Një nga figurat më me ndikim në muzikën dhe kulturën globale, Ye i njohur edhe si Kanye Ëest do të performojë live në Tiranë më 11 korrik.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama dhe u konfirmua edhe nga ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, i cili zbuloi edhe detaje nga organizimi.
Koncerti do të mbahet në një strukturë të përkohshme, të ndërtuar enkas, “Eagle Stadium”, në aksin Tiranë-Durrës, me një kapacitet prej rreth 60 mijë spektatorësh, ndërsa bëhet fjalë për një performancë “one-night-only”, një super-produksion i standardeve ndërkombëtare që shkon përtej një koncerti të zakonshëm.
Dyert për publikun do të hapen në orën 6 të mbasdites, ndërsa spektakli është parashikuar të fillojë në orën 8 të mbrëmjes.
“Nga The College Dropout te Donda, një ikonë që ka ndryshuar muzikën, modën dhe kulturën botërore, ngjitet në një skenë të ndërtuar enkas: Eagle Stadium, me rreth 60,000 spektatorë, në aksin Tiranë–Durrës. Ky është një moment që vendos Shqipërinë në hartën e eventeve më të mëdha ndërkombëtare”, shkruajti ndër të tjera ministri Gonxhja.
Biletat për koncertin mund të gjenden ekskluzivisht në faqen www.yealbania.com dhe fillojnë nga 99 euro apo 9500 lekë.
Koncerti organizohet nga “Streetlife”, një kompani me bazë në Berlin dhe që ka punuar me artistë, si: 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar, Nicki Minaj etj.
Koncerti i Kanye West në Tiranë është pjesë e turit të artistit në vende të ndryshme të botës.
Artisti amerikan konsiderohet një nga figurat më me ndikim në muzikën dhe kulturën globale. Me albume si “The College Dropout”, “Graduation”, “808s & Heartbreak” dhe “Donda”, ai ka ndërtuar një karrierë që ka ndryshuar standardet e industrisë. Eventi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në turizëm dhe ekonomi, duke sjellë mijëra vizitorë dhe duke rritur profilin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion për evente të mëdha.
Komente










Ketij iu anulluan 4 koncerte kete vit (ne France, Britani, Poloni dhe Zvicer), sepse eshte antisemit. Ka demtime ne tru dhe vuan nga çrregullime te personalitetit. Ka edhe nje grua qe del xhiro pa rroba. E kuptoj qe na duhet te terheqim qeraxhinj te perkohshem perjetesisht qe ta mbajme ne kembe « mrekulline ekonomike shqiptare », por kam frike se fansat e ketij ta prishin apartamentin.
PërgjigjuE ca pastaj? Le te jete si te doje pse ska te drejte ta mendoje si do kshu? Shume gabim kene be ata qe ja kane anulluar
Deri ne kohen kur do vije ky,do kete mbaru karburanti per aviona,edhe vje me makine elektrike
Përgjigju