Kanye West trokë, nuk ka i
kanë ngelur as 200 dollarë në xhep

Kanye West trokë, nuk ka i<br />kanë ngelur as 200 dollarë në xhep
Në rast se nuk e dinit, Kanye West ka një listë borxhesh prej miliona dollarësh. Dhe gjërat duket se janë vërtet serioze. Reperi postoi një foto të ekranit të kompjuterit në Twitter, për t’i treguar botës muzikën që po dëgjon aktualisht, Sufjan Stevens.

Por përdoruesve të internetit, sigurisht që nuk mund t’u shpëtonte një tabelë e hapur në lap-topin e bashkëshortit të Kim Kardashian, i cili po tentonte të shkarkonte një program të quajtur Serum në mënyrë ilegale.

Pak ironike duke marrë parasysh se albumi i tij “The Life of Pablo”, është shkarkuar rreth 500,000 herë në mënyrë të jashtëligjshme. Fansat janë shumë të shqetësuar për reperin, madje u ofruan të kontribuojnë me shuma parash për të blerë programin që kushton vetëm 200 dollarë.

Mbase Kanye po përpiqet të kursejë për të paguar borxhet, fundja… gur gur bëhet kalaja.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

86/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin