAK?
Edvin Kondili: Ky bashkepunim duhet te bazohet ne nje marredhenje reale midis te dyve, bazuar ne besim, profesionalis.Se bashku pergjigjen per nje qellim te perbashket.

Ora 12:03
Kandidati i tretë për kreun e SPAK-ut/ Kondili: Hetimi pasuror çrrënjos strukturat e grupet kriminale

1576667063_edvin.jpg
Pas Altin Dumanit dhe Arben Krajës, i fundit që ka prezantuar platformën ka qenë kandidati Edvin Kondili. Ai e ka vendosur theksin hetimet pasurore dhe proaktive.  "Do të jap kontribut për krijimin sa më shpejt të BKH, është pjesë e pandashme e SPAK. Vetëm duke u krijuar sa më shpejt kjo, atëherë SPAK do të ketë mundësi të funksionojë në mënyrë totale dhe të realizojë pritshmëritë. Një tjetër objektiv është garantimi total i pavarësisë së prokurorëve. Duhet të ndryshojmë mentalitetin e prokurorit. Objekt tjetër është shpejtësia në hetime. Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Hetimet do të bëhen me plane të qarta e afate. Uniteti puna në skuadër dhe harmonia mes hetuesve objektiv i imi. Hetimet proaktive duhet të kenë përparësi. Publiku pret rezultate nga ne. Hetimet financiare e pasurore do te kenë përparësi. Hetimi pasuror nuk duhet të jenë hetime të dorës së dytë. Hetimi pasuror çrrënjos strukturat e grupet kriminale duke i goditur asetet. Puna ne grup, një qëllim të përbashkët e gjithë SPAK-ut. Aplikimi i hetimeve proactive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe eshte detyra jone paresore te vijme ne pirtshmerine e tij. Bashkepunimi me agjensite te tjera ligjizbatuese me rendesi te vecante: efektiv, ne kohe sa me te shkurter dhe me mjetet te pershtatshme per cdo ceshtje. Marredhenia me publikun është shumë e rendesishme dhe bashkepunuese sigurisht pa cenuar sekretin hetimor" tha ai.

Ora 11:39
Pagat për prokurorët e SPAK-ut/ Kraja: Duhet me ligj! Ibrahimi: Kemi kërkuar rritje me 20%

Arben Kraja u pyet edhe për hartimin e buxhetit dhe bashkëpunimin me kolegët, pasi është i vetmi që vjen nga prokuroria e përgjithshme. Një problem i ngritur gjatë diskutimeve ishte edhe struktura dhe niveli i pagave.

Diskutimet në KLP me kandidatin Arben Kraja
Nurihan Sejti: Si do te realizoni bashkëpunimin me kolegët tuaj që vijnë nga Krimet e Renda. Ju jeni i vetmi qe vini nga prokuroria e pergjithshme?

Arben Kraja: Kam kontakte me te gjithe koleget e SPAK pavaresisht nga ku vijne. Une vleresoj kapacitetet profesionale dhe njerezore te secilit.

Besnik Cani: Cila do te ishte  panorama qe do te keni ne mendje kur te mbarim të mandatit të pare 3 vjecar?

Arben Kraja: Do te doja nje strukture e plotesuar, funksionale dhe me rezultate te prekshme para  opinionit publik.

Sander Beci: Pertej percaktimit ligjor poziten e drejtuesit?

Arben Kraja: Une e konsideroj vetem ne nje nivel me koleget e mi. Drejtuesi ka detyrime dhe pergjegjesi per funksionimin eficent te institucionit. Do te jemi nje grup kompakt, nje strukture e vetme bashkepunuese te respektojme pavaresine e vendimmarrjen e secilit.

Michel Lacomy OPDAT: Keni permendur punen qe keni bere. Sipas eksperiences tuaj si e shikoni bashkepunimin midis prokuroreve dhe hetuese te SPAK?

Arben Kraja: Gjithe struktura e hetimit do te funksionoj si nje ne drejtimin e prokurorit te ceshtjes. Parimi do te jete pune ne grup ne nje sistem kur cdo hallke ka kontributin e vet per suksesin e nje ceshtje.

Perfaqesuesja EURALIUS: Drejtuesi do te hartoje buxhetin e SPAK dhe ta mbroje ne Parlament. Cilat jane nevoja qe ju do te nenvizoni si imediate per tu financuar pavaresisht vullnetit te Parlamentit?

