Kandidatja e LDK-së për kryetare të Qeverisë, Vjosa Osmani, së bashku me kreun e LDK-së në Prizren, Anton Quni, kanë vizituar disa fshatra në veri të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Osmani ka dhënë mesazh kundër prekjes së kufijve, duke thenë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

Sipas Osmanit, për guxim e për shtet nuk mund të flasin as ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale.

“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikonin sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, ka shtuar ajo. 

Në lidhje me një plan për ndryshimin e kufijve ka shkruar sot dhe gazeta serbe Telegraf.

Sipas gazetës serbe Telegraf, Presidenti amerikan Donald Trump ka përgatitur një paketë për zgjidhjen e çështjes së kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Me ndryshim kufijsh kuptohet që pjesa veriore e Kosovës të jetë brenda kufijve të Serbisë kurse faltoreve serbe në Kosovë do tu jepet status i veçantë.