Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një muze në Britani, ku një burrë plagosi me thikë një burrë tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Autori u arrestua në vendngjarje, ku ndodheshin edhe qindra turistë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00, jashtë një muzeu në qendër të Londrës, ku turistë dhe vizitorë të shumtë që ndodheshin brenda dhe jashtë muzeut panë ngjarjen.
Mësohet se burri, i cili u godit me thikë në krah, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa, tursitët që ndodheshin në vendngjarje, u morën fillimisht nën kujdesin e policisë pasi muzeu u mbyll për rreth dy orë.
Muzeu Britanik, i cili pati më shumë se katër milionë vizita vitin e kaluar, tha në një deklaratë se ka shtuar masat e sigurisë.
Sulmet me thikë në Britani kanë qenë gjithnjë problem në Britani.
Në vitin 2016, një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë natën vonë në Russell Square, një park afër Ëut Britanik në distriktin Bloomsbury. Një 19-vjeçar u deklarua fajtor për vrasje nga pakujdesia.
Komente