Arben Kraja: Drejtuesi ka mundesi te mbroje para institicioneve buxhetin. Me argumentet e nevojshme, drejtuesi ka rolin per te mbrojtur te gjitha nevoja operacionale te struktures, investime ne infrastrukturen e nevojshme per hetime. Brenda 6 muajve te para do te ngrihet qendra e pergjimeve dhe do te kerkoje financim te rendesishem. Buxheti për 2020 ka parashikuar 100 punonjës për SPAK dhe sasi të caktuara fondesh apriori, investime, paga, shpenzime operative, që besoj nga fundi i janarit apo në shkurt, drejtuesi duhet të rivlerësojë në raport me nevojat dhe të kërkojë një rivlerësim të buxhetit dhe numrit të punonjësve. Unë e kam një ide të qartë për hapat që duhen ndjekur dhe cfarë duhet bërë.

Gent Ibrahimi: Cështja e rishikimit të pagave është ende pezull, ne si këshill kemi shtyrë qeverinë, kemi hartuar edhe një projekt, për rritjen me 25% të prokurorëve të SPAK. Këtë detyrë do ua lëmë juve si stafetë, beteja për buxhetin do të jetë aq e vështira sa ajo kundër korrupsionit dhe krimit.

Arben Kraja: Nuk bëhet me VKM struktura e pagave por me ligj. Nëse do të marrim pagat me VKM do të cenohet pavarësia e institucionit, duhet të kërkohet në Kuvend me ligj.

Ora 11:26
A jeni burrë shteti? Kandidati për kreun e SPAK-ut: Jam i përshtatshëm


Arben Kraja u pyet nga anëtari Vate Staka se si do të plotësojë dy vendet e tjera të SPAK-ut, pasi ky institucion do ta nisë punën me 8 prokurorë dhe jo 10 sikur ishte parashikuar. "Nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP për nisjen e SPAK kemi vetëm 8. Kemi 2 mundësi ligjore për plotësimin; drejtuesi mund të caktojë një prokuror të përkohshmën që plotëson kriteret për të ushtruar veprimtari në SPAK. E dyta, drejtuesi i SPAK mund të kërkojë Prokurorit të përgjithshëm prokurorë për një detyrë specifike në SPAK.  E treta është shpallja e vendeve vakante ne SPAK nga KLP" tha ai. I pyetur nëse i plotëson cilësitë e një burri shteti, ai u përgjigj "Mendoj se jam i përshtatshëm për këtë pozicion sipas kritereve që Këshilli ka shpallur per kete pozicion".

Ora 11:17
Kandidati për kreun e SPAK/ Kraja: Kemi dështuar me korruspionin! Do të jem agresiv! Njohjet? S'i kam borxh askujt


Duke qenë se jemi një shoqëri që të gjithë mund të dalim të njohur me njëri tjetrin, i pyetur nga n/ kryetari i KLP-së, Balla se si do të shmangte presionin shoqëror, Arben Kraja tha se nuk i ka borxh askujt. "Ne jetojmë në një vend ku të gjithë i njohin të gjithë. Unë kam garancitë ligjore në vendimmarrje, e dyta përzgjedhja nga ana juaj e një grupi që ka plotësuar kushtet, dhe e treta vullneti për të zbatuar ligjin me korrektësi. Asnjëri nga ne nuk i ka borxh askujt".  Por si do të jenë marrëdhëniet me median? "Kemi dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë ose krimit te organizuar. Situata është shqetësuese. Nga pamja ligjore jemi të mbrojtur duket zbatimi korrekt i ligjit në praktike. Pavarësia e prokurorëve do të garantojë suksesin e këtij institucioni.

Do të nge sektorin e bashkëpunimit me ndërkombëtarët. Duhen rinovuar marrëveshjet me homologët, duhet vlerësuar nevoja edhe për kontakte të reja. Duhet të jemi serioz, profesional dhe të besueshëm, prokurorët i  kanë këto cilësi. Reforma nuk do të ishte realizuar pa kontributin e ndërkombëtarëve. I bëj thirrje misionit të drejtësisë së BE dhe SHBA të sjellin sa më shpejt ekspertë për të ngritur BKH-në. Në raport me median. Roli me median është i rëndësishëm. Media ka detyrë të informojë publikun për cilësinë e produktit. Janë edhe burim informacioni për nisjen e hetimeve. Marrëdhëniet e mëparshme nuk kanë aty ku duhet, ka pasur ngurrim apo rrjedhje. Kjo ka ardhur nga një sjellje jo profesionale. Do të ketë një koordinator për raportin me median. E rëndësishme është që publiku duhet të informohet në kohë, aq sa lejohet nga sekreti hetimor, por edhe në fund të hetimeve". Duke u ndalur te ndarja e punës, ai ashtu si Dumani theksoi se "Duhet të kemi dy seksione, krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë". Por cfarë do të bënte më shumë Kraja nëse do të kthej pas? "Në raport me sjelljen do të mundohem që të jem më agresiv" tha ai.

