Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv ka dhënë detaje për koncertin që do të zhvillojë artisti ndërkombëtar Kanye WestTiranë më 11 korrik. Gonxhja thotë se për herë të parë vendi ynë do të presë një aktivitete të këtyre përmasave dhe Ministria e Turizmit do ketë një rol koordinues për forcat në terren. Përtej 60 mijë spektatorëve që pritet të blejnë bileta për të ndjekur koncertin në stadium, Gonxhja thotë se numri i vizitorëve në Tiranë do jetë rreth 100 mijë. Nga ky aktivitet, ekonomia do gjenerojë të paktën mbi 120 mln euro.

“Nuk ka një aktivitet të këtyre përmase të jetë zhvilluar në historinë  vendit tonë. Duke qenë se është eventi më i madh në historinë e vendit tonë sa i takon një spektakli të këtyre përmasave, angazhimi koordinimi, sinkronizimi i forcave në terren, transportit, porteve, doganave, i sigurisë, rendit higjienës kushteve të ndryshme që lidhen me mbarëvajtjen e aktivitetit. Është fjala për fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh që do kapërcejë shifrën e vetë atyre që do kenë një biletë, do jetë rreth 100 mijë vizitorë. Që do ta aksesojnë zonën, kryeqytetin, do kemi trefishim të gjithë xhiros ekonomike, ndikimit socioekonomik që ky event ka për ekonominë vendase. Mendohet se do gjenerojë të paktën mbi 120 mln euro ekonomi në konsum, qira, lëvizje, transport, kulinari, fjetje. Gjithçka që ndodhë me ata që do të vizitojnë Shqipërinë pak ditë para, atë natë, një ditë më mbrapa apo edhe më shumë. Ky koordinim i gjithë forcave nuk bëhet pa mbështetje, ministria do ketë rolin koordinues që mos të kemi pasoja të pakëndshme për ata që jetojnë në Tiranë. Të bëjmë të mundur që qyteti të vijojë jetën e vet, të përfitojë nga ky event, të marrë nga ky event dhe të mos humbë asgjë nga pikëpamja  e përditshmërisë”, tha Gonxhja në Report Tv.


Lajmi kryesor:

VIDEO+FOTO/ Kanye West në Tiranë, ja projekti i stadiumit që do të ndërtohet enkas për koncertin me 60 mijë spektatorë! Gonxhja: Do të gjenerojë rreth 120 mln euro