Edhe pse kanë një marrëveshje për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, Monika Kryemadhi duket se nuk ia 'besën' Lulzim Bashës. Mbrëmjen e sotme ajo ka deklaruar se nëse PD-ja merr 71 mandate nuk bën koalicion me LSI-në.
Teksa u transmetua një sinkron nga një takim i Bashës me elektoratin në Tiranë, një qytetar i tha që mos të bënte koalicion me LSI-në.
"Sot janë 360 kandidatë që do të zgjidhen. Edhe Basha po të ketë 71 mandate nuk bën koalicion me mua. Aleanca nuk është pre karriget e ministrave. Aleanca është për të ndryshuar sistemin dhe për t’i dhënë fund tranzicionit. Ndryshimi këtu duhet të vijë. Nëse nuk ndryshojmë sistemin që garanton njerëzve punë, arsim, shkollë, status mësuesve.”, tha Kryemadhi sonte në ‘Real Story’.
Kush eshte ai injorante qe do te bashkepunoj me tu o mona surrat kali
Përgjigju