TIRANE - Nuk rezulton problematik vetëm aksi i bulevardit Dëshmorët e Kombit por dhe shumë akse të tjera. Kur semaforët në qendër të kryeqytetit nuk funksionojnë, në rrugët dytësore as që bëhet fjalë të ndodhë diçka e tillë. Ditët me shi favorizojnë kaosin në trafik duke e kthyer udhëtimin në një stres të vazhdueshëm për drejtuesit e automjeteve.

Mungesa e semaforëve në akse të ndryshme të kryeqytetit dhe trafiku janë bërë shpesh herë një burim aksidentesh.

(Redaksia Online/Shqiptarja.com)