Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka dalë i vendosur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kthimit ndaj Atalantës në Champions League, duke theksuar se skuadra e tij nuk do të bëjë asnjë hap pas, pavarësisht avantazhit të madh.

Pas fitores së thellë 6-1 në ndeshjen e parë në Bergamo, bavarezët duken me 'një këmbë' në fazën tjetër, por Kompany nuk lejon asnjë lloj vetëkënaqësie te lojtarët e tij.

“Roli im në një situatë si kjo është të menaxhoj grupin sa më mirë. Do të kemi rreth 75 mijë tifozë që presin fitore dhe ne duhet të jemi agresivë dhe plotësisht të përkushtuar në fushë. Nuk mund të bëjmë ndryshe”, u shpreh tekniku belg.

Ai shtoi se filozofia e klubit nuk ndryshon, pavarësisht rezultatit: “Ne jemi Bayern Munich. Kemi luftuar shumë për të arritur këtu dhe nuk luajmë kurrë ndeshje miqësore. Çdo sfidë ka rëndësi dhe sjell tension maksimal.” Ndeshja e kthimit do të zhvillohet sot në Munich në orën 21:00.


Lajmi kryesor:

Champions League/ Sot mësohen ndeshjet çerekfinale, Barcelona ka detyrë të vështirë në 'Camp Nou'! Liverpooli kërkon përmbysjen, Bayern e Atl. Madridi epërsi golash