Ora 10:54
Kandidati i dytë për kreun e SPAK/ Kraja: Do të mbroj prokurorët nga sulmet

Pas Altin Dumanit, i dyti që ka dalë para KLP-së ka qenë prokurori Arben Kraja për të shpalosur vizionin e tij për drejtimin e SPAK-ut. "Do të paraqes në mënyrë të përmbledhur vizionin tim për drejtimin e SPAK. Jam i ndërgjegjshëm për punën që na pret për ngritje dhe efektivitetit e kesaj strukture. Vlerësoj KLP per menyren profesionale dhe transparente ne perzgjedhjen e prokuroreve per SPAK dhe sot per garen per drejtuesin e SPAK-ut. Kam eksperience drejtimi e cila garanton suksesin tim ne drejtim te institucionit. Drejtuesi do te kete eksperienca manexheriale, njohuri administrative, financiare. Kam bashkepunuar me organizatat nderkombetare per draftimin per sekuestros parandaluese, imuniteti i zyrtareve te larte. Në cilësinë e drejtuesit do të mbroj prokurorët nga sulmet e padrejta. Drejtuesi duhet të ketë sjellje të ekuilibruar" tha ai.

Ora 10:54
Kreu i KLP-së ndërpret kandidatin për SPAK: Shpejt se s'kemi kohë, jemi në kushte të papërshtatshme


Seancat e pyetjeve me kandidatët për SPAK-un zgjasin nga 30-45 minuta dhe në momentin që Arben Kraja po tregonte planin e tij, kreu i KLP-së e ndërpreu duke i kërkuar që ta mbyllte për të kaluar te pyetjet nga anëtarët dhe përfaqësuesit ndërkombëtar, pasi duhet të lirohet salla për mbledhjen e KLGJ-se. Gent Ibrahimi tha se sallën e mbledhjeve për fat të keq e ndajnë me KLGJ-në dhe kushtet ku punojnë janë të papërshtatshme, prandaj duhet te nxitojne. "Nuk më vjen turp ta them, ne vijojmë të punojmë në kushte të papërshtatshme dhe kjo është një dëshmi LIVE, nuk dua t'ia kursej kurrë kujt. Duhet të shikojmë orën, kur do të kishim dashur të diskutojmë me ju pa fund. Duhet ti japim Shqipërisë drejtuesin e SPAK dhe këtej duhet të shikojmë orën...Më vjen keq që e lëshuam presionin mbi zotin Kraja, por kjo është dhuratë nga KLGj-ja, por fillimisht na dhanë një orë, ndërsa tani 30 minuta" tha ai.

Ora 10:28
Korrupsioni dhe krimi/ Dumani: Dosjet do i ndaj me short, unë do të jem 'roje'

I pyetur nga përfaqësuesi ndërkombëtar se nëse zgjidhet drejtues si do të zgjedhë cështjet për dosjet që do të hetojnë prokurorët, ai tha se do të jetë me short të ndarë në dy grupe, sipas specializimit, krimit dhe korrupsionit."Unë kam paraqitur mënyrën si do të bëhet. Duhet të dalë një udhëzim për shpërndarjen e cështjeve, ku kriteri kryesor duhet të jetë transparenca, shpërndarja e barabartë dhe sipas specializimit të prokurorëve. Cështjet e korrupsionit kam menduar ti shortoj mes grupit të prokurorëve që hetojnë korrupsion, për krimin të grupit të prokurorëve që hetojnë krimin. Unë kam detyrë të jem një roje si i përmbushin detyrim prokurorët, por të respektoj pavarësinë e prokurorëve, që është e garantuar në kushtetutë dhe ligj. Drejtuesi mund të ndërhyjë, sipas ligjit, por jo detyruese. Nuk  mund të bëjë gjithmonë rojen, mund të shfrytëzojë mekanizimin e kërkimit të informacionit" tha ai.

