Kanionet e Osumit, Klosi: Kemi një potencial të jashtëzakonshëm, ta kthejmë në biznes

Kanionet e Osumit, Klosi: Kemi një potencial të jashtëzakonshëm, ta kthejmë në biznes

Blendi Klosi në Kanionet e Osumit

Ministëri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar një takim në Kanionet e Osimit. Nga vendi turistik, ministri Klosi ka shpërndarë certifikatat për instruktorët e rinj të rafting.

Gjatë takimit Klosi ka bërë thirrje që ky sport të shndërrohet në biznes, kjo duke parë interesin e madh të turistëve të huaj dhe vendas.

Turistët duan t’i rikthehen natyrës, duan të gjejnë vende të paeksploruara, të magjishme si kanionet e Osumit apo lumi i Vjosës apo zona të tjera ku ju keni ushtruar aktivitetin tuaj të rafting apo kanoes. Do të doja t’ju nxisja që keni në mendje dhe çdo gjë që ju mendoni, edhe atë fantazinë tuaj të turizmit të aventurës, ne jemi të gatshëm që t’ju dëgjojmë, ne jemi të gatshëm tju mbështesim, ne jemi të gatshëm të debatojmë me ju se çfarë mund të realizojmë dhe kush është më e mira në kuadër të rregullimit të gjithë sport-biznesit në vendin tonë.

Blendi Klosi, ministër

Fjala e ministrit Klosi:

Ajo që ka ndodhur me gjithë zhvillimin e Federatës Rafting është ajo cfarë duam të bëjmë në gjithë disiplinat e sportit të aventurës. Pra e filluar si një pasion, si një sport, e filluar nga disa djem që janë rritur dhe kanë jetuar me bukuritë e kanioneve të Osumit që u shndërrua në një grup më të më madh, në një federatë, u zhvillua në disa kanione zbuluan që në Shqipëri nuk ka një nuk ka dy nuk ka dhjetë pork a 80 vende ku mund të bëhet rafting, ecje nëpër male, ngjitje nëpër ato shpellat dhe zonat shumë të bukura të Shqipërisë. Zbuluan që kemi një potencial të jashtëzakonshëm i cili mund të shndërrohet fare mirë në një komunitet shumë më të gjerë, dhe mbi këtë pastaj arritën të kuptojnë që ky është edhe një biznes argëtues, ka shumë më tepër nevojë për njerëz që e drejtojnë këtë biznes. Nuk mund ta bëjnë vetëm cunat e lindur dhe rritur në Skrapar por duhej një komunitet shumë më i gjerë, duhet të trajnoheshin më shumë djem e vajza të tjera, do të duhet të hapeshin pika jo vetëm në Osum, por duhet të krijojnë ekipin e Rafting edhe në Vjosë dhe duhet të shikojnë mundësitë e tjera ku ka në Shqipëri dhe ia dolën që gjatë këtij sezoni turistik të ishin një ofertë fantastike, mbi ofertën që ne kemi përsa i përket detit edhe bukurive të Adriatikut dhe Jonit. Unë për këtë do të doja ta falenderoja më shumë Zamon, dhe djemtë e ekipit Rafting të cilët arritën që të ishin një back up shumë i rëndësishëm për gjithë turizmin tonë masiv, të plazheve. Po ashtu do të doja t’i falenderoja shumë që ne arritëm të kuptojmë që ashtu si rafting duhet të zhvillohen edhe sporte të tjera. Edhe një komunitet me përfaqësues nga të gjitha sportet e aventurës, është shumë e nevojshme që të krijohet në Shqipëri dhe të jetë një këshill, I cili të na afrojë ne institucioneve shtetërore, ministrive pushtetit lokal, komitetit olimpik shiqptar që të jemi më të dakordësuar përsa i përket politikave. Pra është një sport është një argëtim por në radhë të parë për ne duhet të shndërrohet në një ekonomi. Dhe ata djem e vajza që u trajnuan nga ekipi I rafting në këtë sesion trajnimi që do marrin sot çmimet dhe çertifikatat e mirënjohjes janë ata që kanë kuptuar se kjo është një mundësi e artë punësimi për një grup djemsh të cilët tashmë do të paguhen shumë më shumë se çdo profesion tjetër, por do të jetë një mundësi që të shtohet ky biznes dhe duke u shtuar biznesi të kemi më shumë të rinj të tjerë të cilët do të shtohen në këtë sport por që është edhe punë ecila është kaq shumë e kërkuar në realitetin shiqptar. Sot ne kemi një numër të shtuar turistësh, viti 2018 shënon mbase rritjen më të madhe në krahasim me çdo vit tjetër jo vetëm nga numri në mënyrë absolutet sepse padyshim rriten numrat por edhe nga përqindja e rritjes së turistëve. Gushti pati 27% më shumë, shtatori shkoi në mënyrë ekstreme 34% më shumë sesa shtatori i vitit të kaluar dhe kjo na bëri që të kuptojmë që kemi shumë më tepër mundësi pasi rritja 34% vetëm në një muaj tregon sesa shumë hapësira të tjera ka, sesa shumë ne duhet të punojmë me turizmin alternativ, me turizmin outdoor, të aventurës. me turizmin që është tashmë edhe trendi botëror dhe unë mendoj që ajo cfarë ka ndodhur me evoluimin e gjithë biznesit të Rafting Group por edhe me të gjithë evoluimin e sporteve të aventurës është trendi i turizmit sot në botë. Para 20 vjetësh njerëzit shkonin dhe shikonin gradacelat, para 10 vjetësh njerëzit shkonin dhe shikonin qytetet e zhvilluara. ka ardhur koha tani që të në gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë Mesdheun, kërkohet gjithmonë e më shumë turizmi i natyrës. Turistët duan t’i rikthehen natyrës, duan të gjejnë vende të paeksploruara, të magjishme si kanionet e Osumit apo lumi i Vjosës apo zona të tjera ku ju keni ushtruar aktivitetin tuaj të rafting apo kanoes. Pa e zgjatur do të doja vetëm t’ju falenderoja në emër të institucionit që unë drejtoj dhe po ashtu t’ju nxisja që keni në mendje dhe çdo gjë që ju mendoni, edhe atë fantazinë tuaj të turizmit të aventurës, ne jemi të gatshëm që t’ju dëgjojmë, ne jemi të gatshëm tju mbështesim, ne jemi të gatshëm të debatojmë me ju se çfarë mund të realizojmë dhe kush është më e mira në kuadër të rregullimit të gjithë sport-biznesit në vendin tonë dhe padyshim të mbështesim çdo mundësi punësimi të të rinjve të cilët jo vetëm bëjnë një sport shumë të bukur, por kanë edhe një mundësi të artë për të qenë qytetarë të ndershëm të cilët punojnë dhe jetojnë me punë të denjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja