Shembet HEC-i në kanionin e Holtës, ministria e Energjitikës: Ju përgjigjëm shqetësimit të qytetarëve (VIDEO+FOTO)

GRAMSH- HEC-i i parashikuar për t’u ndërtuar në afërsi të Kanionit të Holtës në Bashkinë e Gramshit nuk do të ndërtohet. Pas dëgjesave me banorët, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me autoritetet e tjera, ka bërë të mundur shembjen e digës së betonit e ndërtuar në afërsi të Kanionit. Leja për ndërtimin e Këtij HEC-i ishte anuluar në janar të 2019, por vetëm ditën e sotme është marrë vendimi për prishjen e kësaj dige betoni që ishte ndërtuar në dalje të kanionit të Holtës.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe kryetari i ri i bashkisë Klodian Taçe i cili ka thënë se së bashku me interesin e qytetarëve, ministria vendosi që të shembë digën. Më pas Taçe ka thënë se ka ikur koha kur qyteti i Gramshit përbuzej dhe  pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash. Ndër të tjera ai shton se nën drejtimin tim nuk do lejoj asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cënon pasuritë natyrore të zonës.

Prej disa kohësh banorët e kësaj zone kanë protestuar kundër ndërtimit të këtij kanioni, dhe duke iu përgjigjur banorëve ministria e Energjisë iu përgjigj duke e anuluar projektin.

Reagimi i plotë i kryetari të Bashkisë së Gramshit:

Të dashur qytetarët e mi, me kënaqësi dua t'ju njoftoj se është marrë vendimi për prishjen e digës së betonit pranë Kanionit të Holtës. Edhe njëher doja të falënderoja të gjithë ata që reaguan dhe mbështetën, se bashku me mua, interesin e qytetarëve të Gramshit.

Falenderoj veçanërisht ministren përkatëse, zonjën e nderuar Belinda Balluku e cila u përgjigj pozitivisht shqetësimit tonë, spektrin politikë ku unë bëj pjesë që na  mbështetën me reagimin e menjëhershëm, banorët e zonës, aktivistët e ndryshëm që dolën në mbrojtje të një kauze të drejtë dhe të gjitha mediat që i dhanë jehonë problemit të qytetarëve të Gramshit. Iku koha kur qyteti i Gramshit përbuzej dhe  pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash. Bashkia Gramsh nën drejtimin tim nuk do lejoj asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cënon pasuritë natyrore të zonës."

Për këtë vendim ka reaguar edhe zv.ministri i i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati. Bonati u shpreh se vendimi për moslejimin e ndërtimit të HEC-it në Kanionin e Holtës erdhi pas shqetësimit të adresuar nga qytetarët dhe analizës së bërë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me autoritetet e tjera për ndikimin që shkaktonte kjo vepër në mjedis. Bonati bëri të ditur gjithashtu se do të punohet deri në kthimin e territorit në të njëjtën gjendje në të cilën ishte para se të realizoheshin punimet.

“Jemi këtu për këtë vepër ndërtimore këtu pas dëgjesave që kemi bërë me komunitetin, banorët e zonës por edhe me persona të tjerë që e frekuentojnë Kanionin e Holtës, dhe analiza që është bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministritë e tjera dhe për të parë problematikën që kjo krijon. Sot jemi këtu për të prishur këtë vepër ndërtimore e cila edhe nga shqetësimet e ngritura dëmton edhe peizazhin dhe kthimin e territorit në gjendjen e mëparshme me rikuperimin komplet të pjesës lumore sikurse ka qenë”, u shpreh Bonati.

Zëvendësministri tha më tej se sa i takon gabioneve të vendosura për të mbrojtur kryesisht tokën nga rrëshqitjet do të dëgjohet sërish zëri i qytetarëve dhe nëse këta të fundit do të kërkojnë edhe largimin e tyre atëherë do të ndërhyhet sërish.

Kanioni i Holtës, konsiderohet një nga bukuritë mbresëlënëse të Shqipërisë dhe emrin e ka marrë nga lumi Holta, ndërsa vendimi për të ndërtuar aty HEC u dha me një vendim të datës 27 prill të vitit të kaluar. Pas këtij vendimi banorët e zonës u ngritën disa herë në protestë derisa qeveria u tërhoq duke vendosur që të shembet diga e betonit.

Kanioni i Holtës, me gjatësi rreth 3 km. me shpatet e luginës që ngrihen deri në i 100 – 150 m, ndërkaq lumi arrin thellësinë deri në tri metra. Kanioni përpihet ndërmjet fshatrave Bardhaj dhe Kabash. Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër, të kristaltë. Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, me botë të pasur flore dhe faune, e bëjnë akoma më atraktiv. Kanioni i Holtës paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut. Kanioni i lumit të Holtës është 1.30 min. larg Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lumi Valbona: 23/08/2019 22:22

    Uroj Qeverine per kete pune te mire dhe shpresoj me gjith shpirt jo vetem une por te gjithe Shqipetaret qe te ndalet masakra qe po behet mbi Valbone me vulen e birit te Tropojes Sali Berisha leje qe nuk beri gje per Tropoje por na beri nje dem kolosal shpresoj we Edi Ramata ndali kete masaker ne natyren e Tropojes me cdo kosto flm Beni London

    Përgjigju
  • KIRI: 23/08/2019 17:32

    NUK DUHESHIN LEJUAR KETA TE FILLONIN NDERTIMIN E HIDROCENTRALIT,,,,TE MOS I JEPEJ LEJA,,,,,,GJITHE AI BETON DHE GURE KOSTO E CUAR DEM NE NJE INVESTIM TE GABUAR,,,,PARA TE HEDHURA KOT,,,DEM I PALLOGARITSHEM PER INDIVIDET QE BENE PUNEN DHE PER SHQIPERINE,,,PRANDAJ PARA SE TE BEHEN VEPRA TE MEDHA MERRET LEJA NGA AUTORITETET ,,,,NUK JEMI VEND SUPER I PASUR,,,PARATE TONA DUHET TI MIREMENAXHOJME,,.////

    Përgjigju
  • redi: 23/08/2019 15:17

    Ministria duhet te mos lejoj ndertimin qe ne fillm ,por jo kur investutiri ka shpenzuar nje shume te caktuar.Kush e dha lejen tek kanioni te dale para drejtesise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor