Burime të Report Tv bëjnë me dije se qindra shtetas janë kthyer në kufi me argumentin se nuk punon sistemi. Kjo anomali ka krijuar radhë kilometrike në kufi dhe më pas të gjithë personat janë rikthyer sërish mbrapsht.
Edhe dje u bllokua për 14 orë kalimi në pikat kufitare me Greqinë, por më pas u njoftua se pa një bisede telefonike të Ministri Ditmir Bushati me homologun grek Nikos Kozias situata u rikthye drejt normalitetin dhe qytetarët kaluan vetëm me skanimin e pasaportave.
Por kjo zgjidhje duket se ka qenë e përkohshme, pasi sot u rikthye i njëjti problem, ku qytetarët nuk lejohen të kalohen nga pala greke me argumentin se nuk punon sistemi TIMS.
[gallery]24543[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com