Ora 10:20
Altin Dumani: Nëse më zgjidhni drejtues, shumë shpejt rezultate të prekshme nga SPAK-u

Altin Dumani u shpreh se nëse do të jetë drejtues i SPAK shumë shpejt do të fillojë që të ndjehet ndryshimi në drejtimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme. Nëse do të zgjidhet, ai bëri edhe një parashikim se si mund ta lerë pas tre viteve këtë institucion. "Jam i vetëdijshëm për pritjet e publikut. Jam shumë i përgjegjshëm dhe është shqetësimi kryesor i imi. Suksesi kushtëzohet nga ajo që thatë, qenja funksionale e BKH-së, plotësimi i plotë i administratës, nga koordinatori për mediat, te hetimi financiar, etj. Kjo kërkon kohën e nevojshme, pasi duhet ti nënshtrohen vettingut, nga një seksion i ngritur nga dy prokurorë dhe një gjyqtar. Duke pasur parasysh grupin e prokurorëve, dhe kam besim se ky grup qoftë edhe me ato cështje të vogla apo të mëdha, mund ta bëjë ndryshimin. Që do të thotë se edhe me këto pak mjete dhe dosje mund të bëhet ndryshimi, pasi janë të motivuar. Me angazhim ndryshimi mund të vijë, ndoshta jo i prekshëm, por do të vijë. Në përfundim të mandatit tre vjet, sukseset do të jenë konkrete dhe të prekshme. Unë e vlerësoj dhe një nga parashikimet është bërë edhe mandati, 3-vjeçar dhe i papërëristëshm" tha ai.

Ora 10:19
Altin Dumani: SPAK-u do ketë fluks, ja cilat dosje do të hetohen përpara

Por a mund të ketë një seleksionim të cështjeve që do të hetohen në vitin e parë duke pasur parasysh numrin e kufizuar të prokurorëve? I pyetur për këtë pikë, Dumani tha është e vërtëte që fluksi i punës në nisje të SPAK-ut është i madh, ashtu si pritshmëria, por tregoi planin e punës si do të vepronte ai për të kaluar këtë situatë.  

"Edhe nga informacionet që kam pritet që të ketë një fluks të lartë cështjesh. Ne e fillojmë me numër të kufizuar prokurorësh kur nevoja është shumë e madhe. Kujdesi i parë është evitimi i ngarkesës së panevojshme, mos ngarkohemi me lëndë që nuk janë lëndë tonat. Duke analizuar me kujdes dosjet. Cështjet prioritare, kjo është një detyrë që drejtuesi dhe prokurorët ta bëjnë duke krijuar seksionet e hetimit; të korrupsionit dhe krimit. Te këto dy seksione të cojmë prokurorë që janë kanë përvojë këtë cështje. Rëndësi do të ketë atashimi pranë prokurorëve edhe të OPGJ-të.

Unë do të bëj që edhe OPGJ-të ti ndaj sipas specializimeve. Të krijohet një grup i tillë, që prokurori, OPGJ-ja, hetuesi i byrosë që do të jetë nesër...te Byroja jo vetëm një hetues, por një te përgjimet, njëri pranë prokurorit dhe një hetues i cili do të jetë në krye të skuadrës që do të bëjë përgjime, vëzhgime, etj. Duhet të parë edhe mundësia e grupeve hetimore rast pas rasti me shumë aktorë të veprave penale dhe mund të angazhohen 2-3 prokurorë. Unë do të marrë përgjegjësitë e mia. Drejtuesi ka përgjegjësi për të qenë në vijën e parë të hetimit duke u përballur me cështjet më të rëndësishme. Pa hequr dorë nga funksioni si drejtues, edhe aty ku kam qenë nuk kam hequr dorë nga hetimi. Do të inkurajoj prokurorët të përdorin të gjitha metodat e hetimit" tha ai.

Ora 09:59
Kandidati për kreun e SPAK-ut/ Dumani: S'jam tërhequr nga rreziku, por kam një pikë të dobët

Kandidati për drejtues i SPAK-ut, Altin Dumani u shpreh se pavarësisht rrezikut u ka shkuar gjithmonë dosjeve deri në fund, teksa ka qenë i mbrojtur për 9 vite nga policia. Ai tregoi edhe pikën e dobët, që është menaxhimi i kohës. "Te procesi i parë kam shfaqur këmbëngulje pavarësisht rrezikut. Kam qenë 9 vite i mbrojtur nga policia, por nuk jam tërhequr, u kam shkuar gjërave në fund. Një autor vepre penale më ka kanosur dhe është dënuar në të treja shkallët. E kam edhe unë një pikë të dobët, shpesh u kërkoj falej edhe kolegëve, menaxhimi i kohës, se kur më kap grinda për të punuar, harroj elementin kohë. Mirë familja ime, fëmijët, por kam kolegë dhe skuadër dhe ata për hirin tim privohen nga koha që duhet ti kushtojnë familjes" tha ai.

