Kandidoi për kreun e Shoqatës së Futbollit Tiranë, Prodani për Report Tv: FSHF si 'Far West', duhet të kesh revole në xhep! I braktisa zgjedhjet se u manipuluan, i drejtohem gjykatës

Eduard Prodani, i cili ishte kandidat për kreun e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, tha se i braktisi këto zgjedhje ditën e sotme pasi ishin manipuluar listat. Në një lidhje për Report Tv në "Studio Live" për gazetarin Arbër Hitaj, Prodani bëri akuza të forta ku tha se FSHF e Armand Dukës është kthyer në një "Far West", ku duhet të jesh me revole në xhep për të fituar.

Prodani tha se në zgjedhjet e sotme pati manipulime të shumta më listat e delegatëve dhe kjo për shkak të rrezikut që Duka po ndjen nga Shoqatat Rajonale të Futbollit që mund t'i rrezikojnë atij mandatin e 6-të në krye të federatës. Për paligjshmërinë dhe manipulimin e bërë në këto zgjedhje, Prodani tha se do i drejtohet gjykatës. Prodani tha se e gjithë ky manipulim bëhet pasi Shoqatat rajonale kanë peshë në zgjedhjen e Armand Dukës për një mandat të ri. Duke ndjerë rrezikun në zgjedhje, Prodani shton se parregullsitë nisën që ku Shoqatës së Futbollit të Tiranës nga 8 vota për zgjedhjen e kreut të FSHF u la me 6 vota pas asnjë lloj argumentimi.

 "Aty ka edhe vepra penale, pasi të gjitha këto veprime janë kryer përmes falsifikime dhe shpërdorimit të detyrës. Këtë do e shohin ekspertët ligjorë. Unë nuk kandidoj kundër Dukës , por në zgjedhjet e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, por në këto zgjedhje FSHF ka krye të gjitha veprimet dhe kuadri ligjor është identike me atë që bëhet në Federatën e Futbollit. Pesha reale e Shoqatës së Futbollit të Tiranës ka qenë 8 vota dhe duke nxjerrë rrezikun këtë radhë ka shkuar në 6 vota, absurde dhe pa asnjë shpjegim. Situata në gjithë sistemin e  futbollit është Far West të kesh revolen në xhep dhe të vrasësh i pari, këto ndodhin në republika bananesh", tha Prodani.

Një tjetër problem që ngrit Prodani ishte edhe uzurpimi i Federatës nga një person i vetëm dhe mungesën e organeve të apelimit në FSHF. Ai pati edhe një kërkesë për shtetin që të ndërhyjë për të futur FSHF në binarë, por kjo ndërhyrje duhet të jetë brenda rregullave.

"Pushteti i pakufizuar i Federatës po shkakton shumë dëme. Kuadri rregullativ i federatës dhe shoqatave është një masakër juridike e bërë me qëllim, aty nuk gjen struktura për të apeluar apo institucione që të shmangin konfliktin e interesit. Shqipëria duhet të përpunojnë një ligj sporti që të pengojë uzurpime dhe monopolizime të çdo lloj sporti, duhet që qeveria të mos e largojë vëmendjen nga futbolli. Vetë shteti dhe politika nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e futbollit por jo që nuk duhet të vëzhgojnë nga afër dhe të kthejë në binarë nëse situata çalon. Do kërkoja urgjentisht ndërhyrjen  e shtetit brenda ligjit dhe rregullat", tha Prodani.

Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit të Tiranës, ku në garë ishin Krenar Alimehmeti dhe Eduart Prodani. Vetë Prodani së bashku me 18 mbështetësit e tij u larguan pak para fillimit të mbledhjes pasi akuzuan se listat ishte manipuluar dhe në to ishin shtuar emra që nuk ishin delegatë legjitim. Përmes një procesi të manipuluar dhe me 24 vota anonime, Armand Duka arrti që të imponojë qëndrimin e tij dhe të zgjedh si kreun e Shoqatës së Futbollit Tiranë kandidatin e tij, Krenar Alimehmeti.  

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi