Kandidonte për të përfaqësuar Izraelin në Eurovizion, vritet këngëtari i njohur në Gaza

Kandidonte për të përfaqësuar Izraelin në Eurovizion, vritet këngëtari i njohur në Gaza

Shaoli Greenglick

1703688124_iz.jpg

Shaoli Greenglick

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit lëshoi ​​një deklaratë të mërkurën (27 Dhjetor), në të cilën njoftoi vdekjen e tre anëtarëve të forcave të saj të armatosura, në luftën që po zhvillohet në Rripin e Gazës.

Mes tre viktimave është edhe kapiteni Shaoli Greenglick, i cili konkuroi rreth një muaj më parë në HaKokhav Haba, një konkurs talentesh përmes të cilit zgjidhet artisti që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2024.

Sipas raportimit nga eurovisionfun.com, këngëtari 25-vjeçar është shfaqur në audicion me uniformë ushtarake, duke dashur t’ia kushtojë këngën që ka realizuar miqve të tij që po luftojnë në Rripin e Gazës.

Me 83%, Shaoli Greenglick kishte arritur të kalonte në raundin tjetër të talent show-t dhe së shpejti do të dilte sërish në raundin tjetër, duke synuar të përfaqësonte Izraelin në Festivalin e 68-të të Eurovizionit.

Në të njëjtën kohë, për ditën e 82-të vazhdon gjakderdhja e popullit palestinez me Izraelin që deklaron se lufta do të vazhdojë me muaj të tërë. Përmes ministrit të Mbrojtjes, ajo thotë se është e përfshirë në një “luftë me shumë fronte”, duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin rajonal.

Në Gaza, të paktën 21,110 njerëz janë vrarë dhe 55,243 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Erdogan sulmon Netanyahun: Ai sillet si Hitleri! Bastisje pranë spitalit në Khan Younis, 20 viktima! Irani: Nëse Izraeli na sulmon, Tel Avivi do të rrafshohet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave