Tiranë- Është arrestuar në flagrancë ditën e sotme Emiljan Pjetra, 37 vjeç, banues në Babrru nga policia e Tiranës, pasi për motive të dobëta kanosi me armë gjuetie A.R., 33 vjeç, banues në Babrru,Tiranë. Pas kontrollit të kryer në banesën e tij u sekuestruan: 

- 1 armë gjuetie dhe 7 copë fishekë me mbishkrimin “Cheddite 12” ( të cilat i ka me leje)
- 2 thika me doreza në kushtet e armës së ftohtë

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të personit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i i plotë i policisë

Sekuestrohet arma e gjahut, 7 copë fishekë dhe 2 thika me dorezë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 4, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin:

- Emiljan Pjetra, 37 vjeç, banues në Babrru, Tiranë. Ky shtetas në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 1 armë gjuetie dhe 7 copë fishekë me mbishkrimin “Cheddite 12” ( të cilat i ka me leje)
- 2 thika me doreza në kushtet e armës së ftohtë

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal.