Janë rikthyer skenat e dhunës në futbollin grek. Teksa luhej derbi i Selanikut, mes PAOK dhe Aris, ku këta të fundit po fitonin ndeshjen në transfertë, situata është tensionuar dhe shkak për këtë janë bërë tifozët vendas.
Tifozët e PAOK-ut hodhën materiale piroteknike në fushë, gjë që solli edhe ndërhyrjen e forcave të rendit.
Për tifozët e PAOK ishte e patolerueshem, që të humbasësh ndeshjen me rivalët e ‘urryer’ dhe në minutat shtesë pati tensione, hedhje shishesh prej qelqi, hedhje tymuesesh e mjete plasëse.
U desh ndërhyrja e forcave të rendit që situata të normalizohej. Deri tani janë arrestuar 4 tifozë të PAOK.
Pas pothuajse 40 minutash ndërprerjeje dhe qetësim të situatës, ekipet luajtën edhe minutat e mbetura të lojës.