Kantautori Elton Deda elektrizoi 
publikun në BUNK’rock/VIDEO

Kantautori Elton Deda elektrizoi <br />publikun në BUNK’rock/VIDEO
Kantautori Elton Deda elektrizoi publikun mbrëmjen e së premtes në festivalin BUNK’rock. Me perfomancat e tij të larmishme, por edhe me humor bashkëbisedues me publikun gjatë kalimit nga një interpretim në tjetrin, Elton Deda është shprehur se “skena e Kuvendit në muzeun Bunk’Art është magjike, dhe unë jam i lumtur që s’do të prezantohem këtu në këtë vend të projektuar nga diktatorët, pikërisht me atë muzikë që ata donin ta ndalonin”.

Jehona e muzikës, vallëzimi i publikut krijonin një akustikë magjike.

Mes duartrokitjeve emocioneve dhe vallëzimeve Elton Deda ka performuar një repertor me këngë shqiptare, hite te njohura të tijat, një pjesë të periudhës së viteve ’90 dhe pjesë të zgjedhura nga muzika botërore.

Bukur ka tingëlluar kënga e “Minatorit”, ku vargjet e këngës “I lodhur jam nga diktatura dhe nga pushteti i proletariatit” krijonin një jehonë fantastike në ngrehinën pesëkatëshe të bunkerit pesëkatësh antibërthamor.

Pjesëmarrësit e shumtë janë shprehur se ardhja në këtë festival kishte dy arsye që harmonizoheshin me njëra-tjetrën.

Sipas tyre e para ishte se “Elton Deda bën muzikë të mirë” dhe e dyta është bukur të vish e ta ndjekësh në këtë muze ku njeh edhe historinë tënde”. Kështu u shpreh njëri nga pjesëmarrësit, ndërkohë që nuk mungonin edhe turistë të huaj.

Në festivalin Bunk’Rock kishte jo vetëm shumë të rinj, por edhe moshat 50-60-vjeçare.

Elton Deda, lider dhe frymëzues i grupeve “Tingulli i Zjarrtë”, “Aneroid grup”, e më gjerë Deda ka krijuar disa këngë që nuk shlyhen nga kujtesa publikut si “Nuk kërkoj tjetër njeri”, “Qyteti i vjetër”, “Unë s’mund të ndryshoj”, “Kristal” e të tjera.

[gallery]20678[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot