Kanye West paguan fansat që...
të jenë pjesë e shfaqjes së tij?

Kanye West paguan fansat që...<br />të jenë pjesë e shfaqjes së tij?
Kanye West pritet të prezantojë koleksionin e tretë të linjës së tij Yeezy, të enjten më 11 shkurt, në New York, bashkë me albumin e tij të ri ende të patitulluar.

Biletat për këtë event që pritet të jetë i përmasave gjigande janë shitur brenda 10 minutave siç ka raportuar vetë reperi, por fansat e tij si asnjëherë më parë, do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e shfaqjes.

Stilisti bëri një thirrjë për audicion online, për të inkurajuar fansat që të bëhen pjesë e këtij projekti, duke u paguar 80 dollarë për të kaluar plot 8 orë në prani të Kanye West dhe krijimeve të tij.

Bëhet fjalë për rreth 1200 persona të panjohur të cilët do të jenë ndër personat e parë në botë që do të dëgjojnë tingujt e albumit të ri të West.
kanye west
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'