Çifti i përfolur televiziv Kim Kardashian dhe Kanye West më në fund e kanë kaluar  marëdhënien e tyre në një fazë tjetër.

Ata janë fejuar. Reperi i njohur i ka propozuar bukuroshes Kim në 33 vjetorin e lindjes së saj me unazë diamanti 15 karat.

kim kardashian

Propozimi ka qenë mjaft i veçantë, pasi reperi i kërkoi dorën Kim në stadiumin e bejsbollit në San Francisko nën tingujt e muzikës që luhej live nga orkestra .

“Të lutem martohu me mua” shkruhej me shkronja gjigante në ekranin e madh në stadium, ndërkohë  fishekzjarre të shumtë ndriçuan qiellin pas përgjigjes “PO” të Kim.

kim kardashian

Reperi West dhe Kim po shijojnë lidhjen e tyre prej më shumë se një viti, ndërkohë që kanë dhe një vajzë të quajtur North.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)