Ora 09:49
Altin Dumani: BKH, mushkëria jonë! Do ta nis me krimin e korrupsionin e zyrtarëve të lartë (VIDEO)

I pari që doli para KLP-së ishte kandidati Altin Dumani, i cili shpalosi planin e tij për drejtimin e SPAK-ut. Ai tregoi se kush janë vendimet e para që do të marrë nëse do të përzgjidhet, ndërsa u ndal edhe te Byroja e Hetimit  dhe afrimin e hetuesve me integritet dhe të motivuar. "Kjo prokurori do të godasë krimin dhe korrupsionin. SPAK do të bëjë të mundur një Shqipëri se cilido që do të kryejë një krim do të ndëshkohet pavarësisht pozitës.

Dështimi i SPAK nuk do të jetë një opsion. Detyra e parë ditën e parë të punës është nxjerrja e një akti që normon rregulloren për funksionimin e SPAK. Kujdes për dosjet që do të transferohen, që procedimet penale të studiohen mirë që të shmangen raste që mund të na cojnë në shuarjen e masave të sigurisë. Të paktën duhet të fillohet me dy seksione, krimit të organizuar dhe seksioni për korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit. Akti i domosdoshëm është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, është mushkëri që funksion me ajër SPAK.

Altin Dumani

Pa pasur atë puna jonë do të vështirësohet. Pas zgjedhjes së kreut të Byrosë së Hetimit do të zgjedhim hetuesit. SPAK duhet të synojë thithjen e nëpunësve të kualifikuar me integritet të lartë, por duhet një joshje dhe kjo është paga. Edhe nga DAP-i është rënë dakord që duhet një mekanizëm financiar për të thithur ekspertët më të mirë të mundshëm. Nga biseda që kemi pasur na është premtuar se paga e tyre do të jetë e kënaqshme për kushtet e shtetit shqiptar. Por unë nuk e lidh shumë vetëm me të qenit profesionit, por edhe të motivuar, edhe duke sakrifikuar. Duhet të gjejmë këtë kategori ekspertësh, të cilët nuk kanë parësore financat.

Kam vlerësim për dy kolegët dhe atyre u uroj që t'u ecë mbarë. Cilido që të zgjidhet, marrëdhënia jonë nuk do të kriset. Synimi është që prokuroria të ruajë frymën e grupit. Kam kaluar 4-5 mijë dosje në duar dhe jam përballuar thuajse me të gjithë natyrën e veprave. Kam fituar jo vetëm profesionalizëm, por edhe maturi për të hetuar me kujdes. Unë kam qenë drejtues disa herë, kam qenë në Tropojë, zv/ drejtues te Krimet e Rënda, kam drejtuar 9 prokurorë dhe kam bashkëpunuar ngushtë.

Shumë cështje të tjera si banda e Lushnjes apo të tjera, kam qenë drejtues i prokurorëve që kanë ndjekur këto cështje. Kam qenë shumë aktiv në ato hetime, me orientime dhe diskutime dhe kolegët që kanë punuar me mua e ndjejnë dhe kanë pasur mbrojtjen time. Kam qenë edhe drejtues për hetimin e krimit te Prokuroria e Tiranës. Atje përfshiheshin disa institucione, doganat, tatimet, SHISH, ministria e Ekonomisë, etj. Paqartësitë ishin të mëdha, por e nisja me një memorandum. Karriera ime është fokusuar në luftën kundër krimit organizuar, kam demonstruar këtë" tha ai.

Vizioni i Altin Dumanit per drejtimin e SPAK
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 18/12/2019 16:53

    Urime SPAK,ky ekip eshte shpresa e popullit,e munguar prej shume vitesh,kur lexon intervistat e tyre te ngjethet mishi per ato cka SPAK ka marre persiper;kjo eshte nje finalizim i shume pritur!Good luck ! Thanks!

    Përgjigju
  • Sedi kush: 18/12/2019 09:52

    Ke kan arrestuar? Apo kan futur mren nai hajdut bicikletash.

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 18/12/2019 08:51

    Dumani e drejton SPAK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi