Policia e Tiranës ka zbuluar 2 dyqane në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku shiteshin në kundërshtim me ligjin, fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.
Gjatë këtij operacioni blutë vendosën në pranga Hekuran Lekën, 41-vjeç dhe Xhoni Trokën, 23-vjeç.
Fenelinat dhe pajisjet e tjera si të Policisë u sekuestruan si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë oragnizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Signals”, si rezultat i të cilit u zbuluan 2 dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.
Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente






