Kanioni i Holtës/ Rama: Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me autoritetet e tjera,bëri të mundur shembjen e digës së betonit e ndërtuar në afërsi të Kanionit, pas protestave të shumta të banorëve. Leja për ndërtimin të HEC-it  ishte anuluar në janar të 2019, por vetëm ditën e sotme është marrë vendimi për prishjen e kësaj dige betoni që ishte ndërtuar në dalje të kanionit të Holtës. Pas marrjes së vendimit për mos ndërtiin e HEC-it reagoi edhe kryeministri Rama.

Ai thekson se kanioni i Holtës nuk do të preket dhe HEC-i nuk do të ndërtohet, pasi për ata një PO është Po dhe një JO është JO. Ai thekon se e dhanë fjalën publikisht, thjesht duhet pak durim. Kujtojmë që  Kanioni i Holtës, konsiderohet një nga bukuritë mëtë vecanta të Shqipërisë dhe  vendimi për të ndërtuar HEC-in  u dha në datën  27 prill të vitit 2018. Pas këtij vendimi banorët e zonës u ngritën disa herë në protestë derisa qeveria u tërhoq duke vendosur që të shembet diga e betonit.

Postimi i Ramës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat