Ata kanë shpenzuar tetë muaj rreth botës duke performuar së bashku në koncerte të ndryshme nga tetori i vitit 2011 deri në qershor të vitit 2012.

Ndërkohë që gjatë performancës mbrëmjen e së mërkurës në Teksas, reperi Kanye West thirri në skenë mikun e tij më të mirë, reperin Jay-Z.

Ai ka ndarë skenën me mikun dhe bashkëpunuesin e tij duke dhuruar një performancë mjaft të bukur për fansat.

jay-z
(Jay-Z)

Ndërsa e fejuara e West, Kim Kardashian ndodhej në Los Angeles, pas një udhëtimi në Majemi.

Sipas raportimeve West dhe Jay-Z kanë performuar rreth dy orë së bashku.

Ata intepretuan këngë nga albumi që kanë punuar së bashku “Watch the Throne”.

kanye west
(Kanye West)

(b.t/shqiptarja.com)