Kanye do të jetë në kopertinën e revistës GQ ku ka sjellë një panoramë të jetës së tij private.

37 vjeçari është shprehur që gjithkush do të donte të kishte aftësitë e Kim për të fituar në jetë.  

Ai shprehet se Kim e ka ndihmuar atë në karrierë dhe në jetën e tij private, si dhe merr shumë këshilla nga bashkëshortja e tij.

kanye west

Një nga gjërat të cilat do të donte të bënte Kanye është që të shfaqej më shumë nudo me bashkëshorten e tij Kim Kardashian në klipin “Bound 2”.

Ai xhiroi në këtë klip me Kim e cila ishte topless.

Por, ajo që e pengoi reperin ta bënte këtë sipas, tij është vajza North e cila do që të ketë një jetë normale.

“Unë nuk dua që North të jetë person i famshëm, megjithëse ajo është e famshme”.

Atij i pëlqen që të jetë i respektuar nga njerëzit kur të ecë në rrugë.

Kanye ka folur edhe për gëzmin e tij të madh, të të qenurit baba.

Është e këndshme që të kthehesh çdo natë në shtëpi dhe të gjesh vajzën tënde në dysheme duke luajtur, e ti të vazhdosh të luash me të.

Ndërsa kur është pyetur pse nuk ishte i pranishëm miku i tij Jay-Z dhe Beyonce, ai ka thënë se e vetmja që donte të vinte ishte Kim.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)