Kandidatja e PS në Korçë Nasto:
Fëmija më jep forcë për Rilindjen

Kandidatja e PS në Korçë Nasto:<br />Fëmija më jep forcë për Rilindjen
TIRANE - Kandidatja më e re për deputete e PS për Qarkun e Korçës Nada Nasto, ndonëse shtatzanë, nuk ka reshtur as ditën e djeshme takimet e saj në të gjithë zonën e përcaktuar si përfaqësuese e komunitetit maqedonas në këtë qark. Duke e parë fëmijën e saj si një forcë për Rilindje Shqiptare por dhe si një ogur i mirë për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit. Ajo tha se pret nga qeverisja e ardhshme e PS realizimin e programit për qytetarët.

Jeni përfshirë në skuadrën e Rilindjes si kandidate për qarkun e Korçës. Cili ka qënë shkaku e motivi që pranuar menjëherë ftesën e PS dhe kreut të saj Edi Rama për të qënë pjesë e kësaj skuadre?
Që ë vogël kam qënë simpatizante e Partisë Socialiste dhe më ka pëlqyer gjithmonë programi i saj, sidomos programi për një Rilindje Kombëtare.

Partia Socialiste ka si slogan të saj të fushatës Rilindjen e shqiptarëve. Prania juaj në këtë fushatë bashkë me një jetë të re dhe të bukur që pritet t’ju gëzojë, mund të merret si një ogur i mirë për këtë fushatë si pararendëse e fitores së mundshme të PS?
Prania ime në fushatën e PS tregon që fëmija që pres më jep forcë për të punuar më tepër për Rilindjen Shqiptare, por dhe për rilindjen e komunitetit maqedonas në Shqipëri.

Si e përjetuat hapjen e fushatës elektorale dhe prezantimin e kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës, përkrah kreut të PS Rama e kolegëve të tu, e duke parë dhe se mbartni një jetë të vogël që do t’ju shoqërojë gjatë fushatës, ndjeheni më e privilegjuar?
Me hapjen e fushatës jam ndjerë shumë krenare, e nderuar dhe e privilegjuar pranë Edi Ramës dhe pranë kolegëve të mi, sepse pavarësisht se i përkas një komuniteti tjetër, jam ndjerë e barabartë me kolegët e mi dhe kjo më inkurajon të punoj sa më shumë për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti.

Duke qënë se deklaroni se fitorja e opozitës është e sigurtë Çfarë prisni nga qeverisja e ardhshme e PS dhe e aleatëve të saj?
Nga qeverisja e ardhshme e Partisë Socialiste nuk pres asgjë më tepër se sa realizimi i programit për një Rilindje Shqiptare, pasi programi përmban gjithçka për të cilin populli ka nevojë. Ai program është konsultuar me të gjithë qytetarët, me të gjitha shtresat e popullsisë dhe grupet e interesit, dhe është programi që sjell zgjidhjen e të gjithë problemeve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013

Redaksia Online
(b./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë

Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë