SHKODËR- Një i ri është arrestuar nga policia pasi përmes shantazhit dhe kanosjes i ka marrë para një vajzë 21 vjeçe, banuese në Shkodër.
Policia ka arrestuar Gerald Dragotin nga Elbasani i cili u kap në një parkim në Tiranë kur po i merrte 500 $ 21-vjeçares
Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komento