DIBËR- Policia e Dibrës ka ndaluar një të dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për kryerjen e dy veprave penale. Bëhet fjalë për Zabit Doçin, 27 vjeç, banues në Lurë të Dibrës.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pas dënimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale të “Kanosjes” dhe të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, pasi i riu në vitin 2012, ka kanosur me armë N.C.
Njoftimi i plotë:
Dibër
Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për dy vepra penale
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë kapja e personit të shpallur në kërkim :
Zabit Doçi , 27 vjeç, banues në Lurë ,Dibër.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me datë 06.11.2012 e ka dënuar me 1 vit e 6-muaj burg për veprat penale të “Kanosjes” dhe “ Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” të parashikuar nga nenet 84 dhe 278/2 të Kodit Penal, pasi ne vitin 2012, ka kanosur me armë shtetasin N.C.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.











Komente
Komento